• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Pikëpyetjet e pushimeve të Melonit në Vlorë

22:48 : 18/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Si dhe ku shkojnë politikanët për të kaluar pushimet është edhe çështje politike. Ecja në male dërgon një mesazh ndryshe për votuesit sesa zhytja në ujin e Maldiveve. Përzgjedhja e resortit të pushimeve dhe sjellja atje duhet të llogariten saktësisht. Gabimet mund të kenë pasoja të rënda politike pas kthimit në jetën e përditshme me popullin dhe udhëheqjen e tyre.

Kështu ndodhi në Itali me Matteo Salvinin, kreun e partisë Lidhja e Veriut, i krahut të djathtë, në pushimet e 4 viteve më parë.

Salvini, i cili ishte Ministër i Brendshëm dhe zv/kryeministër për një vit në atë kohë, habiti publikun kur u pa në klubin “Papeete Beach” në Milano Marittima, në mes të rrugës midis Ravenës dhe Riminit. Salvini punoi si DJ i përkohshëm ndërsa kërcimtaret me bikini tundnin ijet e tyre në një version rap të himnit kombëtar para syve të kënaqur të ministrit.

Rënia politike e Salvinit filloi pikërisht në “Papeete Beach”. Ëndrra e tij për t’u bërë kryeministër u shkatërrua dhe iu desh të ulej në stolin e opozitës. Fakti që Salvini tani është sërish nënkryetar i qeverisë është falë Giorgia Melonit, e cila, si lidere e partisë “Vëllezërit e Italisë” udhëheq një koalicion të qendrës së djathtë me “Lidhjen e Veriut” dhe kristian-demokratët e “Forza Italia” që nga tetori 2022.

Pushimet e para verore si kryetare e qeverisë në Pulia

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

Gruaja e parë në zyrën më të lartë qeveritare të Italisë fillimisht dukej se po bënte shumë gjëra siç duhej kur bëhej fjalë për pushimet. Për pushimet e saj të para verore si kryetare e qeverisë, Meloni zgjodhi Pulian, tek këmba e çizmes së Italisë. Rajoni konsiderohet në trend këtë vit. Në Ceglie Messapica, në brendësi të Brindizit, kryeministrja, partneri i saj, gazetar televizioni Andrea Giambruno dhe vajza e tyre Ginevra, e cila së shpejti do të jetë 7 vjeç, morën me qira një vilë, në një kompleks hotelesh të stilit vendas tipike të rajonit. Në shoqërinë e tyre ishte motra e Melonit, Ariana dhe bashkëshorti i saj, ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida.

Zgjedhja e vendpushimit dhe akomodimit u konsiderua e arsyeshme nga vëzhguesit politikë. Një destinacion në brendësi; një akomodim dinjitoz, por jo shumë luksoz, në të cilin është e garantuar privatësia e kreut të qeverisë dhe familjes së saj. Të notosh në një pishinë pas mureve të një hoteli të vendit dhe jo në një plazh publik apo privat. Raportimet se paparacët ose kureshtarët ishin përpjekur të përdornin dron për të kapur foto dhe video, çuan pikë shtesë simpatie për kryeministren.

Por më pas Meloni dhe familja e saj e gjerë u zhdukën papritur në Shqipëri më 14 gusht, një ditë para Ferragosto. Festa e 15 gushtit i detyrohet origjinës së emrit të saj nga “Feriae Augusti” (Festa e gushtit) që nga koha pagane. Perandori romak August (63 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit) fillimisht u kishte dhënë nënshtetasve të tij në fillim një ditë pushimi në muaji në emër të tij. Më vonë festa u zhvendos në mes të muajit. Përveç kësaj, 15 gushti është festa katolike e Fjetjes së Virgjëreshës Mari. Për italianët Ferragosto ka qenë prej vitesh, dita më e shenjtë e pushimeve në muajin e shenjtë të gushtit.

