• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mes problematikash dhe kontestimesh, kandidati i PS fiton bashkinë e Rrogozhinës

10:10 : 24/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, duket se do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Rrogozhinës, pasi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut ka arritur të mundë rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57.58 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42.42 %. Memolla ka fituar me nje diference prej 1752 votash ndaj rivalit te tij demokrat.

Ditën e djeshme në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme.

Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.

Ajo që ishte befasi e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në krahasim me 14 majin, por pavarësisht pjesëmarrjes së lartë kandidati socialist fiton ndaj opozitës.

Lexo edhe:

Skerdi Tase rrëfen vrasjen e Emiliano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

  • Problematikat në zgjedhje:

Ditën e djeshme janë hasur deri në 4 – 5 raste të tentativës së fotografimit të votës. Për shkak të kësaj problematike në qendrën e votimit 22-23, çoi edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta. Për këtë incident reagoi menjëherë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se shqetësim mbetet edhe votimi familjar.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. U bëj thirrje të gjithë votuesve që t’i shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”, tha ai.

Gjatë gjithë ditës ka patur denoncime të shumta nga ana e opozitës për presion ndaj votuesve, manipulime të procesit zgjedhor, si dhe vënien e administratës në shërbim të Partisë Socialiste.

Gjatë pasdites, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi në rrjetet sociale dhe një video ku një çift denonconin se si njerëz të kandidatit të PS-së, Edison Memolla i kishin kërcënuar se nëse nuk votonin në favor të kandidatit socialist, ata nuk do i linin me kaq.

  • Kandidati i “Bashke Fitojme”, Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e procesit

Në KZAZ-në nr. 43 pati disa problematike duke ndërprerë herë pas here numërimin. Shkak është bërë kontestimi nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha i cili tha se gjatë numërimit të votave ka identifikuar shenja në fletët e votimit të hedhura për kandidatin socialist, Edison Memolla.

Kjo ka shkaktuar debate mes Hoxhës dhe deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj i cili ishte i pranishëm në proces.

Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e plotë të procesit dhe rinisjen e tij paraditen e sotme, kërkesë e cila pas konsultimeve me KQZ-në nuk u pranua nga anëtarët e KZAZ-së.

  • Votimi i përsëritur

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan dje sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e bashkisë së tyre, pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Dy kandidatët, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte rreth 36%, 4% më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

Në zgjedhjet e kaluara, fitoi kandidati i PS-së me vetëm 21 vota diferencë, me kutinë e burgut, shumë të kontestuar, që i dha fitoren. Ditën e sotme të burgosurit nuk kanë patur të drejtë votimi.

1d491b5c-6c5e-4259-8752-bc26915f31b8
2cf8c0a5-c197-4f1c-bb04-07c979ddb5a0
24da0a6e-4a98-4699-897e-c7ab76f16068
  • Puthje, brohoritje dhe përqafime, socialistët nuk përmbahen! Festojnë fitoren në Rrogozhinë

Vetëm pak çaste pas shpalljes së zgjedhjeve festë e madhe jashtë KZAZ-së në Rrogozhinë ku u numëruan votat që shpallën fitues kandidatin e PS-së Edison Memolla.

Socialistët e Rrogozhinës, kryesisht burra kanë thirrur emrin e tij “Edi…Edi”, teksa kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

Nuk kanë munguar as lotët, ndërsa më pas e kanë ngritur në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.

 

  • Edison Memolla flet pas fitores

Fituesi në zgjedhjet e 24 korrikut, Edison Memolla ka mbajtur një fjalim për mediat pas përfundimit të procesit të numërimit të 54 kutive të votimit. Teksa falenderoi socialistet për besimin, ai tha se do punojë fort për të ardhmen e qytetit.

Memolla u zotua që ta bëjë qytetin elitar, si dhe shtoi se do të fokusohet edhe tek bujqësia.

‘Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qenë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar’- tha Memolla.

Etiketa: Edison MemollarinumerimirrogozhineShkëlqim HoxhavotatZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skerdi Tase rrëfen vrasjen e Emiliano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë

14:33 : 15/07/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:29 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në oborrin e tij por dogji 10 ha bimë, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

10:03 : 14/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Masakra elektorale ndodhi ditën e zgjedhjeve në zonat e karteleve! Aty nuk ka pasur komisionerë

21:19 : 07/07/2025
Para

Zjarret në Fier dhe Vlorë, ndërhyhet nga ajri

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com