• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manja tregon se kur do të bëhet transferimi i të burgosurve shqiptarë

19:18 : 21/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit në mënyrë që shqiptarët, të cilët ndodhen në qelitë e Mbretërisë së Bashkuar të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre në vendin tonë.

Ky veprim vjen pas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive që është konkretizuar këtë javë. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka dhënë detaje të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas tij do të kalojë në disa faza.

Ai tha se transferimi bëhet me pëlqimin e të dënuarve, por marrëveshja ka edhe një përjashtim tjetër, pasi personat të cilat krahas dënimit me burg u është shqiptuar edhe pjesa e dëbimit mund të largohen nga Britania edhe pa pëlqimin e tyre.
Ministri tha se kthimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe do të bëhet në grup, për shkak të kostove financiare. Ai shtoi se asnjë i transferuar nuk do mund t’i shpëtojë dënimit në Shqipëri pasi marrëveshja do të zbatohet e plotë.

Fjala e ministrit Ulsi Manja:

Baza e kësaj marrëveshjeje janë parimet e humanizmit, riintegrimit dhe risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason marrëveshjen e vitit 2021, që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar. E para, kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë dhe vijnë dhe ta vuajnë pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri, në institucioneve tona të ekzekutimeve penale, pranë familjarëve dhe familjeve të tyre.

Lexo edhe:

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces sipas kësaj marrëveshjeje, përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani, është edhe gjykata shqiptare, e cila do bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykata britanike për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar për të gjitha efektet e vendimeve të dhëna nga drejtësia britanike. Nuk do ketë shmangie të dënimit për çdo person që do transferohet nga Britania në Shqipëri.

E treta, e që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se këto të dënuar nuk do vijnë të gjithë njëherësh, por ky proces do të kondiciohohet nga vendimet e konvertimeve dhe të njohjes që do bëjnë gjykata shqiptare, por edhe nga kapacitete e lira që ne do kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit. Për efekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje sa i takon efekteve financiare, pavarësisht se gjykata shqiptare mund t’i japin këto vendime në mënyrë individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike, që ata do vijnë në grup dhe sapo të vijë grupi i parë, qeveria shqiptare dhe autoritetet e burgjeve do marrin pagesën e parë për grupin e parë që do transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër, gjithmonë në varësi të vendimeve të gjykatës shqiptare.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimi edhe mosdhënien e pëlqimit, janë ato raste që drejtësia britanike përveç dënimit me burg, ka shqiptuar edhe si dënimi me dëbim nga Britania e Madhe. Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mund t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Kjo është e shprehur në marrëveshjen e 2021, por edhe në marrëveshjen e majit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe është i aksesueshëm sepse është botuar në Fletoren Zyrtare.

Etiketa: Britanimanjate burgosur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025
“Rrjeti Krasniqi”
AKTUALITET

Falsifikonin dokumente për kontrabandë emigrantësh, Britania sanksionon bandën shqiptare/ EMRAT

10:40 : 23/10/2025
BOTA

Dhjetra britanikë humbën jetën nga pijet me përmbajte metanoli

17:34 : 22/10/2025
BOTA

Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

09:52 : 22/10/2025
AKTUALITET

Babai i britanikes që u mbyt në Sarandë: Vajza ime vdiq në duart e gangsterit shqiptar

16:24 : 17/10/2025
Para

Zjarri në Fier/ Ndërhyrje edhe nga ajri, hyn në "lojë" helikopteri Cougar

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com