• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk u bëra kurrë nënë se mjekët më shkatërruan trupin”, rrëfimi mes lotësh i 70-vjeçares

18:07 : 28/07/2023
në AKTUALITET

Sa prej nesh e kanë gjetur veten në situata të tilla, ku besimi për të ndrequr diçka të bëjë të përfundosh akoma edhe më keq. Kështu fillon historia e Hyjrie Brahos, e ardhur nga një familje çame në qytetin e Cërrikut. Banesa e saj e parë do të ishte poshtë një ure, derisa Partia e Punës t’i siguronte një shtëpi.

Kur ishte vetëm 18 vjeçe shëndeti i Hyjries do të përkeqësohej, duke e detyruar ata të shtrohej në Spitalin e Elbasanit. Mjekët kishin shumë dyshime për sëmundjen dhe mendonin se shkaqet ishin të shumta. Ata vendosën t’u jepnin përgjigje pikëpyetjeve duke kryer një sërë operacionesh që sollën në kalbëzimin e trupit.

Ajo rrëfen se do të qëndronte për 6 muaj me bark të hapur pasi qepjet nuk mbanin dhe disa organe dolën jashtë funksionit. Si të mos mjaftonte kjo Hyjrie Braho do të kalonte në reaksion nga antibiotikët e shumtë. Ndonëse jepte ende shenja jete, ajo do ta shihte veten në morg, ku mjekët po kryenin autopsinë e saj. Ishte ndërhyrja e vëllait, i cili u përlesh me “bluzat e bardha” duke mundësuar që motra të shkonte në Urgjencën e Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Pas një viti mjekim të vazhdueshëm Hyjria do ta rimerrte veten. Ndonëse mjekët nuk jepnin shpresa, mrekullia ndodhi dhe Hyjria doli shëndoshë e mirë nga spitali. Por mishi i saj i kalbur ende s’ishte rikuperuar plotësisht, prandaj mjekët e këshilluan nënën e saj që Hyjrija të mos martohej për të paktën 6 vjet. Duke treguar këtë episod Hyjrija thotë për emisionin “Rrëfimi Juaj”:

“I tha që 6 vjet nuk do ta martosh. Pse i tha nëna? Po të ketë gjëra nga mitra, hiqjani. Ajo është e kalbëzuar, do vijë një kohë ajo do hapet prapë tha. Të paktën të kalojë një 6-vjeçar”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Vitet kaluan dhe plagët po mbylleshin, por jo fjalët e njerëzve që e shihnin atë si një fantazëm në rrugët e qytetit. Çdo djalë që do të kërkonte dorën e saj për grua, do të ndeshej me fjalët: Të sëmurën do marrësh?! Ajo nuk lind, nuk është për familje, është e sëmurë.

Në një familje të madhe me 8 fëmijë, jetesa ishte tepër e vështirë, ku netët që do flinte pa ngrenë do të ishin të panumërta. Kryetari i Këshillit nuk pranonte ta punësonte pa përfituar seksualisht prej saj! Lotët e prindërve nuk do të ndalnin pasi shëndeti i Hyjries nuk po merrte rrugën e duhur.

E gjendur në një situatë të dëshpëruar, Hyjrie Braho vendosi të djegë veten me vajguri. Fatmirësisht familjarët ndërhynë në kohë, duke i shpëtuar jetën.
Pas viteve 90’ Hyjria do të shkonte për të punuar në Greqi, ku kujdesej për një zonjë të moshuar.

Edhe në shtetin grek operacionet nuk do t’i ndaheshin. Ajo do të operohej për shkak të një numri të konsiderueshëm gurësh në tëmth. Mjekët grekë që e operuan, kur panë barkun e saj të çarë u shtangën, duke u shprehur se “kështu nuk therim as kafshët për festat e fundvitit”.
E detyruar të kthehej në Shqipëri ajo do të jetonte në skamje, dhe asnjëherë nuk u martua për të krijuar një familje. Ajo sërish tentoi t’i japë fund jetës, por këtë herë u shpëtua nga fqinjët.

Ajo rrëfen se: “Atë ditë e harrova derën hapur, komshia erdhi, unë u nxiva u bëra sterrë. Të mos kishte ardhur edhe pesë minuta unë do kisha vdekur. Erdhi bjer derës, e hapi. Dolën të gjithë, i shoqi më hoqi lagun në fyt.”.

Ende mjekët kishin dyshime për shëndetin e Hyjries, duke i dhënë mjekime të kundërta. Shpresën do ta gjente në mjekësinë greke. Kjo është jeta e Hyjrie Brahos, e cila kërkoi shpëtim për jetën, por u kthye në një “eksperiment” për mjekët.

Etiketa: djegiaHyjrie Brahooperacionetrrefimishendet

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 8 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 07/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 6 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 05/05/2025
AKTUALITET

Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

18:34 : 30/04/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 27 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 26/04/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri, vriten tre persona në Kosovë

TË GJITHA

Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër shkelmon portën e shkollës dhe intimidon komisionerët

14:46 : 11/05/2025

FOTO/ Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

14:40 : 11/05/2025

Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

14:36 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

14:16 : 11/05/2025

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com