• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vidhnin vilat në bregdet, goditet grupi kriminal, dy në pranga dhe një në kërkim/ PAMJET

10:04 : 25/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia ka zbardhur vjedhjet në 3 vila, në Dhërmi dhe në Golem, Kavajë, dhe ka ‘shkatërruar’ grupin kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit.

Janë vënë në pranga 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Të tre shtetasit, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje, brenda dhe jashtë vendit.

Ky grup, në vitin 2022, ka kryer dhe tre vjedhje në banesa, në Dhërmi, Borsh e Himarë, ku ka marrë shuma të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende me vlerë. Gjithashtu, dyshohet se ky grup ka kryer dhe disa vjedhje të tjera në vila dhe në banesa, në zona bregdetare.

Para vjedhjeve, pjesëtarët e grupit kriminal shkatërronin kamerat e sigurisë, që të mos identifikoheshin.

Lexo edhe:

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Zbardhen dy vjedhje në Nikël dhe Qerekë, arrestohet ‘skifteri’ egjiptian


“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen në dy vila në një kompleks banesash në pronësi të shtetasve A. D. dhe L. D., si dhe tentativën për vjedhje në një banesë në afërsi të kompleksit, në orët e para të mëngjesit të datës 22.07.2023, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer hetime të thelluara proaktive për zbardhjen e këtyre rasteve.

Si rezultat i punës hetimore, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë bënë të mundur zbardhjen e këtyre rasteve dhe identifikimin e pjesëtarëve të një grupi kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Pas sigurimit të provave dhe lokalizimit të pjesëtarëve të grupit kriminal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piketat”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

  1. K., 31 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë dhe me armë;
  2. G., 22 vjeç, banues në Durrës, me precedent të mëparshëm për vjedhje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 3180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve.

Në vijim të operacionit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit A. H., në Golem, Kavajë, vjedhje e kryer dy ditë më parë, po nga pjesëtarët e këtij grupi, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare në euro, paund, dollar dhe lekë.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky grup, në të njëjtën periudhë të vitit 2022, ka kryer 3 vjedhje në banesash në fshatrat Dhërmi, Borsh dhe Himarë, ku ka marrë sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sendesh me vlerë, konkretisht:

– Në datën 11.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. B., në Himarë;

– Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur sende dhe vlera monetare në një hotel në pronësi të shtetasit D. Sh., në fshatin Borsh;

– Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur vlera monetare dhe sende me vlerë, në vilën e shtetasit K. N., në një kompleks banimi në fshatin Dhërmi.”- njofton policia.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të vilave dhe banesave të kryera nga ky grup dy vitet e fundit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: grup kiriminalplazhvilavjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbardhen dy vjedhje në Nikël dhe Qerekë, arrestohet ‘skifteri’ egjiptian

12:34 : 05/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

11:17 : 30/09/2025
KRONIKE

Vidhte biznese në zonën e “Myslym Shyrit”, i mituri arrestohet dhe lirohet për shkak të moshës

18:34 : 29/09/2025
Para

Qori: Rama si pijanec i dasmës, kanrnaval i përmbysur!

TË GJITHA

Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com