Shpëtimi i Eljo Hatos nga ngjarja e shkurtit 2021 në Shkodër, ku u tentua të vritej Taulant Pepaj, mobilizoi Behar Bajrin dhe djalin e xhaxhait të tij, Bardhok Mavraj. Të dy palët kapën prokurorin Xhevahir Lita me qëllim pushimin e akuzës për Eljo Haton dhe nxjerrjen nga kërkimi policor i tij.
Njëherësh në këtë atentat dyshohet se morën pjesë dhe Arsad Bashli, Behar Zagani, Astmer Bilali dhe Shkëlzen Xhenje Por në këtë çështje u dënua vetëm Shkëlzen Xhenje ndërsa 4 të tjerëve ju pushuan hetimet. Xhenje u dënua vetëm për akuzën e “kanosjes” dhe “mbajtjes pa lejë të armëve”. Ndërsa hetimet për të dhe tre personat e tjerë ishin regjistruar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.
Pushimi i akuzës për tre personat dhe ndryshimi i masës tek Xhenje është bërë nga prokurori Xhevahir Lita, tek i cili ka ndikuar Bardhok Mavraj dhe Behar Bajri.
“…bjeri bilbilit dhe më thuaj sa vjeç është dhe kaq pa pikën e meraku…”-i thonë Xhevahir Litës.
Sipas dosjes hetimore Xhevahir Lita, ka marë 50 mijë euro për mbylljen e dosjes ndaj tre personave. Fillimisht janë paguar 30 mijë euro dhe më pas 20 mijë të tilla në një momet të dytë kur është proceduar për pushimin e hetimeve. Shuma e parave duket e pa përballueshme, pasi rreth 5 mijë euro janë dhënë më parë tek policia e Shkodrës. Ndërsa njëherësh Xhevahir Lita, ka orientuar palët që Shkëlzen Xhenje të marrë përsipër autorësinë e krimit.
Sipas dosjes hetimore në 23 shkurt 2021, Behar Bajri interesohet për ngjarjen që ka ndodhur në Shkodër dhe i kërkon Xhevahir Lita, përdorues i SkyECCçMHSE7L që nëse mund të bëjë diçka, ta bëjë veç për të (9E6STL) ose nëse ndërhyn “Bardhoku”, askënd tjetër.
Biseda e kësaj date, lidhet me ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri ndaj Taulant Pepaj dhe “Bardhoku” për të cilin flet Behar Brajoviq, është Bardhyl Mavraj, djali i xhaxhi të Behar Brajoviq.
Ai dërgon mesazhet “… por kan ken me nji makin si e mbajn keta…a ke marr ti kyt dosje…po jan ne kamera ta kjara…dhe qa kena mej dhan…ati…vllas e temen…a ke fol qa kena mej dhan…”..
Më 24 shkurt 2021 Xhevahir Lita nis kontakt me Bashlin me të cilin nuk ka pasur komunikime më parë. Bashli, i shkruan lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në një karburant në Shkodër, ai shpjegon për ngjarjen duke dërguar mesazhet:
“….Shife se mendoj qe te ka ra ne vesht per ate qe te ka kalu ty…Jooo tel i jemi vec une e kam dhe sms i fshij direkt mbas bisedes…Ajo te ke karburanti aty qe ashte edhe makina jeme aty ne gjiro dmth ashtë aksident…Dhe problemi eshte qe cdo gja e merr per siper ai qe ka dal me ftyre… Po benci…….Por problemi eshte qe makinen e kam ne emer te nipit dhe nipi eshte ken ne shpifjet me mu ajo pjese sqarohet sepse nipi thote qe ja kam dhan makinen ati shkelzen xhenjes kur te jet momenti….Por problemi është që duam te heqim aty Haton nga kjo punë sepse kamerat për të janë të pa dullushme…për Haton…Dhe kët nipin kur të dush qe ka makinen ne emer ta mi me dhan deklaraten e ti dmth qe ja ka dhen makinen ati… Por me thuj ti ca me ba dhe do njeku udhezimet ca me jep ti…”.
Në vazhdim lidhur me sa shpjegoi Bashli, Xhevahir Lita në orën 17:53 i dërgon Bashlit mesazhet:
“…kujdes me këtë çështje se është zjarr puna…vetëm rri mos fol me asnjeri…të gjithë janë në……………”, duke nënkuptuar që të bëjnë kujdes se të gjithë personat për të cilët interesohet, janë në përgjim telefonik.
Më tej në bisedë që Bashli shpjegon edhe se kush kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjen e datës 21 shkurt 2021.
Ai dërgon mesazhet “…Po nipi puna makinës që deklaron që kujt ja ka dhan makinen sepse ashte normale kjo pune ka problem te madh per te ?…Dmth une do me hek Asmerin, Haton dhe nipin dhe makinën. Meqë nipi deklaron qe ja ka dhan ati shkelzenit makinen…Nipi e ka emrin Arsad Bashli…
Por kete e kam edhe në kamera qe ka kena ate nate dhe kemi dal të nesërmen, meqe ka ngjarja dmth kam rujte kamer dhe e kemi kur te dush ti ket prove ne dspozicion.
“…Ok vlla veç ti ke me i ra byrbylit kur te dush veç me me than sa vjeç ashtë dhe kaq pa pik marakut…”.
Shprehja “…sa vjeç është” dyshohet se bashkëbiseduesit kanë nënkuptuar shumën monetare në këmbim të zgjidhjes së çështjes penale…”.
Xhevahir Lita i shpreh shqetësim nëse komunikon me “Arsad Bashli” dhe babain e tij, por më pas i thotë që do i shoh vetë këto gjëra.
