• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse u rrëzua avioni i Prigozhin, sipas inteligjencës amerikane

15:37 : 26/08/2023
në BOTA

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cili autoritetet ruse thanë se ndodhej udhëheqësi grupit mercenar Wagner, i cili u lavdërua të enjten nga Vladimir Putini, megjithëse janë shtuar dyshimet se presidenti rus ishte arkitekti i atentatit. Një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të bënin komente, nuk dhanë asnjë detaj mbi atë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili besohet gjerësisht si një hakmarrje për rebelimin e grupit Wagner në qershor, sfida më e madhe ndaj sundimit 23 vjeçar të udhëheqësit rus. Disa nga ndihmësit e lartë të zotit Prigozhin ndodheshin në avionin e rrëzuar.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta. Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat. Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.

Avioni që mbante themeluesin e kompanisë ushtarake Wagner dhe gjashtë pasagjerë të tjerë u rrëzua të mërkurën menjëherë pasi u nis nga Moska me një ekuipazh prej tre personash, sipas autoritetit rus të aviacionit civil. Ekipet e shpëtimit gjetën 10 trupa dhe mediat ruse cituan burime anonime brenda grupit Wagner që thanë se Prigozhin kishte vdekur. Por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve të mërkurën, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Kremlini tha se sugjerimet e Perëndimit se udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”, ndërsa nuk pranoi të konfirmonte përfundimisht vdekjen e kreut të grupit Wagner, duke përmendur nevojën për të pritur për rezultatet e testit.

Autoriteti i aviacionit të Rusisë ka deklaruar se Prigozhini, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte në bordin e një avioni privat i cili u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës në veriperëndim të Moskës. Nga rrëzimi u avionit nuk pati të mbijetuar.

Presidenti Vladimir Putin u përcolli ngushëllimet e tij familjeve të atyre që u vranë të enjten dhe përdori kohën e shkuar kur iu referua shefit të Wagnerit , duke thyer heshtjen e tij pas incidentit që ndodhi saktësisht dy muaj pasi kreu i grupit mercenar udhëhoqi një rebelim të shkurtër ndaj Moskës.

Zoti Putin përmendi disa “informacione paraprake” sipas të cilave Prigozhini dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë në grupin mercenar Wagner ishin vrarë të gjithë dhe ndërsa e vlerësoi atë, tha gjithashtu se udhëheqësi i Wagnerit kishte bërë disa “gabime serioze”.

Politikanët dhe analistët perëndimorë kanë sugjeruar se mund të ketë qenë ish presidenti Putin që urdhëroi të vritej Prigozhini në mënyrë që ta ndëshkonte atë për nisjen e kryengritjes së 23-34 qershorit kundër udhëheqjes së ushtrisë, e cila gjithashtu përfaqësonte sfidën më të madhe ndaj sundimit të Putinit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se këto akuza dhe shumë të tjera të ngjashme ishin të rreme.

/VOA/

Etiketa: PrigozhinSHBAwanger

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
BOTA

SHBA redukton numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive evropiane

12:42 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
Para

Putin: Mercenarët e Wagnerit duhet të betohen për besnikëri ndaj Rusisë

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com