• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimi i vezëve ulet 20 deri në 30% nga zhvlerësimi i euros

08:13 : 31/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Çmimi i vezëve është ulur nga 20 deri në 30% krahasuar me dy muaj më parë. Vezët po shiten 18% më lirë edhe në krahasim me periudhën para fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.

Në dyqanet me pakicë të produkteve ushqimore, çmimi i vezëve të hapura u tregtua 13 lekë për kokërr nga 18,5 lekë për kokërr që ishte dy muaj më parë. Tregtarët e dyqaneve me pakicë pohuan se sot çmimi i vezëve pësoi një tjetër ulje të lehtë, duke arritur në 13 lekë për kokërr nga 13,5 lekë për kokërr që ishte një ditë më parë.

Çmimi i vezëve ka pësuar rënie të ndjeshme edhe te pularitë kryesore të vendit. Përfaqësues nga kompania “Ovvital” pohuan për “Monitor” se veza është tregtuar me çmim 14 lekë për kokërr nga 17 deri 18 lekë që ishte 2 muaj më parë.

Lilo Seraj nga kompania “Ovvital” tha se shkak i rënies së çmimit është zhvlerësimi i lartë i monedhës Euro, pasi baza e gjitha baza ushqimore për pulat importohet nga jashtë. “Rënia e çmimit të vezës është gati 20%, aq sa është edhe rënia e monedhës euro përgjatë këtyre 3 -4 muajve”, pohoi ai.

Por rënia e Euros, po jep efekt domino te pularitë vendase. “Nga njëra anë është ulur shumë çmimi i ushqimit të pulave që vjen nga importi dhe në kahun tjetër po penalizon te eksportet prodhuesit e vezëve. Po eksportojmë vezë në Greqi dhe Kroaci dhe zhvlerësimi i lartë i Euros po na dëmton”, theksoi përfaqësuesi i kompanisë Ovvital.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Për vitin 2022 eksporti i vezëve u rrit 80% më shumë se 2021 në sasi dhe rreth 2,5 herë më shumë në vlerë. Shtimi i eksporteve vijoi edhe për gjatë 2023. Për muajin janar 2023 eksportet e vezëve u 3-fishuan krahasuar me muajin janar 2022.

Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ishte sasia më e lartë e eksportit të vezëve e shënuar për muajin janar.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të vezëve në Europë në vlerë eksportet e janarit ishin 4 herë të larta se vjet. Arsyeja e shtimit të eksporteve ishte mungesa e vezëve në tregun europian nga dëmet që shkaktoi në Europë dhe SHBA gripi i shpendëve.

Mungesa e prodhimit rriti ndjeshëm çmimin e vezëve në bursa. Kompanitë shqiptarë pohuan se në atë periudhë eksportuan vezë me çmim 27 lekë për kokërr.

Konsumi i vezëve nisi rikuperimin pas mesit të korrikut

Konsumi i vezëve që shënoi rënie të lartë në fillim të këtij viti ka nisur të rikuperohet pas 15 Korrikut sipas kompanive prodhuesve. Më herët prodhuesit ngritën shqetësimin për tkurrje të lartë të konsumit në tregun e brendshëm, për shkak të emigracionit. Rënia e konsumit e ndikuar nga largimet u konsiderua si më e larta nga operatorët në këto 30 vjet.

Tashmë kompanitë pohojnë se konsumi i vezëve ka shënuar rritje pas 15 korrikut për shkak të nisjes me vonesë së sezonit turistik. “Sezoni turistik nisi me vonesë.

Deri më 15 Korrik, vetëm strukturat akomoduese në Durrës kanë qenë me kapacitet mbi 60%. Bregdeti i Jugut ka funksionuar vetëm me fundjava deri një javë më parë, përveç ndonjë rasti që bën përjashtim.

Shumica kanë qenë bosh. Ne varemi shumë nga puna e hoteleve, pasi veza është produkt bazë për hotelerinë. Për muajin gushtin ka të dhëna të mira deri në javën e tretë”, theksoi Lilo Seraj.

Si ka ndryshuar çmimi i vezëve që pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë

Në muajin mars 2022 pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë çmimi i vezëve u shtrenjtua 30 deri 56%. Nga 16 lekë për kokërr që ishte para nisjes së luftës u tregtua 21 lekë për kokërr duke arritur deri në 25 lekë. Operatorët prodhues pohuan se rritja e çmimit u ndikua nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë.

Çmimi i misrit ishte 37 lekë/ kg dhe pas luftës Rusi-Ukrainë arriti 58 lekë/kg, soja nga 95 lekë/kg shkoi 125 lekë/kg dhe vaji i sojës ( pjesë e bazës ushqimore për pulat) nga 150 lekë/litër shkoi 300 lekë/litër.

Përveç dyfishimit të lëndës ushqimore për shpendët, çmimi i vezëve pësoi tjetër rritje në 2022 për shkak të ngordhjes së gati 5% të shpendëve nga influence aviare.

Çmimi i vezëve arriti 27 deri 30 lekë për kokërr. Prodhimi në ferma përpara virusit sipas ekspertëve ishte 1,350,000 vezë/ditë. Kompanitë pohuan se në atë periudhë nga ngordhja e shpendëve prodhimi u reduktua 50%./Monitor

Etiketa: cmimeeuroVezë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:19 : 09/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 08/05/2025
AKTUALITET

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

08:38 : 07/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:14 : 07/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

14:42 : 06/05/2025
Para

Temperatura deri në 36°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com