• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një ditë pas tragjedisë/ Gramshi në zi: Mësohen detajet e para të tragjedisë që mori 4 jetë

20:08 : 22/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një tragjedi e rëndë, një e premte e zezë ishte nata e 21 korrikut për djemtë e familjes Zogu, nga fshati Cingar i Gramshit.

“Katër anëtarë të familjes zogu humbën jetën tragjikisht pasdites e së premtes në ujërat e liqenit të Banjës. Një skenë krimi për policinë janë vetëm dy motoçikleta, shapkat e personave që kanë humbur jetën dhe tre telefona celularë. Ndërsa pas një ore e 30 minutash, efektivët e forcave RENEA bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.”

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Rubensi 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç si dhe nipi Melis Zogu, 20-vjeç kishin dalë të premten pas mesditës për t’u freskuar në këto ditë me temperatura të larta në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Strukturat u angazhuan pasi familjarët nuk po lidheshin dot me ta. Por asnjë shenjë jete sikurse u nxorën trupat e tyre nga ujërat e liqenit të Banjës, pas më shumë se një orë e 30 minuta kërkimesh në errësirë.

“Babai me dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtyur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not”.

Lexo edhe:

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Tragjedi në Durrës/ Djali vret me thikë babain para syve të nënës (Detajet)

Rreth mesnatës u gjet trupi i fundit, i katërt i pajetë. Trupat e djemve të familjes Zogu u gjetën pranë njëri-tjetrit. Ekipet e kërkuesve thanë njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur, dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t’i ndihmuar por thellësia e liqenit, e ka bërë të pamundur që ata të dilnin sërish në sipërfaqe.

“Fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ata kur janë futur për tu larë, kanë rënë direkt nëpër gropa.”

ABC News ishte këtë të shtunë në vendin e tragjedisë. Një qetësi e karakterizon zonën përreth. Shenjat e vetme janë cigarët që viktimat kishin me vete, para se të ndodhte tragjedia.

Banorët aty ndihen të pasigurtë, ndërsa flasin për familjen që humbi 4 pjesëtarë të saj. Pamjet tregojnë banesat që janë afër me liqnin e Banjës, në Gramsh. Dikur fshati Cingarë, pjesë e të cilit ishte dhe familja Zogu, ishte më i populluar, tani kanë mbetur pak njerëz. Disa nga banorët tregojnë për ABC News se larja në liqen është e rrezikshme dhe tragjedi kanë ndodhur edhe më parë.

Por pavarsisht rasteve të mbytjeve, Liqeni i HEC-it të Banjës është i hapur, i parrethuar, pa roje dhe pa tebela paralajmëruese sidomos për ata që nuk dinë not. Në liqen ka përditë njerëz që zgjedhin tu ikin temperaturave të larta.

Etiketa: familjeGramshimbytenzi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tragjedi në Durrës/ Djali vret me thikë babain para syve të nënës (Detajet)

16:23 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025
BOTA

Tragjedi në Itali, gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës familje

15:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

18:48 : 05/10/2025
Para

Alarm te Barcelona/ Lojtarët përfundojnë në spital, anulohet miqësorja ndaj Juventus

TË GJITHA

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com