• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: McGonigal i merrte pagesat nga oligarku rus në një bankë në Qipro

23:07 : 16/08/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë të martën lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension, për një oligark rus të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Charles McGonigal, 55 vjeç, tha para një gjykate federale në qytetin e Nju Jorkut se ishte “thellësisht i penduar” për punën që bëri në vitin 2021 për industrialistin miliarder rus Oleg Deripaska.

Zoti McGonigal tha në gjykatë se mori mbi 17,000 dollarë nga Deripaska për ta ndihmuar atë që të mblidhte informacione negative për një tjetër oligark rus, i cili ishte konkurrent biznesi. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj oligarkut Deripaska, që nga viti 2018, për arësye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Ish-agjenti McGonigal po përpiqej gjithashtu ta ndihmonte Deripaskën që të hiqej nga lista e sanksioneve, tha Ndihmësprokurorja federale Rebecca Dell dhe po ashtu kishte hyrë në negociata, së bashku me disa bashkëpunëtorë, për një shpërblim prej 650,000 deri në 3 milionë dollarë, në shkëmbim të kërkimit për dokumente elektronike, që mund të zbulonin rreth 500 milionë dollarë në pasuri, të fshehura nga rivali i tij në biznes.

Zoti McGonigal pranoi fajin për një akuzë të vetme dhe mund të përballet me pesë vite burg. Dënimi i tij do të shpallet në një seancë gjyqësore më 14 dhjetor.

Lexo edhe:

Gazetari amerikan: Blinken shkoi qëllimisht në Tiranë para vendimit për McGonigal

“McGonigal”, Berisha: I them Edi Ramës, forcë në botë nuk ka që të mbyllë dosjen

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington, për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në.

Charles McGonigal ishte agjent special në divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ai mbikëqyrte hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaska-n.

Gjykata e Uashingtonit i ka konfirmuar sanksionet kundër oligarkut Deripaska, duke nënvizuar provat se ai kishte vepruar si agjent i presidentit rus Vladimir Putin.

Zoti McGonigal tha se pagesa e Deripaskës për të, prej 17,500 dollarësh u krye nga një bankë në Qipro. Paratë u transferuan tek një kompani në Nju Xhersi, përpara se të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare. Firma në Nju Xhersi, sipas aktpadive, i takonte shqiptaro-amerikanit, që i kishte dhënë ish-agjentit McGonigal, 225,000 dollarët, pjesë e aktapadisë tjetër ndaj tij në Uashiongton.

“Ky, siç mund ta imagjinoni, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por për miqtë, familjen dhe të dashurit e mi. Marr përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk kishin për qëllim kurrë që të dëmtonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha zoti McGonigal.

Zyrtari i lartë i sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Matthew G. Olsen, tha se “McGonigal e pranoi vetë se tradhtoi betimin dhe fshehu në mënyrë aktive punën e tij të paligjshme në shërbim të një oligarku rus nën sanksione”.

“Pranimi i fajit tregon vendosmërinë e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur dhe çmontuar rrjetet e paligjshme që përdorin oligarkët rusë për t’iu shmangur sanksioneve dhe ligjeve tona”, tha Ndihmësprokurori i përgjithshëm Matthew Olsen, i cili drejton Drejtorinë e Sigurisë Kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë./VOA/

Etiketa: afera McGonigalCharles McGonigal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari amerikan: Blinken shkoi qëllimisht në Tiranë para vendimit për McGonigal

11:11 : 21/02/2024
AKTUALITET

“McGonigal”, Berisha: I them Edi Ramës, forcë në botë nuk ka që të mbyllë dosjen

19:25 : 17/02/2024
AKTUALITET

Takimet e fshehta me Ramën, McGonigal dënohet me 2 vjet e 4 muaj burgim

22:37 : 16/02/2024
AKTUALITET

Ish-e dashura: McGonigal përdori ditëlindjen time për të marrë paratë nga Neza

10:49 : 24/01/2024
AKTUALITET

Debati që mbyllën prokurorët e McGonigal

14:52 : 10/01/2024
AKTUALITET

Raporti i Kongresit të SHBA: Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e Trump

19:24 : 04/01/2024
Para

Manchester City fiton Superkupën e Evropës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com