• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët shpenzuan 110 milion € në laboratorët dhe spitalet private në vitin 2022

Të dhënat financiare të operatorëve kryesorë të shërbimeve spitalore dhe diagnostikuese private në Shqipëri për vitin 2022, tregojnë se tregu shëndetësor privat pësoi një rënie me 28 për qind pas pandemisë, ndërsa operatorët e mëdhenj deklarojnë se janë me humbje.

08:00 : 03/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Shqiptarët shpenzuan së paku 11.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar për të paguar shërbimet e operatorëve spitalorë dhe diagnostikues privatë, shifër kjo 30% më e ulët se sa shpenzimet prej 16.4 miliardë lekësh të vitit 2021, vit kur pandemia e koronavirusit të ri shënoi kulmin. Pothuajse të gjithë operatorët e analizuar nga BIRN shënuan rënie në të ardhura, por rënia ishte më e fortë në kompanitë e specializuara në shërbimet e diagnostikimit, gjë që duket se lidhet me shërbimet e analizës diagnostikuese për koronavirusin e ri.

Operatori më i madh në treg, Spitali Amerikan, i cili është edhe aksioneri i vetëm i International Hospital kontrolloi gjatë vitit të kaluar 72% të tregut të dhjetë kompanive të analizuara. Spitali Amerikan më vete zë 47%, ndërsa International Hospital (Hygeia), zuri 24% të tregut.

Të dhjetë kompanitë e analizuara, Spitali Kontinental, American Hospital, Genius Lab, Intermedica Center sh.p.k, Biocheck Diagnostic Center, Noval Diagnostic sh.p.k, Pegasus Med sh.p.k, International Hospital, Salus dhe Spitali Europian, mbyllën vitin e kaluar me humbje prej 2.33 milionë lekësh. Këto kompani patën fituar bashkërisht 1.64 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro me kursin aktual) si pasojë e shpërthimit të kërkesës për shërbime, shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

American Hospital, kompania më e madhe e tregut, në fakt ka pësuar humbje të vazhdueshme dhe është gjithashtu kompania me humbjet më të mëdha në treg. Viti 2022 u mbyll me humbje 336 milionë lekë. Që nga themelimi i saj në vitin 2006, kompania ka pësuar humbje kumulative prej 1.78 miliardë lekësh, gjë që kanë pakësuar kapitalin aksioner nga 2.9 miliardë që ishte në fillim, në 1.13 miliardë në fund të vitit 2022.

Të ardhurat e kompanisë gjatë vitit të kaluar ishin 5.5 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 23% në krahasim me vitin paraardhës.

Lexo edhe:

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

Humbjet e vazhdueshme duket se nuk kanë shkaktuar ngurrim te investitorët dhe te bankat për të vijuar mbështetjen e projektit. Gjatë vitit të kaluar, kompania mori një kredi të re duke rritur asetet në 8.8 miliardë lekë ndërsa raporti i kapitalit me totalin e aseteve ra në vetëm 13%, gjë që do të thotë se për çdo 100 lekë asete, kompania ka 13 lekë kapital aksioner dhe 87 lekë borxhe.

Nga ana tjetër, International Hospital, kompania e dytë më e madhe në treg, e cila është nën pronësinë e American Hospital, mbylli vitin e kaluar me një bilanc më të qëndrueshëm. Të ardhurat e saj prej 2.8 miliardë lekësh ishin 10% më të ulëta se sa në vitin 2021, por kompania duket se reduktoi të gjitha shpenzimet për të mbyllur vitin me një bilanc humbjesh të kufizuara. Kompania u hap në vitin 2007 me një kapital prej 4 miliardë lekësh ndërsa deri tani, humbjet e akumuluara të saj kanë qenë 3.9 miliardë lekë. Kompania ka asete me vlerë 5 miliardë lekë.

Mes operatorëve të tjerë të mëdhenj të shërbimeve spitalore, Salus pati të ardhura prej 618 milionë lekësh ndërsa Spitali Evropian 439 milionë lekë.

Intermedica duket se është kompania më e suksesshme e shërbimit laboratorik në vend. Gjatë vitit 2022, ajo shënoi të ardhura në masën 930 milionë lekë dhe fitime në masën 127 milionë lekë.

Genius Lab rezulton kompania tjetër e madhe e shërbimeve laboratorike me të ardhura prej 794 milionë lekësh dhe fitime prej 194 milionë lekësh.

Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, taksapaguesit shpenzuan për shërbime shëndetësore publike rreth 64 miliardë lekë gjatë vitit 2022, ndërsa sektori privat i analizuar me të ardhura prej 11.7 miliardë lekësh sugjeron se tregu është minimalisht 75.7 miliardë lekë. Shpenzime të tjera shëndetësore, të tilla si shpenzimet për laboratorët e vegjël të cilët nuk janë përfshirë në këtë shkrim, pagesat nën dorë në sektorin publik apo pagesat për ilaçe të parimbursuara, janë të pamundura për t’u kuantifikuar.

Një analizë e mëparshme e BIRN vërejti se gjatë vitit 2022, importi i ilaçeve në Shqipwri ishte 242 milion euro, ku përfshihen medikamentet e rimbursuara, ato të konsumuara në spitale si dhe medikamentet e paguara nga qytetarët drejtpërsëdrejti.

/BIRN/

Etiketa: 2022genuis labhygeiashpenzimespitali amerikanspitali kontinental

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
BOTA

Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

17:33 : 25/06/2025
BOTA

REL: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

08:51 : 25/06/2025
BOTA

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025
BOTA

“E neveritshme”, Musk kritikon projektligjin e Trump pas largimit nga qeveria

22:02 : 03/06/2025
AKTUALITET

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025
Para

Këmbimi valutor 3 gusht, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com