• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidenti te Liqeni/ BMW-ja që “fluturoi” mbi digë drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

14:17 : 23/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Një ditë pas aksidentit sa të çuditshëm aq ehe tronditës që ndodhi te diga e Liqenit Atificial, policia ka zbardhur plotësisht ngjarjen, duke zbuluar se 26-vjeçari nga Durrësi, Eldi Allushi nuk ka qenë në timonin e BMW-së luksoze.

Pavarësisht se u shoqërua ditën e djeshme pasi u zbulua se ishte larguar nga vendngjarja duke hequr edhe targat e makinës pas aksidentit të ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit, Allushi nuk ka qenë duke drejtuar mjetin.

Për më tepër në makinë me të kanë qenë dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve, Emiljano Nina, i njohur si kushëriri i mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

28-vjeçari problematik, sipas policië, drejtonte mjetin “BMW X6” në momentin kur doli nga rruga e Kosovarëve dhe “fluturoi” mbi skarpatet e digës së liqenit, për të përfunduar e përplasur me muret anësore të digës mbi pedonale.

Po ashtu në mjet, ndodhej edhe shtetasi i identifikuar si Jurgen Allushi, i cili është ndaluar nga policia.

Lexo edhe:

Aksidenti te liqeni, Emiljano Nina: Kisha pirë tullumbace me azot

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt për aksidentin te liqeni, detajet

Mësohet se pas aksidentit Nina është larguar nga vendngjarja me ndihmën e pronarit të mjetit Eldi Allushi, i cili u ndaluar vetëm në orët e pasdites së të martës.

Dyshohet se 28-vjeçari që drejtonte “BMW X6” ka pësuar lëndime pas aksidentit, por me gjithë kontrollet e policisë ai nuk është gjetur në asnjë spital apo klinikë në kryeqytet, por mendohet se ka marrë mjekim në Fier.

Policia fillimisht ndaloi 26-vjeçarin Eldi Allushi pasi leja e qarkullimit të mjetit të aksidentuar ishte në emrin e tij, por pas shoqërimit evidentoi se i riu durrsak nuk kishte asnjë lëndim në trup, pavarësisht se përplasja me murin anësor të digës ka qenë e fortë.

Gjatë arrestimit të Allushit janë sekuestruar shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të paligjshme.

Sa i përket te shkuares se Emiljano Ninës, ai është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa pas aksidentit u lëshuar një urdhër arresti për të.

Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.

Eldi Allushi
Eldi Allushi
sac
Emiljano Nina
Emiljano Nina
csd
Eldi Allushi
Eldi Allushi
WhatsApp Image 2023-08-22 at 8.40.18 AM
WhatsApp Image 2023-08-22 at 8.40.18 AM (1)

Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

Ndërkohë, Blutë kanë bërë arrestimin e Eldi Allushit, i cili ka dhënë dëshmi të rreme para hetuesve, pasi pretendoi se ishte ai shoferi i “BMW X6” dhe se në momentin e aksidentit i ka mbetur këmba e stakuar te pedali i gazit të mjetit luksoz.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-Eldi Alushi, 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin Jurgen Allushi, 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– kanë shpallur në kërkim shtetasin Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Alushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Shtetasi Emiljano Nina ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Etiketa: #aksident#aksidentaksident liqeni artificialEldi AllushiEmiljano Nina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti te liqeni, Emiljano Nina: Kisha pirë tullumbace me azot

12:34 : 13/10/2023
AKTUALITET

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt për aksidentin te liqeni, detajet

10:04 : 13/10/2023
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

21:52 : 12/10/2023
AKTUALITET

Aksidenti tek Liqeni Artificial, arrest me burg për pronarin e “X6”

11:22 : 26/08/2023
AKTUALITET

Aksidenti te liqeni/ “BMW ia dhashë Emiljanos të dilte me shoqen”, Allushi “zbërthehet” para hetuesve

11:55 : 25/08/2023
AKTUALITET

Del VIDEO, ja si “fluturoi” BMW-ja e të riut durrsak mbi digën e Liqenit Artificial

13:19 : 22/08/2023
Para

“Tapë” në timon, arrestohet 51 vjeçari në Elbasan

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com