• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Arrestohet ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, akuzat

15:04 : 24/07/2023
në RAJONI

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi konfirmoi të hënën arrestimin e ish drejtorit të policisë malazeze Veselin Veloviç, nën dyshimet për përfshirje në “krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe kontrabandë”.

Prokurori i shtetit Vukash Radonjiç tha se bashkë me ish drejtorin Veloviç, janë arrestuar edhe dy persona tjerë.

“Dëshmitë kundër tyre janë mbledhur në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatimin e Ligjit – EUROPOL”, tha prokurori Radonjiç, duke theksuar se operacioni i Prokurorisë së Posaçme të Shtetit dhe policisë lidhur me këtë rast do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç, tha se “nuk ka individë të paprekshëm dhe bastione të pathyeshme mafioze dhe se shteti po fiton”.

Lexo edhe:

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

Çmimi prestigjioz iu dha një shkrimtari mohues të kombit malazez, nisin përleshjet në Malin e Zi

Ndërkaq, kryeministri në largim, Dritan Abazoviq theksoi se “dora e drejtësisë më në fund ka arritur Veselin Veloviçin”.

Veselin Veloviç ishte drejtor i Administratës së Policisë, pas pavarësisë së Malit të Zi, nga viti 2007 deri në vitin 2011 dhe nga mesi i vitit 2018 deri në fund të vitit 2020, drejtor i policisë.

Ndërmjet këtyre dy mandateve ai shërbeu si këshilltar i presidentt të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa nga viti 2014 ishte sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Nga fundi i vitit 2020, pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, ai ishte këshilltar për siguri dhe mbrojtje i ish-presidentit Milo Gjukanoviç, një post në të cilin shërbeu deri më 20 maj të këtij viti.

Mediat dhe shoqëria civile e kanë theksuar prej kohësh rolin e tij në përndjekjen e boshnjakëve nga forcat paraushtarake serbe në fillim të viteve 1990 në fshatin Bukovicë, në veri të Malit të Zi, në kuptimin që policia malazeze nuk mbrojti popullatën vendase. Ai i hodhi poshtë pretendimet duke pohuar se policia bëri të mundur paqen në atë rajon.

Veloviç është përmendur për lidhje me një sërë aferash me tendera në ekonomi në të cilat merrte pjesë policia.

Në prill të vitit të kaluar u arrestua ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.

Arrestimi i saj ndodhi pasi mediat publikuan transkriptet e mesazheve të shkëmbyera mes djalit të saj, Milosh Medenica dhe oficerit të policisë Darko Laloviç, në të cilat ata organizonin blerjen e kokainës dhe cigareve të kontrabanduara në portin e Tivarit. Në transkriptet e bisedave në një aplikacion të koduar të mesazheve, Milosh Medenica pretendonte se nëna e tij ishte në dijeni të biznesit të tyre të paligjshëm dhe se ajo do t’i mbronte.

Ndërkaq, menjëherë pas saj, në maj, u arrestua kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazho Jovaniç dhe disa persona të tjerë nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, shoqëria civile dhe disa media malazeze, për një kohë të gjatë, kanë tërhequr vëmendjen se “në Mal të Zi ekziston e ashtuquajtura “mafia e falimentimit”, e cila përbëhet nga një rrjet gjyqtarësh të korruptuar dhe administratorësh të falimentimit…”./VOA

Etiketa: drejtor policiemali i ziVeselin Veloviç

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

12:09 : 11/07/2025
RAJONI

Çmimi prestigjioz iu dha një shkrimtari mohues të kombit malazez, nisin përleshjet në Malin e Zi

11:15 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025
BOTA

Analiza: Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

15:46 : 16/06/2025
BOTA

Serbia: Jemi të shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës

20:14 : 12/06/2025
Para

Suprizon Bashkia e Elbasanit në këto ditë të nxehta: Heq urbanët…

TË GJITHA

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Shabani tregon prapaskenat: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com