• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përrallat e Mbretit me naftë

16:14 : 23/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Ola Xama

Tashmë u bënë 10 vjet që kryeministri organizon konferenca, evente, mbledhje dhe simpoziume për të njoftuar pasurinë që do të na vijë nga zbulimet e naftës në Shpirag. Njoftime të ngjashme me këtë të sotmin ka bërë në vitin 2014, pastaj në 2016-n, në 2019-n, vjet në korrik dhe tani me ç’duket i duhet sërish një lajm që të mahnisë qytetarët dhe të japë shpresë në të ardhmen.

Një ditë më parë postimi i këtij lajmi nga vetë kryeministri shpërtheu rrjetin brenda 1 ore, dhe nga pikëpamja e fushatës së marketingut personal, nafta e Shpiragut ka ngjitur dhe ushqyer ndër vite ëndrrën e shqiptarit se pa punuar, një mëngjes do të zgjohet dhe do ta shohë veten të pasur. Edhe veshjet që kishin antarët e kabinetit ishin shumë të bukura, fotografitë dhe pozat akoma dhe më të bukura. Këtu, atij zotërisë që i bën PR-n i shtrëngon dorën dhe i thua “Të lumtë!”.

Puna është se prapa gjithë kësaj fushate që po zgjat prej dy ditësh dhe që është propaganduar shpesh në të shkuarën, dallohen dy probleme me të cilat një udhëheqës i ndershëm nuk do të bënte pazar. I pari është etik dhe lidhet me tentativën e mashtrimit të publikut disa herë me fushata të tilla, dhe tjetri financiar. Pra, kryeministri organizon udhëtime, takime, konferenca, shpenzon orë pune të tij dhe administratës me taksat tona, që të na gënjejë po ne.

Po përse kjo histori duket si trillim? Potenciali për naftë në zonën e Shpiragut është zbuluar këtu e 2 dekada më parë nga një kompani e vogël. Pusi i parë nuk kishte leverdi ekonomike dhe u braktis. Kërkimet i nis më pas Petromanas që gjen potenciale të mëdha dhe naftë cilësore dhe i shet të drejtat e kërkimit kompanisë Shell. Njoftimi zyrtar i fundit i Shell për ecurinë e kërkimeve është në 2019-n. Në një shtesë kontrate me qeverinë tonë të nëshkruar vjet, i jep vetes 7 vjet kohë për kërkime të tjera. Shell është po ashtu një kompani e listuar në bursë dhe lajme të tilla që është shumë afër nxjerrjes së naftës vetëm do t’i rritnin vlerën e aksioneve. Këtë ajo nuk e ka bërë, në fakt po e bën kryeministri.

Lexo edhe:

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

Edi Rama tha sot në konferencë se “ Jemi në një fazë të avancuar dhe në prag të testimit përfundimtar”. Pra, në prag të testimit, i cili ende nuk është bërë. Po ashtu mes ngjyrave dhe florinjve të Lindjes së Mesme të fjalimit, dallohet një tjetër frazë “Informacionet lidhen me rezultatin e testit dhe nëse nuk bëhet e mundur nxjerrja, mbetet për një kohë tjetër kur teknologjia të avancojë.” Sërish asgjë e sigurtë, asnjë lajm i ri. Lajm i ri nuk ishte as investimi me vlerë 7 miliard euro i Shell, se është thënë dhe vjet nga zv/kryeministrja Balluku.  (linku: https://www.facebook.com/watch/?v=357262826371880)

Nëse nafta në Shpirag do të nxirret dhe pasurojë Shqipërinë, do të gëzohesha pa masë, dhe besoj jo vetëm mua, por këdo që jeton dhe do vendin e tij. Çështja është që kjo histori po përdoret për të fituar pikë politike nga një qeveri që ka frikë të dalë në media nga skandalet që e kanë mbuluar dhe i duhet një shkak apo një shpresë. Ironia është që të gjithë këtë, ajo e financon me taksat tona, ndërsa edhe në pastë diçka të vërtetë, mburrjet i bën me punën e një kompanie private.

Në një film që po shihja (Miss Sloane), një senator që merrte urdhra nga lobi i armëve, tentoi t’i bënte rezistencë kërkesës për të thirrur një person për dëgjesë publike, m.q.s. dëgjesa zhvillohej me taksat e amerikanëve. Melonit nuk i kanë mbaruar telashet për 80 euro faturë që tha fillimisht se u pagua me paratë e buxhetit të shtetit, dhe debate të ngjashme kanë rrezikuar postin e krerëve të shtetit në rajon se i kanë bërë një xhiro me anijen shtetërore homologut. Këtu tek ne nuk ka asnjë ndjesi, asnjë reagim. Përkundrazi, jemi shumë të lumtur me përrallat që na tregon mbreti.

Etiketa: Edi RamanafteOla xamashpirag

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
Para

Bariu goditet nga rrufeja, humb jetën

TË GJITHA

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com