• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ryshfet për të mos u vënë gjobë farmacive, SPAK çon për gjykim e zyrtarë të Agjencisë së Barnave (EMRAT)

13:17 : 25/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim inspektorët e Agjencisë së Barnave, Luan Çiçi, Armando Luka si dhe Besiana Xhelilaj.

NJOFTIMI I SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1. Luan Çiçi, akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal.

2. Armando Luka, akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

3. Besiana Xhelilaj (Gega), akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituara nga të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruara në Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nga kqyrjet e pamjeve filmike të emisionit invesitgativ “Stop“, deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale dhe deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm se të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka, inspektorë të AKBPM-së kanë kërkuar shumën monetare prej 100.000 lekë dhe kanë përfituar në mënyrë të parregullt shumën totale prej 60.000 lekësh nga shtetasi Andi Selxhaferi, i cili ushtron aktivitet tregtar farmaci dhe është objekt kontrolli i AKBPM-së. Kjo shumë monetare është përfituar në mënyrë të parregullt me qëllim mos evidentimin dhe marrjen e masës administrative për shkeljet e gjetura gjatë inspektimit në subjektin Andi Selxhaferi PF.

Pas inspektimit të ushtruar të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka më datë 27.12.2022 e kanë mbyllur procedurën e inspektimit të pastër pa shkelje, pa masë administrative dhe për këtë kanë marrë në dy raste nga shtetasi Andi Selxhaferi mitën në shumën totale prej 60.000 lekësh. E pandehura Besiana Xhelilaj, me detyrë shefe e sektorit të inspektimit në AKBPM, pasi është vënë në dijeni për një rast të tregtimit të një medikamenti (hepatect) me pullë tjetër të ndryshme nga ajo e lëshuar nga AKBPM, me çmim më të lartë shitje, në shkelje të nenit 20 dhe 37 të ligjit 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” nuk ka kryer detyrën e saj funksionale.

Shkeljet e nenit 20 dhe 37 të ligjit 105/2014 dënohen me masë administrative, por e pandehura edhe pse e ndodhur në dijeni të faktit të kundërligjshëm nuk ka kërkuar të merren masa për identifikimin dhe inspektimin e subjektit që e tregtonte dhe depos farmaceutike por i ka dërguar mesazhe përfaqësuesit të depos që e importon duke i bërë të qartë se për raste të tjera të ngjashme ka marrë masa administrative, duke lënë të kuptohet se është duke i bërë një favor. Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimin nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.”

Etiketa: agjenciabarnatilacespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
Para

"Rruga e korrupsionit": Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve të BE për bujqësinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com