• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllet mes problematikave votimi në Rrogozhinë, pjesëmarrja më e lartë se në 14 Maj

19:14 : 23/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme te Rrogozhinës të mbajtura këtë të dielë, të nisura që prej orës 07:00 dhe të drejtë vote kanë patur rreth 33 mijë qytetarë, të cilët kanë votuar në 53 qendra votimi.

Zgjedhjet u ripërsëritën pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor, pas kontestimeve nga opozita dhe konstatimit të problematikave të shumta në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në ato zgjedhje triumfoi kandidati i PS-së, Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, por vendosi kutia e burgut, por duhet theksuar se të burgosurit ditën e sotme nuk kanë patur të drejtë vote.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konsideruar e lartë, pasi deri në orën 18:00 sipas KQZ-së kanë votuar 36.04%. Në zgjedhjet e 14 majit pjesëmarrja në total ka qenë 32.02%.

Pritet transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së dhe më pas nisja e numërimit të votave. Do të jenë 5 grupe që do të numërojnë votat e sotme, por mbetet të shihet nëse do të numërohen menjëherë apo jo, për shka se disa prej numëruesve, mësohet se kanë qenë gjatë ditës dhe në rolin e vëzhguesve apo komisionerëve.

Lexo edhe:

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Mbetet me interes rezultati nëse pjesëmarrja më e lartë ka shkuar në favor të opozitës apo jo.

Ditën e sotme janë hasur deri në 4 – 5 raste të tentativës së fotografimit të votës. Për shkak të kësaj problematike në qendrën e votimit 22-23, çoi edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta. Për këtë incident reagoi menjëherë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se shqetësim mbetet edhe votimi familjar.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. U bëj thirrje të gjithë votuesve që t’i shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”

Ndërsa nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku, pas vëzhgimit në terren konstatoi një pjesëmarrje të lartë të personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

“Jam drejtuar drejt kësaj qendre për të parë se çfarë ka ndodhur. Komisioni duhej të mbante procesverbal. Unë e hasa personalisht në 4 qendra votimi në shkollën Lekaj, ku vihej re një prani personash të pautorizuar pa bexh që nuk duhet të rrijnë në qendrat e votimit.”

Gjatë gjithë ditës ka patur denoncime të shumta nga ana e opozitës për presion ndaj votuesve, manipulime të procesit zgjedhor, si dhe vënien e administratës në shërbim të Partisë Socialiste.

Gjatë pasdites, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi në rrjetet sociale dhe një video ku një çift denonconin se si njerëz të kandidatit të PS-së, Edison Memolla i kishin kërcënuar se nëse nuk votonin në favor të kandidatit socialist, ata nuk do i linin me kaq.

Etiketa: Edison MemollambylletrrogozhineShkëlqim Hoxhavotimizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
Para

Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit të zaptuar nga Rusia

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com