• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS miraton në 5 të mëngjesit kanabisin, “Gjinushin” dhe bllokimin e diplomave për studentët

08:49 : 21/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prej 7 muajsh ligji për minimumin jetik “fle” në sirtarët e Kuvendit, teksa në në seancën e fundit maratonë të parlamentit janë miratuar ligjet “e preferuara” të kryeministrit Edi Rama, në një urgjencë të plotë.

Teksa shqiptarët ishin në gjumë, mazhoranca ngriti kartonat jeshil për të miratuar legalizimin e kanabisit mjekësor, projektligjin për Akademinë e Shkencave që i hap rrugë mandatit të dytë të Skënder Gjinushit në krye të saj, si dhe është miratuar edhe bllokimi për 5 vjet i dplimave të studentëve të mjekësisë.

Seanca maratonë zgjati 18 orë, e cila nisi në orën 10:00 e përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit, duke i dhënë fund edhe këtij sesioni parlamentar. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.

Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”. Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi. Studentët protestuan jashtë Kuvendit, teksa nuk u lejuan as një përfaqësi prej tyre që të dëgkoheshin në Kuvend.

Po ashtu, Kuvendit miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ky ligj ka patur shumë kundërshtime nga opozita po ashtu edhe nga institucionet e Bashkimit Europian. Tre votat abstenuese u përkisnin deputetëve socialistë Fatmir Xhafaj (vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj), Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Lexo edhe:

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

Kuvendi gjithashtu miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime edhe pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit do t’i lejohet një mandat i dytë si dhe hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç. Ky projektligj u propozua nga dy deputetë socialist posaçërisht për t’i dhënë një tjetër mandat Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Ndonëse në seancën maratonë u miratuan projektligje me shumë interes, duhet theksuar se në Kuvendin e Shqipërisë nuk u pranuan kërkesat e opozitës për interpelancë apo mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët.

Ligjet dhe aktet normative të miratura gjatë seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

-Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”” (89 vota pro 4 abstenim 0 kundër)

-Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të -Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019” (95 pro, 0 kundër)

-Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)” (94 vota pro, 1 abstenim)

– Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” (71 pro, 23 kundër)

-Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale (69 pro, 23 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”” (72 pro, 22 kundër dhe 1 abstenim)

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar (74 pro, 20 kundër, 1 abstenim)

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar  (84 pro, 4 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” (71 pro, 23 kundër, 0 abstenim)

-Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, i ndryshuar  (72 pro, 17 kundër, 1 abstenim)

-Projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Akademinë e Shkencave” ( 70 pro, 23 kundër, 2 abstenim)

 

 

 

 

Etiketa: gjinushikanabisiKuvendiLigjetstudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët

20:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
Para

Psikologia: Nga 30-45 vjeç, mosha kur intimiteti vlerësohet më shumë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com