• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Kush përfiton nga zhvlerësimi i euros dhe si mund të frenohet?

19:12 : 24/07/2023
në EKONOMI

Zhvlerësimi i shpejtë dhe i fortë i euros kundrejt lekut duket të ketë zëvendësuar inflacionin si shqetësimi më i madh i shqiptarëve. Në mes të sezonit veror 1 euro këmbehet me 100.9 lekë (kursi i 21 korrikut) dhe pritshmëritë janë njësoj pesimiste. Flukset e euros nga eksportet, turizmi dhe investimet e huaja direkte, nuk justifikojnë zhvlerësimin deri në 14% të monedhës europiane, duke lënë hapësira për të tjerë faktorë.

Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço, kjo ka ardhur si pasojë euroizimit të ekonomisë shqiptare, ku monedha europiane përdoret në masë, duke bërë pothuajse të padobishme politikën monetare të Bankës së Shqipërisë. Ai hedh poshtë ‘arsyetimin’ se zhvlerësimi mund të jetë artificial sepse askush nuk përfiton nga kjo gjë.

“Vendet e huaja nuk kanë ndjekur politika zhvlerësuese për monedhat e tyre dhe kjo do të thotë që faktorët janë të brendshëm. 40% e ekonomisë shqiptare është në euro dhe kështu politikat e BSH-së janë më pak efikase. Edhe pse Banka blinte miliona euro në treg, euro përsëri zhvlerësohej. Miliarda janë të padeklaruara dhe gjendja është alarmante”, shpjegon Muço për Gazetasi.al.

Duke përmendur eksportuesit dhe qytetarët që paguhen në euro si pala që dëmtohen, Muço tregon dhe përfituesit… duke e nisur nga qeveria, borxhi i së cilës është masivisht në monedhë të huaj, euro/dollar dhe grosistët e naftës.

“Në këtë situatë përfiton qeveria sepse borxhin e ka në valutë dhe të ardhurat në euro. Po ashtu përfitojnë edhe importuesit e mëdhenj, sidomos të naftës. Nafta blihet në dollarë dhe dollari është zhvlerësuar. Gjithsesi, këtu nafta vazhdon të jetë përsëri me çmim të lartë”.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Eksperti Muço sugjeron dy zgjidhje që kërkojnë ndërhyrje institucionale, afatshkurtër dhe afatgjatë.

Ai shpjegon se situata kërkon ndërhyrje urgjente dhe një e tillë mund të jetë tërheqja e valutës nga tregu nga vetë BSH, por një tjetër mund të sigurojë stabilitetin afatgjatë të kursit.

“Në asnjë vend të botës nuk të lejojnë të paguash, blesh me monedhë tjetër përveç asaj vendase, ndërsa në Shqipëri po. Qeveria duhet të bëjë me ligj, me detyrim pagesat me lekë dhe të ndalojë euron që të deeuroizohet ekonomia dhe ajo të kanalizohet vetëm në pikat exchange dhe banka. Kjo do të ndalonte dhe informalitetin dhe do të ndihmonte eksportuesit. Ata na duhen. Është ekonomi prodhimi dhe punësohen njerëz. Kjo është ekonomi shërbimi”, sqaron Muço i cili kundërshton idenë e adaptimit të euros si monedhë zyrtare.

Procesi i de-euroizimit, emëruar kështu nga vetë Banka e Shqipërisë, duket si një luftë me mullinjtë e erës, pasi në 5 vite jetë, nuk ka asnjë rezultat.  Madje, monedha  europiane ka pasur një zhvillim me bazë të gjerë në Shqipëri brenda dhe jashtë sistemit të kontrolluar.

Por eksperti Igli Tola, argumenton  se ndoshta ky është pikërisht momenti i duhur për të adaptuar euron, duke theksuar se mbetet një thikë me dy presa.

“Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe e ka të pashmangshme adaptimin e euros. A është tani momenti i duhur për t’u bërë ky kalimi? Është vendim i dyanshëm, me Europën dhe ne. Ky proces do kohë, nuk e bëjmë dot nesër. Puna është sa të gatshëm jemi që të heqim dorë nga politika jonë monetare sepse BSH do të dalë jashtë loje dhe e vendos Banka Europiane ofertën dhe kërkesën e euros”, shpjegon Tola duke vazhduar edhe me avantazhet.

“Avantazhi i parë është që përderisa monedhat janë në paritet konvertimi është shumë i lehtë. Zakonisht problemi në të tilla momente është fakti që qytetarët humbin para, por në këtë rast jo. Një pagë 50 mijë lekë në 500 euro ka shumë pak firo. Avantazh është sigurisht dhe tërheqja e turistëve, si edhe rritjen e kredibilitetit për të huajt”.

Edhe eksperti Tola sugjeron një ndërhyrje urgjente që mund të bëhet në një kohë më të shkurtër: kurs këmbimi fiks. Ai shpjegon se Banka mund të vendosë një kurs këmbimi fiks sigurisht vetëm për një periudhë të caktuar.

“Kalimi në kurs fiks për një periudhë të shkurtër është një zgjidhje. Kurs që mund të indeksohet me inflacionin. Gjithsesi kjo është politikë që nuk preferohet dhe do shumë garanci nga vetë BSH. Luhatjet midis kursit fiks dhe atij real i mbulon BSH dhe kur bëhet fjalë për volume janë vlera të mëdha”, përfundon eksperti Tola.

Eksportuesit, të cilët kanë humbur rreth 10% të të ardhurave të tyre përshkak të rënies së euros, përkthyer në miliona euro, kanë kërkuar disa herë ‘ndihmë’ nga autoritetet. Ndonëse si qeveria ashtu edhe Banka e Shqipërisë kundërshtojnë ndërhyrjen në një treg të lirë si ai i kursit kanë ofruar disa të tilla. Fillimisht, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se pagesat e taksës mbi fitimin nga bizneset eksportuese do të  shtyhen deri në fund të këtij viti. Kjo pagesë shlyhet në mes të vitit, normalisht.

Nga ana tjetër, Banka, përveç trajnimeve këshilluese drejtëpërdrejtë me bizneset shqiptare që eksportojnë, u kërkoi bankave tregtare që të ofrojnë kontrat ‘forëard’ dhe kushte të lehtësuara kreditimi.

Për bizneset dhe shoqatat e eksportit asnjëra nga këto nuk është e mjaftueshme. Vetëm për muajin qershor ky aktivitet ra me 17.3%, në vlerë./GazetaSi

Etiketa: eurokembim valutorlekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:15 : 16/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025
Para

Pedagogia: Të bëhet në Spille një plazh për gratë myslimane

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com