• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: Zoto-Mërtiri u fshehën pas “Shijaku” në ankandin 1 mln euro për skrapin e TEC Fier

19:52 : 23/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Bold News.al

Shoqëria “Shijaku” shpk rezulton të jetë një prej nënkontraktorëve më të qëndrueshëm të shoqërive koncesionare që kanë fituar kontrata multi-miliona euro për ndërtimin e impianteve të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Të dhënat e siguruara gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët zbuluan se kompania në pronësi të Shpëtim Shijakut ka përfituar, mbi 100 transferta me më së paku rreth 880 milionë lekë të vjetra nga kompanitë me pronarë realë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, deri në fund të vitit 2021.

“Shijaku” shpk ka përfituar 54 milionë lekë të vjetra nga “Albtek Energy” që fitoi koncesionin për inceneratorin e Elbasanit; 618 milionë lekë të vjetra nga “Integrated Technology Waste Treatment Fier”; dhe rreth 210 milionë lekë të vjetra nga koncesonari i Sharrës, “Integrated Energy bv”.

Këto të dhëna tregojnë një raport të ngushtë bashkëpunimi profesional mes dyshes Zoto-Mërtiri dhe Shpëtim Shijakut.

Lexo edhe:

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

Në foto: “Shijaku” shpka ka marrë pagesa për punime të kryera në 3 landfillet, në Elbasan, Fier dhe Tiranë

Por, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka një këndvështrim tjetër për raporteve mes këtyre biznesmenëve ose të paktën për gjenezën e bashkëpunimit mes tyre.

Në hetimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK-u ka ngritur dyshime se “Shijaku” shpk, në të paktën një rast, duhet të jetë përdorur si mbulesë për përfitimet e bosëve në arrati të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Skrapi i Fierit

Pasi Edi Rama mori pushtetin në vitin 2013, Arben Ahmetaj emërohet ministër për Zhvillimin e Sipërmarrjes. Ndër kompetencat e tij ishte edhe privatizimi apo likujdimi i ndërmarrjeve shtetërore jo-fitimprurëse.

Një ndër ndërmarrjet në proces likujdimi ishte “Petrol Alba”. Ahmetaj emëron likujidator të saj Artan Gjokaj, të cilin SPAK e identifikon si mikun e tij të ngushtë.

Në Prill të vitit 2014, likujidatori Gjokaj i propozon ministrit Ahmetaj shpalljen e ankandit për mbi 4.826.521 kilogram skrap dhe çelik nga ish-Termocentrali i Fierit, për një vlerë prej 115.836.004 lekë të reja ose rreth 1 milion euro.

Ahmetaj e pranon propozimin dhe miraton kërkesën për ankandin. Prokurorët kanë konstatuar se Drejtoria e Privatizimeve ka emëruar si përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit për procedurat e ankandit shtetasin Klodian Mëne, vëllain e kunatit të ministrit Ahmetaj, Leonard Mëne.

Ankandi zhvillohet në 18 qershor të vitit 2014 dhe procedura fitohet nga shoqëria “Shijaku” shpk, e cila kishte ofruar shifrën e njëjtë me atë që kishte vendosur autoriteti kontraktor, pranë 115.836.004 lekë.

Kjo procedurë do të ishte rutinore, në rast se SPAK nuk do të merrte nën kontroll kompjuterin e Klodian Zotos.

Dokumenta dhe komunikime të shumta, të regjistruara në memorien e kompjuterit, zbuluan, ndër të tjera, se pas procedurës së ankandit, të fituar nga “Shijaku” shpk, qëndronte Klodian Zoto.

SPAK thotë se “pavarësisht se palë kontraktore në këtë marrëdhënie shfaqet kompania ‘Shijaku’, në fakt pas kësaj shoqërie qëndrojnë miqtë e Arben Ahmetaj (Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto)”.

Në foto: SPAK dyshon se Zoto dhe Mërtiri fshihen pas “Shijaku” shpk në ankandin për skrapin e TEC Fier

Ky dyshim i prokurorëve të posaçëm “lexohet nga provat e administruara”, thotë SPAK-u në materialin hetimor.

Pse ky dyshim?

Në 8 korrik 2014, shtetasja Lela Filaj i dërgon një e-mail Klodian Zoton, me titull: “Draft kontrata”, me përmbatje: “Përshëndetje, bashkëlidhur do të gjeni draft-kontratën për shitjen e skrapit në TEC Fier. Nëse keni ndonjë sugjerim, ju lutem na komunikoni”.

