• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Linjë “spiune” interneti te Operacionalja/ Dyshim për vjedhje të dhënash, AMP i kallëzon në prokurori

11:15 : 15/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Forca e Posaçme Operacionale e policisë së shtetit është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës nga AMP.

Sipas News24 agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë arritur të zbulojnë se në strukturën nën hetim është përdorur një linjë e paautorizuar interneti, paralelisht me atë legalen.

Kallëzimi ndaj “Operacionales” është është bërë në muajin korrik, për shpërdorim detyre mbi dyshimet për abuzimin e një shefi sektori në nivelin e mesëm drejtues.

Hetimet që po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi ndodhin në një kohë kur kjo strukturë është goditur rëndë nga skandali i përfshirjes së kreut të saj Oltion Bistri në pazare me grupin kriminal të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe fisin Bajri në Shkodër.

Dyshimet lidhur me linjën e paautorizuar të internetit kanë lindur pas konsultimeve me njohës të mirë të specialistëve të IT-së, duke ngritur shqetësimin se ajo mund të jetë përdorur edhe për hakerim materialesh sensitive.

Lexo edhe:

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar në godinën qendrore të forcave operacionale prej me shumë se 1 viti dhe pritet të vlerësohet nga Prokuroria nëse është ndërhyrë në të dhëna, pasi  Forcat Operacionale janë ato që administrojnë vëzhgime e përgjime në kuadër të procedimeve penale.

Kallëzimi i AMP-së rezulton të jetë bërë para se ish-shefi i kkësaj strukture të policisë, Oltion Bistri të arrestohej në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit, të cilët siguronin mbrojtje prej tij.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash. Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar.

Sakaq, dyshimet se mund të ketë qenë Bistri ai që përdorte këtë linjë të dyshimtë internet në favor të punëve të pista që kryente, shtohen pasi në një përgjim të zbardhur nga  SPAK ai i thotë Gjokës: “Se mbajmë dot pikën aty”.

Përgjimi i datës 22.02.2022 i bisedës mes Pëllumb Gjokës dhe Oltian Bistrit, i cili ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Operacionales pak kohë më parë se të arrestohej, tregon më tepër detaje.

Bistri-Gjokës: O vëlla, keq puna me këto. Më thirrën lart, s’e mbajmë dot pikën aty. A t’ju q*sh robt këtyre. S’e di. Më duket se është interesuar Leshi vetë, por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja, etj. Sigurohu që s’të ndjek njeri dhe eja lart te fshati SOS, Pallati i Brigadave.

Bistri i dërgon një foto Gjokës dhe e pyet: E njeh këtë? I ka dalë urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu ta dish për vete. Se mendova se e ke shok ndaj ta thashë, qendra e kërkon.

Bistri i shkruan Gjokës: S’e di ca do bëjnë këta motërq*rat. Urdhri është të godasin ty dhe mua bashkë. Duan foto të të dyve bashkë. Po të pyetën, thuaj s’e njoh. Janë legena o vëlla, s’e ke idenë. Thuaj s’e njoh fare atë, bile më shaj.

Etiketa: AMPForca E Posaçme OperacionaleOltion Bistri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

20:03 : 09/07/2025
AKTUALITET

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

15:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

I arrestuari u arratis nga komisariati, AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan

14:54 : 16/06/2025
AKTUALITET

Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon

10:24 : 13/06/2025
AKTUALITET

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025
Para

Sekuestrimi i mbi 11 mijë dozave/ Policia zbardh skemën: Ekstazi vinte me autobusët Prishtinë-Tiranë

TË GJITHA

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025

Vepron në mënyrë autonome, OpenAI prezanton modelin revolucionar të inteligjencës artificiale

16:43 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com