• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjerimi i vendeve të BRICS nën “ethet” e rivalitetit Kino-Rus

09:58 : 25/08/2023
në AKTUALITET, BOTA

Nga Ilir Kalemaj

Me zgjerimin e vendeve të BRICS me gjashtë shtete të reja, duke e çuar numrin në 11, tashmë ato përfaqësojnë rreth 30 përqind të ekonomisë botërore, ose mbi 30 trilionë dollarë nga të cilat 2/3 i takojnë vetëm Kinës. Gjithashtu tregon që partneriteti strategjik Kino-Rus vazhdon i fokusuar në vizionin e tyre revizionist të rendit aktual ndërkombëtar, duke zgjeruar sferën e ndikimit të tyre. Kjo përforcohet edhe në bashkëpunimet e tyre të tjera strategjike mes tyre, nga Traktati i Bashkëpunimit të Shangait, te furnizimi i ushtrisë ruse me armatim kinez ao zgjerimi i eksporteve ruse të gazit dhe naftës drejt Kinës apo edhe Indisë. c

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është që Rusia është partneri inferior në një marrëdhënie përherë dhe më asimetrike me Kinën ku aktualisht kjo e fundit ka një ekonomi 10 herë më të madhe. Kina pritet të hyjë në recesion të fortë ekonomik për vitet dhe ndoshta dekadat në vijim. Tajvani mund të shndërrohet në Ukrainën e Kinës në rast ndërhyrje ushtarake. Rivaliteti kino-rus është ende i fortë dhe shtrihet nga shpopullimi rus i Siberisë dhe një demografi në rënie e Rusisë te beteja për kontrollin e Azisë Qëndrore dhe kontrollin e rrugëve energjetike.

Gjithashtu BRICS i zgjeruar që përfshiu njëkohësisht Arabinë Saudite dhe Iranin, të cilat janë në një detantë të përkohshme mundësuar nga ndërmjetësimi kinez, nuk do të thotë që ka një platformë kohezive, një vizion të mbështetur në politika, një ideologji të përbashkët apo edhe një monedhë rivalizuese ndaj dollarit. Për më tepër rivaliteti i ashpër iraniano-saudit që varion nga kontrolli i Gjirit Persik dhe ngushticës së Hormuzit deri te përdorimi i burimeve të naftës për të shtrirë ndikimin në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut ka gjasa të vazhdojë.

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

Zullumi këputet kur trashet

Shumëçka do të varet dhe nga fati i luftës Rusi-Ukrainë, përforcimi dhe vendosmëria e NATOs, detanta apo rivaliteti strategjik SHBA-Kinë, asimetritë ekonomike, luhatja e tregjeve financiare dhe gara në hapësirë, inteligjencë artificiale dhe zhvillimi i tregjeve të reja.

Gjithashtu është tunduese të flasësh për cikël perandorish, madje dhe kur këto e ruajnë në mos hegjemonitetin të paktën primacinë falë kombinimit të fuqisë së ashpër (ushtarake & ekonomike) me atë të butë (vlerore, ideologjike & kulturore) sic është rasti i SHBA-së, por nuk duhet harruar që alternativat janë vetëm të dyllojshme. Ose zëvendësohet nga një perandori e re të cilën edhe ndjekësja me e afërt Kina nuk e ka takatin të paktën dhe për nje shekull ose i lë vendin një sistemi të mirëfilltë anarkik i ngjashëm me atë që pasoi rënien e Perandorisë Romake.

Jetojmë në kohëra interesante ku aleancat janë më fluide se kurrë, mundësitë dhe sfidat që varen sa nga shfrytëzimi i burimeve aq edhe nga burimet njerëzore dhe kapitali i fuqisë së butë, si dhe shanset për maksimizim të interesave kombëtare me rreshtimin e duhur gjeopolitik mund të përforcohen me diplomacinë e duhur proaktive (jo reaktive) edhe për vendet e vogla si Shqipëria.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
Para

Ishte varrosur në Romë, kthehen në atdhe eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com