• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrues, anonimë, off-shore, ku i shpërndau Rama qindra miliardat e koncesioneve

18:37 : 20/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në Shkurt të vitit 2021, kryeministri Edi Rama mbrojti për të disatën herë procedurat e tij koncionare. Në një takim në Durrës ai u shpreh se ka tre rrugë për koncesionet – “dy prej tyre janë të këqija, janë ato që ka ndjekur opozita (e djathtë). Ne po ndjekim formën e tretë, e cila është e vetmja pse ekzistojnë koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat (PPP)”.

Nuk bëhej fjalë për një “rrugë të tretë politike”. Është një formë, e cila, siç dihej që në krye të herës dhe që po zbulohej zyrtarisht edhe nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rezultuar një mënyrë e trashë, por efikase për të shkatërruar buxhetin e shtetit.

Qeverisja e Edi Ramës është shënjuar nga të paktën 7 procedura skandaloze koncesionare (PPP), secila prej të cilave do të ishte e mjaftueshme për të rrëzuar çdo qeveri në një vend normal dhe që do të kishte krijuar nga një burg VIP për zyrtarët e përfshirë.

Tre prej këtyre koncesioneve, pavarësisht formës, janë në sektorin e menaxhimit të mbetjeve-inceneratorët e famshëm. Dhe katër të tjerë janë në sektorin e shëndetësisë, të ashtuquajturit “koncesionet e Ilir Beqjas”.

Lexo edhe:

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

Në foto: Kryeministri Edi Rama në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët

Qindra miliarda lekë të koncesioneve “alla Rama” kanë përfunduar në duart mashtruesish, anonimësh që përdoren si “presta nome” për të tjerë e kompani off-shore që nuk dihet se cilat duar i kontrollojnë.

“Boldnews.al” po risjell në mënyrë telegrafike se cilët ishin personat/kompanitë që fituan këto kontrata koncesionare.

Inceneratori i Elbasanit

Në fund të vitit 2014, qeveria shqiptare, nëpërmjet procedurave të ndjekura nga Ministria e Mjedisiti, nënshkroi kontratën koncesionare me afat 7 vjet, me vlerë 22 milionë euro për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit.

Kontrata u fitua nga kompania “Albtek Energy” në pronësi të Stela Gugallja. Kompania dhe pronarja e saj ishin tërësisht “anonimë”, pa asnjë lloj përvoje, pa staf dhe pa mjetet e nevojshme financiare.

Në foto: Kryeministri Edi Rama (në qendër) dhe pronarja në letra e “Albtek Energy”, Stela Gugallja (në rreth, djathtas)

Hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrpsion (SPAK) zbuluan së fundmi se pas koncesionarit përfshihej bashkëjetuesi i pronares në letra, Mirel Mërtiri, një personazh që ka ngritur një skemë mashtruese dhe fiktive, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Klodian Zoto, për të fituar miliona euro publike edhe me koncesionarët e landfilleve të Fierit dhe të Tiranës.

Kompania koncesionare është nën sekuestro.

Inceneratori i Fierit

Në tetor 2016, qeveria e Edi Ramës, po nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, nënshkroi kontratën koncesionare 7-vjeçare, me vlerë 32 milionë euro, për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit.

Kontrata koncesionare u fitua nga “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, e kontrolluar në shumicë absolute nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Në foto: (Montazh) Kryeministri Edi Rama dhe Klodian Zoto

Kjo kompani nuk kishte përvojë dhe as kapacitetet njerëzore e financiare për të ndërmarrë përsipër një vepër të tillë.

Hetimet e SPAK-ut zbuluan edhe në këtë rast një skemë për qarkullim miliona eurosh nëpërmjet faturave fiktive.

Kompania koncesionare është nën sekuestro.

Inceneratori i Tiranës

Në gusht të vitit 2017, Ministria e Mjedisit, si përfaqësuese e qeverisë shqiptare, nënshkroi kontratën koncesionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe me kosto shumë herë më të lartë dhe aktualisht të pallogaritshme për taksat e qytetarëve.

