• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ecoparku i Durrësit i lidhur me inceneratorët, Berisha: Ja si Zoto parashikoi vjedhjen 19 mln euro 

12:59 : 11/08/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka zbuluar se projekti i “EcoParkut” në Porto Roman është i lidhur me aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës në këtë projekt, të cilit iu hap rrugë me urdhër të Edi Ramës, Klodian Zoto ka vjedhur plot 19 milionë euro së bashku me thjeshtrën e kryeministrit.

Kryedemokrati shpjegoi se më datën 1 prill 2019, u lidh një kontratë mes kompanisë koncesionare të inceneratorëve, “Integrated Energy SHPK”, me pronarë fundorë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoto dhe studios arkitekturore ‘Casanova Hernandes’ për projektin e ‘EcoPark’ Durrës, që u ndërtua mbi landifillin ekzistues në Porto Romano.

DENONCIMI I BERISHËS:

Dua të ndalem këtu për aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda aferës së shekullit ku nxin firma personale, direkte e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për shpërdorimin e 19 mln eurove nga buxheti i shtetit.

Lexo edhe:

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘EcoPark Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘EcoPark Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin ofertat. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitete të rënda të autoritetit kontraktues.

Në datën 16 dhjetor 2019, Edi Rama firmos një vendim si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe ky vendim ka 2 pika: Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos. AKUM ngarkohet për inkapsulimin e zonës së Porto Romanos, rijetësimin me procedurë të përshpejtuar të kësaj zone, për shkak të emergjencës së krijuar.

Në datën 21 dhjetor 2019, mes kompanisë ‘Viktoria Invest’ dhe kompanisë ‘De mare SRL’, ndodh 17 maji, lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM. Me datën 27 dhjetor 2019, mes AKUM dhe kompanisë së krijuar si ‘marrëveshja e 17 majit De Mare dhe Viktoria’, lidhet kontrata me negocion të drejtpërdrejtë. E marrin me urdhër këto të dyja, vlerën përsëri të njëjtë, 1.9 miliardë lekë.

Në datën 14 maj 2020, ky bashkim kompanish ‘De Mare SRL dhe Viktoria Invest’ ose ndryshe ‘marrëveshja e 17 majit’ këto të dyja  nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë ‘Arkon ShPK’, në pronësi të Denis Ymerit dhe nënkontraktimi shkon në vlerën 649 milionë lekë.

Me datën 23 nëntor 2016, Ilsa Zoto, gruaja e Klodian Zotos, i shet aksionet tek Denis Ymeri. Në datën 4 maj 2020 kompania ndryshon emrin nga ‘Artemis Farm’ në ‘Arkon’. Habia dhe misteri i dytë i Edi Ramës qëndron në faktin se me datën 1 prill 2019, 13 muaj para këtyre marrëveshjeve lidhet një kontratë mes ‘Integrated Energy SHPK’, kompanisë së djegësit të Tiranës dhe studios arkitekturore ‘Casanova Hernandes’ dhe objekti i kësaj kontrate ishte projekti i ‘EcoPark’ Durrës mbi landifillin ekzistues në Porto Romano.

Këtu kemi të bëjmë me ëndrra korruptive. Zoto e parashikon që duhet të vjedhin me një projekt, të bëjmë një projekt që të vjedhim  edhe në Porto Romano 19 mln. Rama, ky e ka bërë me datën 1 prill, Zoto firmos me Rea Xhillarin dhe ‘Casanovën’ se Rea është nënkontraktore aty, është e pamëshirë, nuk njeh ligj dhe standard. Këta nënshkruajnë, bëjnë projektin dhe tre muaj mbrapa Edi Rama del e thotë se do të ndërtoj një ‘EcoPark’ në Durrës, këta projektin e kanë gati. Zoto ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari, thjeshtrës të themi. Dhe këtu fillon pastaj zinxhiri i tenderave, që ju e dëgjuat.

Etiketa: Afera e inceneratorëveklodian zotoSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Nuk e pranojmë ligjin për Barazinë Gjinore”/ Berisha: Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë familjen

19:05 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme

19:00 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rotacioni i opozitës u pengua nga tonelatat e eurove të drogës

18:47 : 17/11/2025
Para

Plagoset me armë zjarri 47-vjeçari në Shkodër - EMRI

TË GJITHA

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

19:59 : 17/11/2025

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

19:41 : 17/11/2025

Protesta përpara Kryeministrisë/ Hoti: Balluku vodhi miliona, qytetarët paguajnë pasojat

19:24 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com