• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biznesmeni i merr bashkisë 758 mln euro për parqe diellore, por blen avion dhe jaht privat

16:16 : 01/08/2023
në BOTA

Këshilli Bashkiak i një njësie të vogël të qeverisjes vendore në Essex të Britanisë së Madhe ka shpallur falimentin, pasi investoi në mënyrë të gabuar më shumë se gjysmë miliardi paund në ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Investimi prej 655 milionë paund nga fondi publik për parkun fotovoltaik të biznesmenit Liam Kavanagh nga ana e këshillit bashkiak Thurrock të qytetit Greys, rezultoi të ishte keqpërdorim i parave të taksapaguesve.

Mediat angleze raportojnë se Kavanagh paratë e taksapaguesve i ka përdorur për të blerë veshje luksoze, por edhe një jaht, një avion privat e makina të shtrenjta.

Dokumentet e zbuluara nxjerrin në pah mënyrën si biznesmeni përdori fondet e alokuara nga këshilli për të bërë shpenzime luksi, por avokatët e Kavanagh pretendojnë se të gjitha pagesat e bëra janë lejuar dhe miratuar nga ekipi financiar dhe auditori i kompanisë së tij.

Thurrock shpresonte se investimi i madh në 53 parqe fotovoltaike do të gjeneronte miliona të ardhura për qytetin, por BBC dhe Byroja e Gazetarisë Hulumtuese zbuluan se vlera e fermave të kompanisë “Rockfire” ishte fryrë për të tërhequr investime të mëtejshme.

Lexo edhe:

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

Investimet u emetuan përmes një serie komplekse obligacionesh. Pagesat më pas u ndalën, sepse vlera e fermave rezulton të jetë më e ulët se sa pritej, me këshillin që përballet me një mungesë prej 200 milionë paundësh nga investimi i rrezikshëm.

Gavin Cunningham, një ish-hetues në Zyrën e Mashtrimeve të Rënda, tha se është potencialisht mashtruese të ofrohen çmime të pasakta të energjisë.

Hetimi zbuloi se kur “Rockfire” rivlerësoi një nga portofolet e saj të parqeve fotovoltatike në 2018, kompania deklaroi se çmimi i energjisë ishte 61,45 paund për MWh, pavarësisht se çmimi mesatar në atë kohë ishte shumë më i ulët, dhe vërtitej në 46,92 paund për MWh.

Hetimi zbuloi gjithashtu se Kavanagh-s iu tha nga stafi në vitin 2020 se çmimi mesatar i energjisë pritej të ishte 41.70 paund për MWh, por ai këmbënguli që vlerësuesve t’u jepej çmimi i fryrë prej 62 paund për MWh.

Deri në vitin 2018, Thurrock kishte investuar më shumë se gjysmë miliard paund në këtë biznes, pasi çmimet e fryra të energjisë e bindën këshillin për të alookuar edhe një tjetër fond prej 130 milionë paund për “Rockfire” , të cilat nuk u investuan kurrë në parqe fotovoltaike.

Dokumentet e zbuluara gjatë investigimit tregojnë se 12 milionë prej fondit të dytë të alookuar për “Rockfire”, kanë shkuar në llogarinë e një kompanie, nga e cila Kavanagh bleu avionin e tij privat.

Ndërkohë, ka edhe pagesa prej 2 milionë paund për makinën e tij “Bugatti Chiron” dhe 16 milionë paund për jahtin luksoz “Heureka”. Ndërkohë, 40 milionë paund shkuan në një llogari bankare të koduar “tjetra”.

Kavanagh bleu gjithashtu një orë “Hublot” të mbështjellë me diamante, e përllogaritur se kushton dy herë më shumë se çmimi i një shtëpie mesatare në Greys – qyteti i Essex-it ku është vendosur Këshilli i Thurrock.

Sakaq, një e-mail që biznesmeni dërgoi në 2020 duket se tregon se ai gjithmonë kishte planifikuar të shpenzonte investimin e këshillit për të financuar jetën e tij luksoze.

“Këto fonde do të përdoren për të krijuar një zyrë të re investimesh familjare dhe për të krijuar pasuri për vitet në vijim. Ky ka qenë gjithmonë plani im”, thuhet në të.

Ndërkohë, Thurrock është vetëm një nga disa këshilla bashkiakë në Britaninë e Madhe që janë përballur me probleme financiare prej vitit 2011, kohë kur autoriteteve lokale iu dha më shumë liri për të mbledhur fonde dhe për të investuar.

Croydon, Slough dhe Woking janë tri prej njësive që u është dashur të ndalojnë të gjitha shpenzimet jo thelbësore pasi kanë humbur fondet publike në investime të rrezikshme.

Etiketa: 758 mln eurobashkisëbiznesmeniLiam Kavanaghparqe diellore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
AKTUALITET

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

17:50 : 27/09/2025
Para

Kërcënimi i Ramës, nëse prekej inceneratori: Për 3 ditë Tirana si Durrësi! (që u mbulua nga plehrat)

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com