• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ejup Maqedonci zëvendëson Armend Mehajn në Ministrinë e Mbrojtjes

12:34 : 08/08/2023
në RAJONI

Koloneli Ejup Maqedonci, më 8 gusht ka marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga ky post.

Maqedonci e ka konfirmuar vetë këtë lajm për Radion Evropa e Lirë në një postim në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë edhe Armend Mehaj ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga ky post. Ai ka përmendur arsyet familjare për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Mehaj ka thënë se dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe:

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Mehaj përmendi disa prej arritjeve që tha se janë realizuar gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai tha se gjatë mandatit të tij kanë ndodhur disa arritje, sikurse dyfishimi i buxhetit për këtë dikaster nga 64 milionë në 123 milionë, rekrutimi i mbi 1.800 ushtarëve të rinj, dërgimi i ushtarëve dhe oficerëve në trajnime dhe shkollime në akademi ushtarake në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi e vende të tjera.

Mehaj si arritje përmendi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimet e NATO-s, “Defender Europe 2021”.

“Për herë të parë në historinë e FSK-së, ushtarët tanë kanë qenë pjesë e misioneve të mbështetjes së paqes në Lindje të Mesme dhe në Ishujt Falkland, përkrah ushtrive partnere të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe”, theksoi Mehaj.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Mehajn për punën në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë”, shkroi Kurti në Facebook.

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes?

Ejup Maqedonci doli në pension të parakohshëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas si pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.

Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas pensionimit, Mehaj i ka ndarë Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Ndryshe, Armend Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2021./rel

Etiketa: Armend MehajEjup MaqedonciMaqedoni

Lajme të lidhura

RAJONI

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

13:17 : 23/05/2025
Lajmet e Dites

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

08:06 : 19/04/2025
RAJONI

Nga mesi i prillit do të ketë kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

22:14 : 31/03/2025
RAJONI

E rëndë në Shkup/ Qiramarrësi qëllon për vdekje me armë pronarin e banesës, më pas vret veten

12:23 : 24/03/2025
RAJONI

VIDEO/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit, dalin pamjet e tragjedisë në Maqedoni

12:29 : 19/03/2025
RAJONI

Tragjedia me 59 viktima Koçan, nis protesta në Shkup! Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim

19:45 : 18/03/2025
Para

Flenë nga 2 veta në 1 krevat/ Abuzimi me të burgosurit, iu mohohen dhe lejet shpërblyese

TË GJITHA

Aksident në Shkodër, një i plagosur

16:39 : 28/06/2025

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com