• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beqaj mbrohet nga hetimet e SPAK me emisionin e paguar nga PPP-ja e ‘sterilizimit’

Ish-ministri nën hetim ka hedhur në rrjet disa video në mbrojtje të PPP-së së sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, të marra nga një emision televiziv për të cilën kompania koncesionare ‘Sani Service’ paguante 5 mijë euro në muaj.

19:42 : 21/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj lajmeve në media se është marrë nën hetim nga SPAK në lidhje me rolin e tij në skandalin e kontratës të partneritetit publik privat për sterilizim e instrumenteve kirurgjikale.

Beqaj ka postuar në faqjen e tij në Facebook një seri intervistash, ku shfaqen mjekë të njohur, përfshirë edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndërsa ngrenë lart me superlativa kontratën PPP për menaxhimin e integruar të instrumenteve kirurgjikale.

“Më mirë se vetë mjekët, askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare,” shkruan Beqaj, në një postim që shoqëron intervistat.

Intervistat janë marrë nga emisioni televiziv ‘Hipokrati’ në Top Channel, i transmetuar në shkurt të vitin 2020. Ajo që Beqaj dështon t’i shpjegojë ndjekësve të tij në Facebook dhe opinionit publik është fakti që ky emision kishte gjatë kohës së transmetimit një kontratë sposorizimi 6 mujore me kompaninë koncesionare ‘Sani Service’ shpk me vlerë 5 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, Beqaj nuk përmend faktin se producent i emsionit ‘Hipokrati’ është Raimond Cimbi, një ish-drejtor prokurimesh në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë kohës që Beqaj ishte ministër.

Lexo edhe:

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

I pyetur nga BIRN mbi shpërdarjen e videove propagandistike nga një emision që përmban ‘reklama të fshehura’, për PPP e sterilizimit, Ilir Beqaj deklaroi se fakti që ato ishin paguar nga ‘Sani Service’ nuk i hidhte poshtë.

“Mjekët e vënë theksin tek instrumentet e rinj modernë, materialet e buta trup e shtrat njëpërdorimësh, dezinfektim steril të sallave. Evidentojnë statistika të sakta dhe ulje ditëqëndrimi në spital,” tha ai.

Të enjten, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi arrestimin e ish.zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe një prej pronarëve të kompanisë koncesionare ‘Sani Service’, Ilir Rrapaj.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

SPAK njoftoi gjithashtu se ishin ekzekutuar gjashtë masa të tjera sigurie ndaj anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, dy prej të cilëve me arrest shtëpie dhe katër të tjerë me detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore, një prej tyre ndaj rektorit e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Por gjyqtari i masës së sigurisë, Erion Bani çmoi se provat në dosje ishin të mjaftueshme për të inicuar ndjekje penale edhe ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe atij të Financave, Shkëlqim Cani.

I pyetur për këtë fakt, prokurori Edvin Kondili i tha BIRN se hetimet për dy ish-ministrat po vazhdonin nga SPAK.

Në faqen 145 të vendimit të Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj Rrjepajt, Rrapajt dhe të tjerëve, shkruhet se në 1 nëntor 2019, kompania koncesionare ‘Sani Service’ lidhi një kontratë me “Inov Production”, me administrator Raimond Cimbi, për bashkëpunimin në kuadër të emisionit “Hipokrati” që transmetohet në Top Channel.

“Pagesa që do të kryhet nga SaniService është 5000 euro në muaj nga data 01.11.2019 deri në datë 31.04.2020 (muaji prill ka 30 ditë)”, citohet kontrata në vendimin e gjykatës.

Beqaj nuk iu përgjigj pyetjeve mbi ligjshmërinë dhe etikën e këtij transaksioni që transferonte paratë e taksapaguesve për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale në pagesa reklamash për kompaninë e produksionit të ish-zyrtarit të ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ndërkohë pranoi se e njihte producentin e emisionit ‘Hipokrati’.

“Gjatë kohës që unë kam qenë ministër i Shëndetësisë, R.Cimbi (Raimond Cimbi) ka punuar si drejtor drejtorie në MSH(Ministrinë e Shëndetësisë”, shkroi Ilir Beqaj nëpërmjet aplikacionit ‘Whatsapp’.

Ilir Beqaj, i cili drejton sot Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës, po hetohet nga SPAK me lidhje me veprimit dhe mosveprimet e tij dhe shkeljet  e procedurave të dhënies së koncesionit të sterilizimit kompanisë ‘Sani Service’, në pronësi të biznesmenit shqiptar Ilir Rrapaj dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjykatës kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

/Reporter.al/

Etiketa: ilir beqajspaksterilizimitop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Incidenti në Maqellarë, policia procedon Xhemal Gjunkshin dhe 3 të tjerë

13:31 : 10/05/2025
Para

Serie A/ Bologna-Milan mbyll javën e parë, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

14:58 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com