• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasaporta dhe patenta falso, agjenti i infiltruar zbuloi bazën e falsifikimit të dokumenteve në Korçë

16:36 : 30/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një agjent i infiltruar në policinë e Korçës, ka sjellë zbulimin e bazës së falsifikimit të pasaportave britanike, amerikane dhe dokumentave të ndryshëm në qytetin e Korçës.

Që prej muajit Mars 2023 e në vijim agjenti rezulton të ketë porositur dokumenta të ndryshëm tek anëtarët e grupit të falsifikimit, duke nxjerë zbuluar veprimtarinë e tyre kriminale.

Në muajin qershor 2023, prokuroria e Korçës arrestoi Daniel Moravën dhe Guri Pejon. Ndërsa tashmë aksioni u shtri dhe tek 3 persona të tjerë Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi.

Sipas dosjes hetimore vetëm në datat 12, 21 dhe 22 Mars agjenti i infiltruar ka kryer blerje të autorizuara tek personat e dyshuar si individë që mereshin me falsifikimin e pasaportave dhe dokumentave të ndryshme.

Ndërkohë në një rast në 31 Maj 2023, agjenti i policisë është prezantuar si qytetar për blerjen e një leje drejtimi të falsifikuar.

Lexo edhe:

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

U gjet në rrugë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni

Sipas dosjes hetimore Besnik Dine dhe Thanas Sholla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryejnë në Korçë veprimtarinë e falsifikimit të dokumentave të ndryshme, kartmonedhave dhe pasaportave.

Dine ishte ai që siguron persona të ndryshëm, mjete identifikimi të falsifikuara.

Ai kryente rolin e ndërmjetësit në këtë skemë falsifikimi, duke marrë të dhënat e personave të interesuar për t’u pajisur me mjete identifikimi false dhe duke i përcjellë këto tek bashkëpunëtorët e tij, që kryejnë procesin e falsifikimit.

Pasi kryenin procesin e falsifikimit, këto porosi i dorëzohen shtetasit Besnik Dine, i cili bënte të mundur kontaktin fizik me porositësin dhe marrjen e pagesës.

Dine i merte dokumentat e falsifikuara nga Thanas Sholla dhe më pas ja jepte personave të interesuar.

Në tre raste, Dine i ka dhënë agjentit të infiltruar pasaporta të falsifikuara kryesisht në faqen 2 dhe heqjen e faqeve 7 dhe 8 ku ishin vendosur vulat në pikat e kalimit kufitar.

Në dosje hetimore evidentohet se falsifikimet kryheshin përmes printerave dhe skanerave të cilësisë së lartë me ngjyra.

Baza në qytetin e Korçës u zbulua falë hetimeve të kryera pas zbulimit të një rasti në aeroportin e Rinasit, ku një grua tentoi të kalonte kufirin, duke përdorur një vizë diplomatike të falsifikuar.

Etiketa: falsifikimKorce

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

12:59 : 17/11/2025
AKTUALITET

U gjet në rrugë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni

09:41 : 17/11/2025
AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

09:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

16:21 : 08/11/2025
Para

Arrestohet i riu në Ersekë/ “Tapë” në timon, manovra të rrezikshme dhe kundërshtoi policinë

TË GJITHA

Protesta përpara Kryeministrisë/ Hoti: Balluku vodhi miliona, qytetarët paguajnë pasojat

19:24 : 17/11/2025

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

19:11 : 17/11/2025

“Nuk e pranojmë ligjin për Barazinë Gjinore”/ Berisha: Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë familjen

19:05 : 17/11/2025

“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme

19:00 : 17/11/2025

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025

“Vrima e Llogarasë, pjell 50 mln euro”/ Pankartat gjatë protestës së opozitës: Një komb dy gjini! (FOTO)

18:48 : 17/11/2025

Berisha: Rotacioni i opozitës u pengua nga tonelatat e eurove të drogës

18:47 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com