• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mbyllja e “Klan Kosovës”/ Paqartësi dokumentesh, çfarë “fshihet” pas vendimit të qeverisë?

20:39 : 31/07/2023
në RAJONI

Në Kosovë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë tha sot se ka siguruar dokumentacionin nga Maqedonia e Veriut, sipas të cilit pronari aktual i televizionit Klan Kosova, si person fizik, figuron i regjistruar si shtetas i Serbisë.
Ministria bëri publik dokumentin e nxjerrë nga regjistri qendror i Maqedonisë së Veriut, ku edhe është regjistruar biznesi i pronarit të Klan Kosova.

Në një dokument që ka siguruar sot Zëri i Amerikës nga regjistri qendror i Maqedonisë së Veriut, televizioni figuron i regjistruar me emërtimin Gjakovë – Kosovë. Të njëjtin dokument, por në gjuhën angleze, e publikoi gjatë ditës edhe Klan Kosova duke këmbëngulur se nga 20 qershori i këtij viti në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm emërtimi Kosovë.

E paqartë përse ministria e Tregëtisë ka përdorur adresën e pronarit si person fizik.

Parregullsitë në regjstrim të biznesit bënë që me 14 qershor qeveria e Kosovës të vendoste pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, me pretendimin se në regjistrimin e biznesit shkruan “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Autoritetet thanë se “nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Lexo edhe:

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

Me 16 qershor Komisioni i Pavarur i Mediave miratoi një vendim që detyronte televizionin Klan Kosova të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës brenda 30 ditësh.

Klan Kosova thotë se ka paraqitur dokumentet e plotësuara me 21 qershor në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila po atë ditë shfuqizoi vendimin për pezullimin e certifikatës. Por në ditë më pas vendimi u rikthye duke bërë që Klan Kosova të dërgojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Me 28 korrik ky Komision vendoi t’ia hedhë poshtë ankesën Klan Kosovës dhe ta konfirmojë përfundimisht pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni. Në një njoftim të ministrisë së Industrisë thuhej se tashmë çështja është përmbyllur ndërsa “pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente”.

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë protestuan të hënën kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat Klan Kosova, veprim që nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Me moton “Demokracia vdes në errësirë”, grupe gazetarësh bënë thirje sot për zhbërjen e vendimit të qeverisë duke e cilësuar atë goditje të rëndë ndaj lirisë së medias.

Kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, tha sot gjatë protestës se është i bindur që drejtësia do të hedhë poshtë vendimin e ministrisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi dhe në autoritetin e pavarësinë e njerëzve që punojnë nëpër gjykata. Besojmë se ata në asnjë mënyrë nuk do të bien pre e çfarëdo lloj ndikimi që mund të ushtrohet ndaj tyre nga qeveria apo kushdo tjetër”, tha ai.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nxiti reagime të ashpra nga diplomatë perëndimorë, shoqata gazetarësh, përfaqësues të mediave, por edhe përfaqësues të opozitës.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian u shprehën thellësisht të shqetësuara me vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës që sipas tyre është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se zbatimi i ligjit kundër sipërmarrësve të fuqishëm që e shkelin atë për përftime financiare, nuk paraqet sulm ndaj lirisë së medias. Ai theksoi se ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet” dhe se sipas tij zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

Të hënën ministria e Industrisë tha se u ka pezulluar certifikatat e biznesit edhe të paktën 5 kompanive të tjera që sipas saj, kanë emërtim kundërkushtetues, duke i paraqitur qytetet e Kosovës si pjesë të Serbisë./VOA

Etiketa: dokumenteshklan kosovaMaqedonimbylljapaqartesi

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

08:17 : 19/10/2025
RAJONI

Ndikimi rus në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut i kufizuar, por me rreziqe

08:15 : 15/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025
Para

Hungaria shtyn ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com