• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau kunatën në sy të vajzës, Apeli shton me 5 vite dënimin për Agron Tanushin

12:59 : 26/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apeli ka rënduar dënimin për Agron Tanushin me 5 vite, duke e çuar në total 28 vite burg, për vrasjen e nuses së vëllait të tij, Jetmira Hasanin, e cila ishte me dy urdhër mbrojtje.

Shkalla e parë e dënoi me 23 vite burg, por Apeli i shtoi edhe 5 vite të tjera duke e dënuar përfundimisht me 28 vite heqje lirie.

Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2020 në Bathore në banesën ku autori dhe viktima jetonin së bashku në kate të ndryshme. 34-vjeçarja Jetmira Hasani ishte divorcuar nga vëllai i autorit prej 4 vitesh dhe vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tij.

Jetmira Hasani u vra në sy të vajzës së saj 8-vjeçare dhe prej vitesh kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje, i cili nuk i shërbeu për të parandaluar vrasjen e saj.

Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

Ndërkohë nëna e viktimës ka kërkuar dënim maksimal për autorit, teksa ka deklaruar se kanë frikë prej tij dhe se druhen se mos i vret, pasi të dalë nga burgu.

Lexo edhe:

Vrasja në Bathore/ Si nisi sherri mes ish-kunetërve për mbeturinat

“Shteti ta dënojë përjetë, kemi frikë. Ai na shau në gjykatë, një herë na vrau….Ky në rrugë na shante, tani ca të bëjmë ne? Ta vrasim? Doli Dan Hutra, vrau disa, a kështu do bëjmë dhe ne? Unë nuk i kërkoj gjë shtetit, e vras. Janë ngjarje që nuk kanë si të jenë ndryshe. Ai dënohet 28 vite. Ne thamë të gjitha gjërat që ai ka bërë. Nëse mundem ia jap unë dënimin, po ai është më i zoti, se është mësuar të vrasë”, ka deklaruar ajo.

Vendimi i Apelit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 3011, datë 15.12.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit (A) T për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj viktimës së ndjerës J.H, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit (A) T për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, e parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e tij me 23 (njëzet e tre) vite burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit T për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 28 (njëzet e tetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit T për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin përfundimtar të të pandehurit T me 30 (tridhjetë) vite burgim.

Gjithashtu dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.T, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i K. Penal dhe deklarimin fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 278/4 i K. Penal dhe përfundimisht bashkimin e dënimit në një të vetëm.

Në përfundim të gjykimit, më datë 26.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr. 3011, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T për veprën penaletë “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 25 vjet burgim.

– Në bazë të nenit 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm prej 28 vjet burgim.

Etiketa: Agron TanushiJetmira Hasani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Bathore/ Si nisi sherri mes ish-kunetërve për mbeturinat

21:27 : 15/09/2020
Para

"Rama i dha 10 mln euro Zotos", PD: Emergjenca e mbetjeve ne Vlorë, peng i korrupsionit të qeverisë

TË GJITHA

Spanjë-Portugali/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Yamal kundër Ronaldos

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com