Referuar këtij komunikimi, SPAK deklaron se “pavarësisht se rezulton që shoqëria ‘Shijaku’ është fitues, konstatohet se procedura kontrollohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”.

Në vijim, në kompjuterin e Zotos janë gjetur komunikime të datës 16 Korrik 2014, ku ai vihet në dijeni për draftin përfundimtar të kontratës, të pafirmosur, për urdhërin e ngritjes së grupit të punës nga “Petrol Alba” që do të kryente inventarin sasisë së skrapit dhe çelikut të përfshirë në ankand dhe të tjera dokumenta të ngjashme.

Po ashtu, në 30 Korrik 2014, kompania “Shijaku” shpk i dërgon me e-mail Klodian Zotos kontranë përfundimtare të firmosur me TEC Fier.

Më tej, në kompjuterin e Zotos gjendet një vërtetim i likujidatorit Artan Gjokaj datë 24 Mars 2015, në të cilin konfirmohet se “Shijaku” shpk ka përmbushur kontratën.

Impianti i pastrimit të Shkumbinit

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar edhe një tjetër tender, në të cilën janë bashkuar “Integrated Technology Service” e Zotos dhe “Shijaku” shpk.

Bëhet fjalë për tenderin “Impianti i pastrimit të grykëderdhjes së Shkumbit dhe rikualifikimi i vijës Rrogozhinë-Vilë Bashtovë”.

Ky tender është zhvilluar në Prill 2016 nga Ministria e Mjedisit dhe fondi limit ishte 129.921.039 lekë. Në përfundim, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Integrated Technology Service & Shijaku & Zenit Ambiente”.

Në foto: Dokumentat e SPAK për procedurën e impiantit të pastrimit të grykëderdhjes Shkumbin

Të dhënat e siguruara nga SPAK-u në kompjuterin e Klodian Zotos kanë nxitur dyshimin tek prokurorët se e gjithë kjo procedurë është “qepur” paraprakisht për Zoton dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në fund të vitit 2015, Bashkia e Rrogozhinës i dërgoi Ministrisë së Mjedisit propozimin për projektin e impantit të pastrimit të grykëderdhjes së Shkumbinit.

Ky propozim, si edhe të tjera akte që lidhen me këtë procedurë, i janë dërguar Klodian Zotos disa javë përpara se Ministria e Mjedisit të shpallte zyrtarisht tendering.

SPAK ka zbuluar në kompjuterin e Zotos materiale elektronike, me dërgues Etleva Kondin, drejtoreshë e rëndësishme në Ministrinë e Mjedisit në atë kohë dhe tashmë e pandehur për aferën e inceneratorit të Fierit.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshimin se e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar. Megjithatë, në dokumentin hetimor për Arben Ahmetaj, prokurorët nuk janë thelluar në detaje të tjera mbi këtë procedurë, ndoshta për faktin se po zhvillojnë investigime të tjera paralele.

“Shijaku”, investitor strategjik

Një ndër kompanitë e Shpëtim Shijakut rezulton të ketë fituar statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në zonën e Plazhit të Gjeneralit”, në bregdetin e Kavajës.

Shoqëria “Mediterranean Wave”, në pronësi të Shijakut, ka fituar statusin me një vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike në Dhjetor 2021. Vendimi për statusin është miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Në foto: Kompania “Mediterranean Wave” e Shpëtim Shijakut është shpallur investitor strategjik

Projekti i Shijakut parashikon një investim me vlerë 50 milionë euro dhe një sipërfaqe ndërtimore rreth 200 mijë metra katrorë.

Zbatimi i Vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike është pezulluar përkohësisht, me një vendim tjetër të marrë në Shkurt të vitit 2023.

Sipas këtij vendimit të fundit, investitori strategjik duhet të rishohë edhe njëherë gjurmën e ndërtimit, bazuar në ndryshimet e bëra në Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës.

Etiketa: 1 mln euroankandimertirishijakuskrapispakTEC Fieru fshehënzoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

11:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

11:14 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO cakton datën për të shqyrtuar kërkesën e Metës

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

22:30 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
Para

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Kutitë e votimit dorëzohen në KZAZ 43, kur pritetet të nisë numërimi

TË GJITHA

Iu gjet kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë/ EMRI

15:03 : 17/06/2025

Vrau “Pipin” e Elbasanit, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht

14:55 : 17/06/2025

Zjarr në godinat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Elbasan

14:53 : 17/06/2025

REL: Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

14:34 : 17/06/2025

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

14:31 : 17/06/2025

I pandehur për abuzim me tenderat, Plarent Ndreca thirret në GJKKO

14:27 : 17/06/2025

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

14:12 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com