• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë do të ndodhë me trupën Wagner pas vdekjes së Prigozhin?

Ushtarët e trupës së Prigozhinit u dëbuan në Bjellorusi pas kryengritjes së para dy muajve. Tani me gjasa kreu i tyre ka vdekur, por çfarë do të ndodhë me ta?

10:37 : 26/08/2023
në BOTA

Se si e humbën jetën me gjasë kreu i trupës famëkeqe, Wagner, Jegvenij Prigozhin dhe Dmitrij Utkin në një rrëzim avioni në rrugën nga Moska në Shën Petersbrug është akoma e paqartë. Pak ditë pas katastrofës nuk ka ende qartësi, në një kohë që gati askush nuk beson në një aksident. Edhe pse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov ka hedhur poshtë spekulimet për një vrasje me porosi nga Kremlini si “gënjeshtër”.

Për aleaten e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë shtrohet tani pyetja; Çfarë do të ndodhë me një pjesë të milicëve Wagner, që u dërguan aty pas dështimit të rebelimit të inicuar nga Prigozhin? Bëhet fjalë për 4000 deri në 5000 milicë të armatosur, që njihen për stilin e tyre brutal të luftës dhe që në Bjellorusi po përdoren si instruktorë.

Pamje nga vendi i rrëzimit të avionit me Prigozhin
Pamje nga vendi i rrëzimit të avionit me Prigozhin – Fotografi: Dmitry Lebedev/Kommersant Photo/REUTERS

Një pjesë mund të qëndrojë në Bjellorusi

Historia e deritanishme e ushtrisë private Wagner të Prigozhinit ka marrë fund ashtu si e njihnim, thotë historiani për Europën Lindore në Universitetint e Dyseldorfit, Alexander Friedman. “Luftëtarët Wagner do të qëndrojnë megjithatë në Afrikë apo në Bjellorusi.” Trupa do të vazhdojë të ekzistojë, “ndoshta me një emër tjetër. Por ajo do të hyjë nën pushtetin e Ministrisë së Mbrojtjes”. Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko do ta mbante me dëshirë një pjesë të luftëtarëve dhe t’i integrojë në trupat e veta, thotë Friedmann. “Ai do të kishte fonde për 3000 luftëtarë, por fjalën e fundit e ka Moska.”

Por një tërheqje e plotë e trupës nga Bjellorusia nuk është në interes të Rusisë. Kjo do të ulte tensionet në kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, ku janë stacionuar ushtarët, që në vendet e BE perceptohen si kërcënim. Por një pjesë e madhe e tyre do të dërgohen në Rusi ose Afrikë, beson studiuesi.

Lexo edhe:

Prigozhin në tren, shpërthejnë spekulimet në Rusi

Një Wagner i ri me Prigozhin të ri, ç’po synon Putin?

Aleksander Lukashenko mban fjalim pas rebelimit të trupës Wagner, 27.06.2023
Aleksander Lukashenko mban fjalim pas rebelimit të trupës Wagner, 27.06.2023 – Fotografi: Belarusian Presidential Press Office/AP/dpa/picture alliance

Lukashenko pa interes për t’i mbajtur?

Ndryshe mendon Aleksander Klaskovskij, analist në projektin e pavarur bjellorus, “Pisirk”. Lukashenko nuk ka interes për një trupë Wagner në Bjellorusi. Ushtarët janë pa kokë dhe fati i trupës së fortë luftarake me ambicie politike është i dyshimtë. Si Putini edhe Lukashenko kanë interes ta mbajnë sa më të vogël këtë trupë. Edhe për një arsye tjetër. BE dhe NATO do ta bllokonin komplet kufirin me Bjellorusinë, gjë që do të keqësonte tej mase marrëdhëniet me fqinjët europianë. Edhe kjo është “e papërshtatshme” për Lukashenkon, thotë Klaskovskij.

Sipas Valerij Sahashtshik, një anëtar i partisë së politikanës që jeton në ekzil, Svtelana Tihanovskaja këtë trupë nuk e pret asgjë e mirë. Edhe ai beson, se një pjesë e ushtarëve do të qëndrojë në Bjellorusi. “Sepse Rusia ka interes për provokime në kufijtë me BE dhe akte sabotazhi në Ukrainë.” Por çështja e financimit mbetet një nga më të rëndësishmet.

Dëbimi në  Bjellorusi ka qenë një zgjidhje e përkohshme për “problemin Wagner të lidershipit rus”, shton Grigorij Nishkov, nga Instituti i Finlandës për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nuk ka kuptim “as taktik dhe as strategjik mbajtja e tyre në Bjellorusi”. Sipas Nishkov deri në fund të vitit kjo trupë do të largohet nga Bjellorusia.

Këtë e beson edhe Aleksander Klaskovskij. Kjo trupë u ngrit njëherë kundër Putinit, dhe ai nuk u beson më milicëve. Prandaj ata do të shpërndahen me siguri. “Disa do të kthehen në jetën civile, të tjerë do të shkojnë në Afrikë.”

/DW/

Etiketa: PrigozhinWagner

Lajme të lidhura

BOTA

Prigozhin në tren, shpërthejnë spekulimet në Rusi

23:36 : 14/03/2024
BOTA

Një Wagner i ri me Prigozhin të ri, ç’po synon Putin?

09:32 : 12/11/2023
BOTA

Vladimir Putin: Ja pse humbi jetën Prigozhin

22:53 : 05/10/2023
BOTA

Kush është Pavel, i biri i Prigozhit që pritet të bëhet kreu i ri i Wagner

10:17 : 02/10/2023
BOTA

Publikohet VIDEO/ Momenti kur aeroplani i Wagner-it rus përplaset dhe shpërthen

14:54 : 27/09/2023
RAJONI

Paralajmëron deputeti: Milan Radojiçiç do të ketë fatin e Prigozhin

19:15 : 26/09/2023
Para

Zbulohet toka me hashash në Poliçan, 4 të arrestuar

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com