Kontrata koncesionare u fitua nga kompania “Integrated Energy bv”, e regjistruar në zonën off-shore të Hollandës.

Hetimet e SPAK-ut zbuluan se në këtë kompaninë koncesionare hyn e dolën si “ortakë” apo “aksionerë” kompani të ndryshme të huaja. Por, të gjitha këto lëvizje ishin për të mbuluar ata që prokurorët i konsiderojnë si pronarët de fakto, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të njëjtën persona që shfaqen tek inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Në foto: (Montazh) Kryeministri Edi Rama, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

Prokurorët kanë zbuluar të njëjtën skemë mashtrimi me fatura fiktive, krahas një serie shkeljesh të tjera që lidhen me korrupsionin e pastrimin e parave.

Kompania koncesionare është nën sekuestro.

Pronarët e tre kompanive koncesionare të plehrave, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja, janë në kërkim ndërkombëtar, bazuar në urdhërat e lëshuar nga SPAK-u.

Check Up

Kontrata e parë koncesionare “alla-Ilir Beqja” është shërbimi i kontrollit shëndetësor bazë, ose “Check Up”. Kontrata parashikonte një kosto koncesionare në vlerë 140 milionë euro dhe kohëzgjatje 12-vjeçare.

Koncesioni u fitua në janar 2015 nga kompania “Marketing and Distribution” (M&D), në pronësi të Vilma Nushi.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi (në rreth, djathtas)

Shoqëria fituese nuk kishte asnjë lloj përvoje dhe aktiviteti në fushën e shëndetësisë. Aktiviteti tregtar i kompanisë “M&D” ishte tregtimi i pijeve alkolike dhe duhanit, pra asortimente që janë komplekt në të kundërt të aktivitetit shëndetësor.

E, megjithatë, dyshja Edi Rama-Ilir Beqja ia dorëzuan kontratën Vilma Nushit, një biznesmene e njohur për afërsinë e ngushtë me kryeministrin rilindas.

Sterilizimi

Një muaj pas “Check Up”, Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ilir Beqjas, nënshkroi kontratën e dytë koncesionare.

Kontrata, e nënshkruar në Shkurt 2015 me afat 12 vjet, ishte për shërbimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kosto koncesionare fillestare 80 milionë euro, e cila më pas u rrit edhe ende nuk di të ndalet.

Kontrata koncesionare u fitua nga kompania “SaniService”, e cila nga ana e saj kishte 4 ortakë: “Investital” e Ilir Rrapaj, e regjistruar në Kosovë, që zotëronte 40 përqind të koncesionarit, dhe 3 kompani të tjera italiane, “Tecnosanimed”; “U.Jet” dhe “Servizi Italia”.

Ilir Rrapaj, që zotëronte shumicën e aksioneve në kompaninë koncesionare, nuk kishte asnjë përvojë në sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Ai ishte një ndër qindra mijëra emigrantët shqiptarë në Itali, i cili prej vitesh kishte krijuar një brigadë me 2-3 veta dhe kryenin punë ndërtimore në Peruxhia të Italisë.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe “bosi” i Sterlizimit, Ilir Rrapaj

Një muaj para se të fitonte kontratën koncesionare, Ilir Rrapaj krijoi kompaninë “Investital LLC” në Kosovë, me kapital 1500 euro dhe me vetëm një të punësuar, veten e tij.

Pra, një person tërësisht anonim, fitoi kontratën 80 milionë euro plus të “Sterlizimit”. Pak ditë më parë, u arrestua me urdhër të SPAK-u për “mashtrim”, në kuadër të hetimeve për kontratën koncesionare.

Hemodializa

Koncesioni i dytë “alla- Beqja” në Shëndetësi u nënshkrua në Shkurt 2016. Kontrata ishte ofrimi i shërbimi të Hemodializës për disa spitale rajonale dhe kosto koncesionare u përllogarit në 80 milionë euro.

