• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mat, arrestohen 3 persona, ndiqet penalisht dhe kryeplaku

11:39 : 24/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, teksa në kuadër të operacionit në vazhdim “Kreshta të pastra”, janë asgjësuar dy parcela të mbjella me kanabis në Mat.

Policia ka vënë në pranga Vlash dhe Pashk Stojani (vëllezër), por edhe Jani Gjergji, pasi dyshohen se kanë kultivuar 341 bimë kanabisi.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit Stojan, Gjevalin Brukaj dhe inspektori i shërbimit pyjor, Mehill Dekagjini.

Ndërkohë, gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni, janë asgjësuar 1801 bimë narkotike kanabis dhe janë arrestuar 6 kultivues të këtyre bimëve.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

Kujdes çfarë konsumoni! AKU bllokon 29 tonë produkte dhe asgjëson 34 tonë të tjera, rezultuan jashtë standardeve

“Tërhiqu nga tenderi”/ Kërcënuan biznesmenin se do t’i vrisnin familjen, 3 në pranga (Emrat)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet, me shërbime nga toka dhe me dronë, janë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat, është finalizuar faza e gjashtë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në kuadër të së cilës u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

-Në fshatin Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 176 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit V. S. dhe P.S. (vëllezër), të dy banues në fshatin Stojan.

-Në fshatin Lundre, njësia administrative Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. B., 31 vjeç, kryetari i fshatit Stojan dhe M. D., 63 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional.

Etiketa: 3 te arrestuarAksion anti-kanabisasgjeson

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kujdes çfarë konsumoni! AKU bllokon 29 tonë produkte dhe asgjëson 34 tonë të tjera, rezultuan jashtë standardeve

18:55 : 29/06/2023
AKTUALITET

“Tërhiqu nga tenderi”/ Kërcënuan biznesmenin se do t’i vrisnin familjen, 3 në pranga (Emrat)

11:03 : 10/04/2023
AKTUALITET

Fier/ Vila transformohet në “shtëpi bari”, arrestohen 2 punonjës të OSHEE, bashkëpunonin me krimin

11:30 : 15/02/2023
AKTUALITET

Arrestohen tre vëllezër në Pogradec, plagosën me thikë një 26-vjeçar

12:07 : 12/12/2022
AKTUALITET

EMRAT/ “Lazarati” i Beratit, 150 të shoqëruar nga Veriu, gratë merrnin 50 mijë lekë

08:51 : 11/11/2022
AKTUALITET

EMRAT+VIDEO/ Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Tiranë, 15 në pranga

12:15 : 10/11/2022
Para

Godet Gonxhja, 160 mijë euro për propagandën

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com