• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjyqi ndaj Trump mund të transmetohet drejtëpërdrejtë, zbulohet letra e ligjvënësit

23:36 : 07/08/2023
në BOTA

Thirrjet për të transmetuar drejtpërdrejt proceset gjyqësore të Donald Trump po shtohen, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me mundësinë që të shohin një ish president – e ndoshta edhe presidentin e ardhshëm – në bankën e të akuzuarve.

Avokatët dhe politikanët po kërkojnë që të lejohen kamerat brenda gjykatës, në veçanti në momentin kur ylli i dikurshëm televiziv të përballet me trupin gjykues për akuzat se ishte përpjekur të përmbyste zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Duke pasur parasysh natyrën historike të akuzave në këto raste, është vështirë të imagjinohen rrethana më të përshtatshme që e justifikojnë transmetimin televiziv të procesit gjyqësor”, thuhet në një letër të nënshkruar nga ligjvënësi Adam Schiff, dhjetëra kolegë të tij demokratë nga Kalifornia.

“Që publiku të pranojë plotësisht rezultatin, është e një rëndësie jetike që ta shohë, sa më drejtpërdrejt që të jetë e mundur, se si realizohen proceset gjyqësore, fuqinë e provave dhe besueshmërinë e dëshmitarëve,” thuhet në letër.

Një avokat i ish Presidentit Trump, John Lauro, tha se është në favor të transmetimit televiziv të gjyqit, por në disa paraqitje televizive të dielën, ai theksoi se bëhej fjalë për mendimin personal.

Lexo edhe:

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

“Personalisht, jam dakord me një gjë të tillë,” tha ai në “Fox News”, duke shtuar se beson që administrata e Presidentit Biden “nuk dëshiron që amerikanët të shohin të vërtetën.”

Deri më tani, Trump përballet me tre çështje të ndryshme penale: akuzat se gënjeu në lidhje me një pagesë ndaj një ylli të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes, ato për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete dhe për përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet.

Një aktpadi e katërt është e pritshme nga shteti i Xhorxhias, në lidhje me një telefonatë ku zoti Trump i bënte presion një zyrtari zgjedhjesh në Gjeorgji që “të gjente” 11,780 vota që do të mundësonin fitoren e tij ndaj presidentit Joe Biden në këtë shtet jugor të SHBA-ve.

Megjithë mbulimin e gjerë në medi të akuzave ndaj zotit Trump, shumica e votuesve republikanë – 74 për qind e tyre – dhe një e treta e të gjithë votuesve besojnë se ai nuk ka bërë asnjë shkelje, sipas një ankete të gazetës New York Times and Kolegjit Sienna.

Trump këmbëngul në pafajësinë e tij, duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga një qeveri e vendosur ta detyrojë të heshtë ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Qartësimi i rolit të saktë të zotit Trump dhe veprimeve të tij duhet të jetë aryseja kryesore për të shfaqur procesin gjyqësor, thotë zoti Alan Dershouic, njohës i së drejtës kushtetuese.

“Nëse gjykimi i zotit Trump nuk transmetohet në television, publiku do të mësojë për ngjarjet përmes raportimit jashtëzakonisht të njëanshëm të mediave të sotme,” shkroi ai në gazetën “The Hill”.

“Do të duket sikur po ndodhin dy gjykime: një që përcillet nga gazetarët e mediave liberale (MSNBC, CNN, The New York Times), dhe tjetri nga prizmi i gazetarëve që raportojnë për mediat konservatore (Fox, Newsmax dhe tjera).

“Nuk do të kishte alternativa për të mësuar realitetin e vërtetë e asaj që ndodh në gjyq”.

Precedenti OJ Simpson

Ndonëse disa procese gjyqësore në nivel shtetëror janë transmetuar në televizionet amerikane – si për shembull gjykimi për vrasje i OJ Simpsonit që mori vëmendjen e publikut amerikan – gjykimet federale nuk lejohet të fotografohen apo të transmetohen, për shkak të rregullave që datojnë nga viti 1946.

Sipas profesorit të së drejtës në Universitetin Georgetown, Neal Katyal ka ardhur koha që ky rregull “i vjetëruar” të ndryshohet.

“Jetojmë në kohën digjitale, kur njerëzit mendojnë vizualisht dhe janë të prirur të shohin gjërat me sytë e tyre,” ai shkroi në “The Washington Post.”

Vendimin për lejimin e kamerave televizive në seancën gjyqësore e merr Konferenca Juridike, një trupë që vendos rregullat për sistemin gjyqësor në nivel federal, që drejtohet nga kreu i Gjykatës së Lartë amerikane, zoti John Roberts.

Edhe Kongresi ka të drejtën ta ndryshojë ligjin.

Katyal, që ishte prokuror në gjykimin për vrasje të Derek Chauvinit, policit të bardhë nga Minesota që vrau afro-amerikanin George Floyd, tha se transmetimi i atij procesi gjyqësor ndihmoi që një publik i polarizuar të pranonte vendimin për fajësinë në fund të procesit.

Një gjë e tillë do të vlente edhe për gjykimin e Trump, tha Katyal.

“Kemi të drejtë ta shohim. Dhe kemi të drejtë të sigurohemi, që ata që përhapin teori konspiracioni të mos e kontrollojnë narrativën,” tha ai.

Rreziqet e transmetimit

Problemi i të shfaqurit në ekrane televizive, sipas ekspertes për media dhe gazetari politike, Christina Bellantoni, është aftësia e Trump për të dominuar debatin dhe për të manipuluar.

“Parashikimi im është që përkrahja e publikut do të rritej për te, pavarësisht se çfarë dëshmie paraqitet,” i tha ajo agjencisë AFP.

Rreziku është që një gjykim për një përpjekje për të përmbysur demokracinë të shndërrohet në argëtim, pa ndryshuar mendjen e askujt.

Njerëzit nuk janë të pavendosur rreth Trump, thotë ajo. “Disa njerëz do ta shohin me urrejtje; disa të tjerë do ta përkrahin dhe do të bëjnë tifo për te. Dhe askush nuk ka për të thënë “të pres e të shoh se si do të vihet drejtësia në vend”. / VOA 

Etiketa: donald trumpgjyq

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
BOTA

Trump mohon që Irani ka lëvizur uranium para sulmit: Asgjë nuk u nxor nga objekti

15:40 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
BOTA

Erdogan: Izraeli dhe Irani t’i kushtojnë vëmendje thirrjes së mikut tim, Trump

19:30 : 25/06/2025
AKTUALITET

Çudia! Del nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat: Duhet seancë tjetër…

21:55 : 24/06/2025
Para

Dokumentari kinez simulon pushtimin e Tajvanit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com