Ai në vijim dërgon mesazh duke i thënë të ketë kujdes mos të flasë në telefon:
“…tani kuptoje janë 50 veta në……….. mos fol më për keto gjera rri, vetem thuaj sdi gje dhe smerrem me keto fare .ok… ok po mos fol ne tel…”.
Ky mesazh krijon dyshim se “50 veta” nënkupton një shumë parash që kërkohet për të zgjidhur çështjen përndryshe ai nuk merret fare.
Pasi ka komunikuar me Xhevahir Liten, Bashli në orën 18:08:28 nis komunikim me TFQL4R dhe dyshohet se 2Q4RSM i tregon lidhur me bisedën me MHSE7L dhe se për të zgjidhur çështjen penale që po hetohet janë kërkuar një shumë më e madhe se 23’000 euro.
TFQL4R shprehet se nuk e përballon dot shumën e kërkuar pasi ka për të dhënë 5’000 euro në polici, TFQL4R dërgon mesazhet:
“…mdekshin vlleznit hin ntok ky muhabet…pasha allahun e madh un nuk kam munsi ma vlla me aq lek prz…shum paska kerku ma vlla…prz…per shpirt tbabs nuk e ve ndyshim ma vlla po nuk kena munsi mi pagu per allah…pasha allahun nuk e di vlla po fol vetem per ersadin edhe per asmerin vlla me mujt mi hek ato un skam mdek nipi…skena aq me ba pasha zoten…un 23€ i kam vlla qysh sonte ti bi vlla per allah Olek mes per kryt tnipit…ato ti bi un qysh sonte ma villa…diskutoje edhe me asmerin iher vlla…ge ta mydhim si muhabet vlla….se si dona me ba…un skam munsi ma per allah…se kena edhe 5€ e policis me qu…po ku ti bin vlla…te pallati apo te vila…”.
TFQLAR në vazhdim kërkon të di se kur do mbyllet si hetim duke dërguar mesazhet:
” …po i them nji shokut ta takojn anushi vlla se e njeh…a te tha se kur e mydh vlla…” dhe në orën në orën 9:31 e pyet 204RSM-në nëse ka biseduar që ngjarjen ta marrë përsipër dikush tjetër, ku dyshohet për Shkelzen Xhenje.
TFQLAR dërgon mesazhet “… o vlla a ke fol qe tja lajm vetem zenit vlla…se mos te futet me gjet at tjetrin vlla…po ideja asht vlla se me na shpall nkerkim at na i merr lekt kot prz vlla….se po qe puna per me nejt kerkim ma mir rrim kshu e mydhim me gjykat prz se punen ma tmadhe na e kan kry të policis vlla me than atë qa asht…edhe sa lek dona mi dhan 5€…si me ken tu tall prz…per allah as nuk mbjen mend ma vlla per lek a mkupton pasha zoten…po puna asht tpakten kur tna i marrin tna japin garanci qe na mydh punen…pranej po them…se nipin tem se kan nlist hiq vlla…kujtojn qe asht 1 djal prej Kirasit prz…se kan iden kush ka ken…o vlla mdekt nipi un tbesoj jeten ma vlla qa a ky muhabet.
Lita pas komunikimeve me Bashlin në orën 18:27 ka komunikuar edhe me Bajrin ku flasin lidhur me ngjarjen e ndodhur dhe Bajri dërgon mesazhet: “…po ato më than se ju tu ju kry pun…e migjonava prej tjerve….a të ka hi Bardhoku…po kush…Pllumi…po bardhi nuk te njeh…po kryja nese ke mundësi…”.
Në 25 shkurt në orën 16:18, Bashli komunikon me HIZOKF, i cili i dërgon foto nga brenda një makine dhe konstatohet që është në hyrje të kryeqytetit, pa hyrë në sheshin “Shqiponja”.
Në vazhdim të bisedës së tyre dyshohet se HIZOKF ka këmbyer një shumë prej 30’000 euro të cilat po i sjell në Tiranë dhe ka për ti dorëzuar në zonën e ish-Senatoriumit në Sauk, më saktë tek Hotel Eksploziv, ku 2Q4RSM e orienton që të shkoj tek hoteli dhe të kërkoi “Kolin” të cilit duhet të ja dorëzoi.
Në orën 17:42 HIZOKF e njofton që është me Kolin. Bashli e pyet “…Athu po te del koha me u kthy?” dhe HIZOKF përgjigjet “Po mi kishin ba gati 30 Jan…Pyte ku asht tja qoj”.
Bashli: i shkruan “…Aaa 30 ee… Ok se po e pys…”
“HIZOKF konfirmon që janë euro dhe Bashli i thotë që do e pyesë dhe më pas e orienton: “… Ok se po e pys… Ok se po e pys…Merre nje taksi thuji ne Sauk te afer sanaterjumit hotel “Eksploziv”. Sa te shkosh kerkoj Kolin te recepcjoni thuj desha me e taku… Ose e gjen aty….Se fola me te…” HIZOKF i përgjigjet “….Ok…. Me te jam…”.
Ndërkohë në orën 17:12 Bashli ka komunikuar me Xhevahir Litën ku nga biseda dyshohet se personi “Koli” që rrin tek Hotel Eksploziv, që është edhe njohje e Shkëlzen Litës, do shkoj ti dorëzoj 30’000 euro dhe për pjesën tjetër për dy ditë do i sjellin tek Bashli e më pas do ja dorëzoi Kolit.
Bashli dërgon mesazhet:
“…Mirmrama si kolove 30 vete po mbledhen sonte te darka po vjen Koli sonte aty te ti…Dhe per ato shoket tjer masimumi per 2 dit mi kalojne dhe vjen Koli të dakon prap… Takon”…”.
/Ora News