• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasje dhe atentate, SPAK çon për gjykim Dumanin dhe 19 të arrestuarit e “Plumbit të Artë”

10:43 : 11/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Posaçme ka “kopsitur” dosjen operacionit “Plumbi i Artë”, duke çuar për gjykim të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani dhe 19 të arrestuarit e tjerë.

Të ndaluarit në kuadër të këtij operacioni akuzohen për 27 ngjarje, ku përfshihen vrasje të bujshme si ajo e  vëllezërve Besmir Haxhia e Viktor Haxhia në Durrës por edhe Emiljano Ramazanit në Elbasan. Po ashtu mbi ta rëndojnë akuza për korrupsion aktiv të zyrtarëve të policisë, atentate të dështuara, grabitje dhe shpërthime me lëndë plasëse.

Emri kryesor në bankën e të akuzuarve është Nuredin Dumani, i cili njihet për miqësinë dhe rivalitetin e tij me një tjetër personazh kontrovers të botës së krimit si Talo Çela.

Ai është i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash nga grabitja e famshme në aeroportin e Rinasit, të cilin grupi e kishte lënë në servisin e tyre.

Dumani akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të ish-mikut të tij, Bujar Çela.

Lexo edhe:

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

Shtyhet seanca gjyqësore për “Plumbin e Artë”

Nuredin Dumani u arrestua në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia” të Fierit gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA më 30 mars 2022, pasi dështoi të vriste në atentat Talo Çelën dhe ra në pritë duke u plagosur rëndë.

NJOFTIMI I SPAK:

SPAK përfundon hetimet, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe dërgon për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr.75 të vitit 2022, në ngarkim të 20 personave, e më konkretisht të pandehurve:

Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj, me akuzat e parashtruara në kërkesë për vepra penale të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” dhe të parashikuara nga nenet 78, 79 pika “d”, 79 pika “dh”, 22, 80, 279, 278/1, 130/a, 139, 140, 152, 28/4, 244, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për faktet penale poshtëcituar:

  1. Sigurimi i mjeteve dhe i kushteve për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen më datë 29.03.2022, në Elbasan;
  2. Vrasja me paramendim e Filip Gjeloshaj më datë 05.02.2011 rreth orës 22’’, në rrugën ’’Siri Kodra” Tiranë, e mbetur në tentativë;
  3. Vjedhje me dhunë e pasurisë së Lirak Bajraktari më datë 22.02.2011 rreth orës 08’’ në qytet Elbasan;
  4. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Skënder Rroshi më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;
  5. Vrasja me paramendim e Elvis Dedaj më datë 05.06.2012 rreth orës 17:58’’ në lagje nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorant “Xhenova”;
  6. Vjedhja me armë e pasurisë së Xhemali Liçi më datë 19.12.2012 në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit;
  7. Vjedhja me dhunë e banesës së Hamit Haxhiut më datë 11 Shkurt 2013 rreth orës 04:45’’ në lagjen Popullore (Shijak);
  8. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Astrit Ademit më datë 31.05.2013 rreth orës 15:10’’ në fshatin Marikaj (Vorë);
  9. Vrasja me paramendim e Fatmira (Habili) Dedaj më datë 14.09.2013 rreth orës 13:30’’ në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhdin e një pallati;
  10. Vrasja me paramendim e Arben Islam Çeta, më 14.11.2013, rreth orës 22, në shesh parkimin e bar restorant ‘’Balla’’, në Labinot- Fushë (Elbasan), e mbetur në tentativë;
  11. Vjedhja me dhunë e banesës së Hamdi Sharka më datë 20.04.2017 në fshatin Polizhan (Berat);
  12. Vrasja me paramendim e Aredin Beharit më 05.11.2017, rreth orës 19’’, në lagjen “1 Maji”, tek kryqëzimi i ish Parkut (Fier), e mbetur në tentativë;
  13. Vrasja me paramendim e Aredin Beharit më datë 03.04.2019, përballë magazinës “Autopassion”, në kryqëzim të parkut, rrugës në drejtim të QTU (Fier), e mbetur në tentativë;
  14. Vrasja në rrethana cilësuese ndaj Agim Boriçit e Ilir Boriçit më datë 11.04.2018, rreth orës 11:30, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, e mbetur në tentativë;
  15. Vrasja në rrethana cilësuese e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan;
  16. Shkatërrim me eksploziv i pronës së Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko “Colombo”, (sektori Teuta), Durrës;
  17. Dhuna në familje, ndaj bashkëshortes Blerta Bengasi, ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë;
  18. Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës;
  19. Vrasja në rrethana cilësuese e vëllezërve Besmir Haxhia e Viktor Haxhia më datë 27.04.2020, rreth orës 16.35, në vendin tregu i mjeteve në Shën Vlash, Durrës;
  20. Vrasja me paramendim e Emiljano Ramazanit më datë 20 Korrik 2020, në lagje 28 Nëntori, Elbasan;
  21. Vrasja me paramendim e Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020, rreth orës 22:00, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në vendin e njohur ‘’Belebej’’, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan;
  22. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan;
  23. Vrasja me paramendim e Bujar Çelës, më datë 17.09.2020, rreth orës 05:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit (Elbasan);
  24. Shkatërrim me eksploziv i pronës së Talo Çelës më datë 05.11.2020, rreth orës 04:20, në fshatin “Katund i Ri”, Njësia Administrative Bradashesh, Elbasan;
  25. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Indrit Dokles në muajt Prill\Maj të vitit 2022, në Tiranë;
  26. Vrasje me paramendim e shtetasit Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë), e mbetur në tentativë;
  27. Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike\ oficerit të policisë gjyqësore Leonard Palushi;

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.75 dhe numërtimin e tyre me nr.75/1 të vitit 2023, në kuadër të të cilit vazhdojnë hetimet në ngarkim të bashkëpunëtorëve të tjerë (emri i të cilëve është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale) si dhe për fakte të tjera penale.

Etiketa: Nuredin Dumanioperacioni “Plumbi i artë”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca gjyqësore për “Plumbin e Artë”

11:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

16:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës: Na ishte premtuar 80 mijë euro

15:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025
Para

Nga Shkodra në Vlorë për të kryer vrasje, lihet në burg Amarildo Nikolli

TË GJITHA

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025

Transferta me Dinamo Minsk, trajneri Tetova konfirmon dy mungesa për Egnatian

20:23 : 23/07/2025

SHBA nis hetim ndaj Universitetit Harvard

20:21 : 23/07/2025

Kundërshtarët e mundshëm të Dinamos, Zira dhe Hajduk Split ndahen në barazim

20:07 : 23/07/2025

Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

20:02 : 23/07/2025

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

19:51 : 23/07/2025

Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit

19:44 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com