Ftesë private nga kryeministri Edi Rama

Meloni pranoi një ftesë private nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka një rezidencë verore në Vlorë, në jug të Shqipërisë. Nuk dihet nëse Meloni dhe familja e saj qëndruan atje apo në një hotel. Madje pati informacione kontradiktore për mënyrën e transportit. Fillimisht, mediat kritike ndaj qeverisë raportuan se Meloni dhe familja e saj kishin kaluar me shpejtësi detin Adriatik në jahtin privat të një miku sipërmarrës.

Më pas u tha zyrtarisht nga Kryeministria se ajo mori tragetin e planifikuar nga Brindisi për në Vlorë mëngjesin e së hënës. Koha e udhëtimit 6 orë e gjysmë. Nuk ka asnjë foto të kalimit dhe mbërritjes, as zyrtare dhe as në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë italiane do të qëndrojë në Shqipëri për “disa ditë” ishte informacioni i vetëm për kohëzgjatjen e udhëtimit.

Socialisti Rama dhe konservatorja e djathtë Meloni shkojnë shkëlqyeshëm, pavarësisht dallimeve ideologjike. Rama e vlerëson Melonin si një “tigreshë” që habiti të gjithë në skenën ndërkombëtare. “Njerëzit prisnin që një përbindësh fashist të marshonte drejt Evropës. Në vend të kësaj, ju patë një grua dhe një evropianiste të madhe, talenti i së cilës për komunikimin mund të përshkruhet në rastin më të mirë si monstruoz dhe absolutisht i patëmetë”, – entuziazmohet Rama.

Gjysmë milion italianë janë tërhequr drejt Shqipërisë

Talenti i tij komunikues si europianist i bindur është i padiskutueshëm edhe në skenën ndërkombëtare. Në shtëpi, megjithatë, ai reagon dobët ndaj kritikave, kërcënon gazetarët e padëshiruar me padi dhe ka vënë në linjë mediat publike.

“Tamam si Meloni”, siç do të thoshin kritikët e saj në Itali e gjetkë.

Dikush mund të dyshojë nëse Shqipëria është një zgjedhje e mirë për një pushim (të shkurtër) mes Ferragosto për kryeministren italiane dhe familjen e saj. Gazetat janë plot me raporte të familjeve italiane që ikin çmimet e larta në brigjet e shtëpisë së tyre drejt Shqipërisë, ku për të njëjtat para mund të marrin 2 deri në 3 herë më shumë kohë pushimesh se në shtëpi, duke përfshirë kostot e transportit përtej Adriatikut. Mesa duket edhe për kreun e qeverisë italiane pushimet në vendin e saj janë bërë shumë të shtrenjta, thanë me ironi për Melonin. Shqipëria e vogël këtë vit pret 9 milionë turistë, një e treta më shumë se vitin e kaluar. Rritja e vizitorëve të verës nga Italia është veçanërisht e fortë. Mbi gjysmë milioni italianë do të pushojnë në Shqipëri këtë verë.

Rama postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej anija e mallrave “Vlora” plotësisht e mbipopulluar, e cila u përdor për të dërguar më shumë se 10 mijë refugjatë të varfër përtej detit Adriatik në Bari, menjëherë pas rënies së “komunizmit të epokës së gurit” në Shqipëri në 1991.

“Shqiptarët rrugës për në Itali, 1991”, – shkroi Rama që pranë saj ka vendosur një foto të të njëjtës anije mallrash, nga një këndvështrim tjetër duke shkruar: “Italianët rrugës për në Shqipëri për pushime, 2023.” Por Meloni sigurisht që nuk erdhi në Vlorë me “Vlorën”./Përshtati “Lapsi.al”/

Etiketa: Edi RamaGiorgia Melonipushime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
Para

Thirreni “SoGol”/ Cikalleshi shënon në ndeshjen e dytë radhazi në Superligën turke

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com