• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pjesë të kafkës së Beethovenit kthehen në Vjenë

21:44 : 20/07/2023
në BOTA

Biznesmeni amerikan, Paul Kaufmann, i ka dhuruar ato që besohet se janë pjesë të kafkës së Ludwig van Beethovenit në Universitetin e Vjenës, për qëllime studimi.

Kaufmann ka thënë se ndihet “shumë i privilegjuar që mund të kthejë pjesë të kafkës së Beethovenit, aty ku e kanë vendin”.

Një mjek austriak ka thënë se këto pjesë, të cilat veçse janë studiuar në Shtetet e Bashkuara, kanë “vlerë të madhe”.

Kompozitori austriak ka vuajtur nga shëndeti i lig gjithë jetën dhe ka vdekur në Vjenë më 1827.

Biznesmeni amerikan ka thënë se i ka gjetur pjesët e kafkës më 1990, në një kuti të familjes, që është ruajtur nga një bankë franceze.

Lexo edhe:

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale

Besohet se stër-stër-xhaxhai i tij, Franz Romeo Seligmann, mjek nga Vjena, i ka pranuar pjesët e kafkës më 1863, pasi eshtrat e Beethovenit janë dërguar për studim.

Në total janë 10 pjesë, përfshirë dy copa të mëdha – një nga pjesa e prapme e kokës dhe tjetra nga ana e djathtë e kokës.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Vjenë, Markus Mueller, ka thënë se është shumë e rëndësishme që dorëzimi dhe trajtimi i këtyre pjesëve të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ka të bëjë me gjetjen e balancit në mes të interesit të publikut dhe respektit për një person të vdekur”, ka thënë ai.

Beethoven ka lindur në Bon, në dhjetor të vitit 1770 dhe ka vdekur më 27 mars 1827.

Ai besohet të ketë kërkuar që trupi i tij të studiohet pas vdekjes, për shkak të sëmundjeve që ka pasur.

Më herët gjatë këtij viti, disa hulumtues të Universitetit të Kembrixhit kanë thënë se analiza e flokëve të kompozitorit ka treguar se Beethoven ka pasur predispozita gjenetike për sëmundje të mëlçisë dhe ka vuajtur nga Hepatiti B, disa muaj para vdekjes.

Ai fillimisht ka vuajtur nga humbja e dëgjimit rreth vitit 1795, komplikim shëndetësor që vetëm se i është përkeqësuar me kalimin e viteve dhe ka rezultuar me shurdhim të plotë më 1818./REL

Etiketa: bethovenkafkeVjene

Lajme të lidhura

KULTURE

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale

14:12 : 23/09/2025
KULTURE

“Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh

20:29 : 22/08/2025
AKTUALITET

Fate Velaj u emërua ambasador pa plotësuar kriteret/ Skandali trondit politikën austriake

19:33 : 25/03/2025
NDRYSHE

Si e ndiente Bethoveni muzikën? Studimi që shpjegon “përkthimin” e tingujve në vibrime

21:12 : 30/12/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Ballës i dështon propaganda në Vjenë, qytetarja i kërkon llogari: Ministër do të thotë shërbyes

14:05 : 20/10/2024
Para

Afera e inceneratorëve, Lubonja: Rama duhet të dorëhiqet

TË GJITHA

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com