• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve

14:54 : 09/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 103.21 lekë. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Javën e kaluar, Guvernatori Gent Sejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Në vijim, Banka e Shqipërisë zyrtarizoi rritjen e blerjeve të valutës të planifikuara këtë vit, në një kufi të ri prej 300 milionë eurosh, nga 220 milionë euro që ishte limiti i mëparshëm.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë realizohen nëpërmjet ankandeve të programuara dhe zyrtarisht nuk kanë si qëllim ndërhyrjen në kursin e këmbimit, por rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke parë forcimin e shpejtë të lekut këtë vit, Banka e Shqipërisë po e përdor këtë mekanizëm për të tërhequr një pjesë të prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shuma shtesë prej rreth 80 milionë eurosh që do të blihet nga Banka e Shqipërisë nuk ka shumë të ngjarë të sjellë ndryshime të rëndësishme të raporteve të kursit të këmbimit. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, por megjithatë tendenca rënëse e kursit të këmbimit ka vijuar.

Agjentët mendojnë se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Nga ana tjetër, edhe rritja më e ngadaltë e kreditimit dhe politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria shqiptare favorizojnë forcimin e lekut.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

 

 

Megjithatë, për momentin kursi i këmbimit duket pak më i stabilizuar dhe marzhet e tregtimit janë ulur disi. Kjo nënkupton se pasiguria mes agjentëve të tregut është zbutur disi.Edhe kursi i valutave të tjera ka ardhur në rënie të lehtë këtë javë, por ngelet në nivele pak më të larta krahasuar me nivelet minimale historike që prekën rreth datës 20 korrik, duke ndjekur rënien e kursit të Euros. Ekspertët mendojnë se gjatë kësaj periudhe është e natyrshme që Leku të ngelet në pozita të forta. Efekti sezonal mund të fillojë të zbehet në ditët e fundit të gushtit, megjithëse sezoni turistik po shfaq një tendencë të zgjerimit në kohë.

Pas vjeshtës mund të kuptohet nëse Euro mund të rifitojë pjesërisht terren, ndonëse për këtë vit projeksionet në përgjithësi ngelen në favor të lekut të fortë. Të vetmit faktorë të parashikueshëm që mund të rrisin kërkesën për euro mund të jenë importet e energjisë elektrike, sidomos në rast të mungesës së reshjeve në vjeshtë, ose një ndërhyrje më e fortë e Bankës së Shqipërisë për tërheqjen e valutës nga tregu.

/Monitor/

Etiketa: eurorenie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:50 : 21/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

08:27 : 19/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

08:47 : 15/08/2025
Para

“Betonizimi i jugut”/ Ligji për investimet strategjike i dha 5.8 milion m2 tokë kompanive afër qeverisë

TË GJITHA

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

22:52 : 21/08/2025

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com