Fituesi i kontratës koncesionare ishte “E V I T A” shpk, një subjekt anonim, në pronësi të personave po tërësisht anonim në sektorin e biznesit shqiptar, me seli në një lokal lagjeje në Berat.

Pasi fitoi tenderin, shoqëria “Evita” u bashkua me “American Hospital” dhe së bashku krijuan kompaninë koncesionare “Dia Vita”.

Që prej ditës së parë të këtij koncesioni, ka pasur dyshime të forta publike se pas saj gjendej drejtuesi i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe pronari i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu

Gjatë viteve, në këtë kompani koncesionare kanë hyrë e dalë aksionerë, njëri prej të cilëve, “Arimo” bv”, i regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit, me pronarë të panjohur.

Aktualisht, kompania koncesionare e Hemodializës “DiaVita”, është në pronësi të një fondi nga Suedia, “Diaverium”.

Më herët, Autoriteti i Konkurencës ka ngritur pikëpyetje mbi pronësinë dhe aftësinë e “Diaverium” për të marrë përsipër zbatimin e kontratës koncesionare. Kompania, në një reagim publik, shpjegoi se ishte fond investimi dhe kishte mundësi financiare për të vijuar zbatimin e kontratës 10-vjeçare.

Laboratorët

Koncesioni i fundit në Shëndetësi në “erën Ilir Beqja” ishte ai për ofrimin e shërbimeve laboratorike”.

Kontrata, e nënshkruar në Dhjetor 2016, parashikonte një kosto koncesionare 130 milionë dollarë dhe afat 10-vjeçar.

Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve “Labopharma Sh.p.k & Exalab & AB Laboratory Solutions”, i kontrolluar në shumicë absolute nga biznesmeni Janis Karathano.

Në foto: Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Bashkë me kryeministrin Edi Rama, ideuan dhe zbatuar formulat koncesionare në Shëndetësi

Kompania “Labopharma” është e regjistruar në Shqipëri në vitin 2017 dhe në kohën e fitimit të koncesionit ishte në pronësi të plotë të Janis Karathanos.

Shoqëria tjetër, “AB Laboratory Solution” është një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit dhe e kontrolluar po nga Karathano.

Shoqëria tjetër, “Exalab” është me seli në Francë dhe përbën aksionerin minoritar të koncesionarit të Laboratorëve.

Më shumë se një vit më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi shkelje shumë të rënda në procedurën tenderuese dhe i sugjeroi Ministrisë së Shëndetësisë që, së bashku me Avokaturën e Shtetit, të gjenin rrugën për zgjidhjen e kontratës koncesionare për “Laboratorët”.

Etiketa: Afera e inceneratorëvecheck upEdi RamahemodializaIlir BeqjaIlir RrapajKlodian Allajbeuklodian zotokoncensioni i sterilizimitmirel mertiriStela Gugalljavilma nushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

18:55 : 25/06/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
AKTUALITET

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

Berisha publikon të tjera PAMJE: Ja si komisionerët kriminelë kontrollonin çdo votë

13:32 : 24/06/2025
Para

Arrihet marrëveshje, Mbappe merr vendimin e bujshëm

TË GJITHA

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025
Serbian security forces detain Kosovo police officers in a location given as near Gnjilica, Serbia June 14, 2023 in this screengrab obtained from a handout video. MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS OF SERBIA/via REUTERS  THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. REUTERS WAS NOT ABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE LOCATION OF THE VIDEO

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

22:26 : 25/06/2025

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

22:12 : 25/06/2025

Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

22:12 : 25/06/2025

“Jemi aty për sigurinë e vendit”, Rutte: NATO mbetet e angazhuar në Kosovë

22:00 : 25/06/2025

Bylykbashi: Pas shkëlqimit fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive e lidhur me krimin

21:56 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com