• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në Këshillin Kombëtar: Hyjmë në një nga periudhat më jetike për rolin e PD

19:50 : 04/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Hyjmë në një nga periudhat më jetike, më të vështira, por edhe më vendimtare për rolin e kësaj partie” Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Lideri demokrat iu ka kujtuar anëtarëve të Këshillit se aty janë dakordësuar se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni i tyre kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Sipas tij, ata u zotuan se do të mbronin votën duke e denoncuar çdo shkelje e çdo abuzim me votën e shqiptarëve. Ai përsëriti edhe një herë akuzat për mazhorancën mbi manipulimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

“Ne me këtë mbledhje, hapim siparin e një etape të re në jetën e PD-së. Dhe në fakt, ne hyjmë në njërat nga periudhat më jetike, më të vështira, të jemi realiste, por edhe më vendimtare për rolin e kësaj partie. Po në këtë sallë muaj më parë, së bashku kemi qenë plotësisht dakord se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Por, kemi qenë njëkohësisht dakord që ne të angazhoheshim me të gjithë potencialin tonë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore 14 maj 2023. U angazhuam publikisht se ne do mbrojmë votën, në kuptimin që ne sigurisht nuk do mbronim me armë votën, por do bënim gjithçka për të konstatuar, për të denoncuar çdo shkelje, çdo abuzim me votën e shqiptarëve. Gjatë fushatës elektorale ju, shtabet elektorale, kandidatët, kanë bërë një punë shumë të mirë, që krahas shpalosjes së programeve, ata kanë evidentuar me vërtetësi të gjitha problematikat e mëdha të farsës që kaloi.

Pas kësaj, një komision i ngritur këtu në qendër, ka kryer një punë të pashoqe, të pashembullt në 32 vite. Këtu kemi raportin, i cili shkon mbi 600 faqe, do publikohet në dy vëllime, i cili është nisur me pjesë e kapituj në qendrat e specializuara të zgjedhjeve të lira dhe do paraqitet dhe shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar.

Ato ishin zgjedhjet e para, në të cilat për herë të parë armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, shpalli publikisht si kinezëri Kodin Zgjedhor, asgjësoi çdo mbrojtje që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale. Së bashku me Kodin Zgjedhor, Edi Rama shkelmoi të gjithë kriteret dhe parimet kushtetuese. Edi Rama vendosi pabarazinë më ekstreme mes subjekteve zgjedhore në farsën elektorale. Ai i mori PD-së vulën dhe logon me një vendim antiligjor dhe ia dha patericës së tij, Brava-Alibeaj.” – u shpreh Berisha.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Sipas kreut të PD-së, zgjedhjet e 14 Majit ishin më të pabarabartat në histori dhe se rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë.

“Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori, pasi Edi Rama refuzoi regjistrimin e kryetarit të koalicionit opozitar. Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në historinë e pluralizmit, pasi partia kryesore e opozitës, nuk pati asnjë anëtar në komisionet e votimit dhe numërimit të votave. Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të pabarabartat, pasi PD me 61 kandidatët e saj në mbarë vendin, pati zero financime nga buxheti i shtetit, përkundrejt 1.2 milionë euro që mori paterica e Ramës, Brava-Alibasha me 12 kandidatë. Por, para se të kalojmë në aspekte të tjera të farsës zgjedhore, unë këtu para jush u them demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se mjafton kjo pabarazi ekstreme për të cilën fola më sipër, që çdo proces zgjedhor të shndërrohet në një farsë elektorale.
Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë.

Ua them këtë këtu, sepse unë dhe ju, ndeshemi rëndom me pyetjen: këta na i vjedhin, po ne çfarë bëjmë? Ua them këtu sepse rëndom, për fatin më të keq, janë jo të paktë ata, të cilët pranojnë fitoren kallp si fitore të vërtetë. Edhe njëherë u them, mjafton dhunimi i këtyre kritereve për të asgjësuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Në këtë farsë, pabarazia ekstreme, që unë u ndala më sipër, është vetëm njëri aspekt. Dy makineri gjigante funksionuan gjatë kësaj farse elektorale sa kurrë ndonjëherë për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave. Njëra ishte blerja e votës. kësaj here, siç jeni dëshmitar, pasi e shpalli Kodin Zgjedhor si kinezëri, Edi Rama përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë. Përveç kësaj, shpalli rritjen e rrogave për 187 mijë punonjës. Pra, me vendim zyrtar, kreu i ekzekutivit preku haptas, publikisht 867 mijë votues. Me para.

Nuk ishte vetëm kjo. Në kontekst të blerjes publike të votës, u shtuan në ndihmën ekonomike me dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm në rrethin e Peshkopisë, Belinda Balluku mori dhe shpërndau për të blerë votat nga buxheti i shtetit 400 milionë lekë për personat me aftësi ndryshe. Në gjithë Shqipërinë, kjo faturë shkon në miliarda lekë. Për të blerë votën publikisht, u përdorën mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe licenca. Të gjitha këto në shkelje flagrante të Kodit Elektoral dhe Kodit të Venecias. Për të blerë votën u shpenzuan qindra milionë euro në asfalt elektoral, zhavorr elektoral, tubacione elektorale. Paraja nën dorë u përdor sa asnjëherë më parë. Nisur nga partia e Tom Doshit, paraja nën dorë, ka pasur një efekt të tmerrshëm toksik mbi votën.” – deklaroi Berisha.

Etiketa: Berishakeshilli kombetarPD< zgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

Legjislatura e XI-të nis me tensione, çfarë ndodhi në seancën hapëse në Kuvend

11:33 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025
Para

"Bombë atomike"/ Karamuço paralajmëron arrestime të forta nga SPAK

TË GJITHA

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com