• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sterilizimi”/ SPAK zbardh akuzat për 7 zyrtarët dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

12:34 : 17/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me 8 urdhër-arrestet e lëshuara nga prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili për koncesionin abuziv të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Janë cakuar masat “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, si dhe biznesmenin që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj. Gjithashtu, janë caktuar masat “arrest shtëpie: për: Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik, dhe Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike. Si dhe masat “detyrim paraqitje” për: Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Shtatë zyrtarët akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të dyja të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Njoftimi i SPAK:

Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe:

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

 1.      Caktimin ndaj personit nën hetim Klodjan Rrjepaj të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

2.      Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Rrapaj, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

3.      Caktimin ndaj personit nën hetim Marsela Serjanaj të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

4.      Caktimin ndaj personit nën hetim Saimir Kadiu të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

5.      Caktimin ndaj personit nën hetim Arben Gjata të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

6.      Caktimin ndaj personit nën hetim Pertef Mersini të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

7.      Caktimin ndaj personit nën hetim Genc Burazeri të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

8.      Caktimin ndaj personit nën hetim Naile Ajazi të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Vendimi për caktimin e masave të sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë

Etiketa: akuzartilir rrapajaspaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Sterilizimi/ VOA: Beqaj kontakte të shpeshta me Ilir Rrapajn, fituesin e koncensionit

TË GJITHA

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:10 : 10/10/2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 10/10/2025

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com