• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

310 mijë € nga IPARD te inceneratorët, vëllai i ministres biznes me koncesionarin (Denoncimi me dokumente)

18:20 : 20/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Vëllai i ministres së Bujqësisë Frida Krifca ka pasur marrëdhënie tregtare me kompaninë “Integrated Energy BY SPV”, përfituese e koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Denoncimi bëhet nga deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, e cila ka publikuar një dokument, në të cilin tregohen transaksionet.

Sipas shkresës së postuar nga Kryemadhi në FB, “Integrated Energy” ka depozituar një shumë monetare prej 5.000.000 Lekësh në një firmë e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si “Person Fizik”. Kompania në fjalë (me NIPT K31424025R) ka si pronar të vetëm të vëllanë e ministres së Bujqësisë, Kastriot Krifca.

Dokumneti i publikuar nga Kryemadhi

Referuar të njëjtit dokument, shuma monetare është depozituar nga kompania e inceneratorit te ajo e Kastriot Krifcës për dy fatura (e para në 31 Janar 2019 dhe e dyta në 12 Shkurt 2019) – bëhet fjalë për blerje që “Integrated Energy” ka bërë të firma e vëllait të ministres.

Në vitin 2017, “Integrated Energy” fitoi kontratën 128 milionë euro për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës. Sipas hetimeve të SPAK, pas kësaj kompanie qëndrojnë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ashtu si dhe në rastin e firmave që kanë përfituar kontratat koncesionare të inceneratorëve të Elbasanit e Fierit.

Në komentin që shoqëron dokumentin, Kryemadhi sjell në vëmendje se kur Frida Krifca ishte në krye të AZHBR-së, një kompani e lidhur me firmën përfituese të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës, ka përfituar fonde.

Lexo edhe:

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

“Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët? Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”, shkruan ajo.

Referuar një raportimi të “Monitor” në vitin 2022, bëhej fjalë për një shumë prej 310 mijë eurosh.

Programi i IPARD që synon mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kryesisht nga BE dhe një pjesë të vogël nga qeveria, është kthyer në çështje të momentit. Kjo pasi Bashkimi Europian, që është sponsorizuesi kryesor, ka pezulluar momentalisht fondet. Arsyeja, siç konfirmoi për mediat zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë, vjen si masë paraprake pas një hetimi mbi dyshimet për korrupsion gjatë zbatimit nga Ministria e Bujqësisë.

Ministrja Frida Krifca pranoi këtë të enjte se është pezulluar “pagesa e radhës nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel me synimin për zbardhjen e rrethanave”.

“Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion”, tha ajo gjatë një fjale të mbajtur në Kuvend, duke iu referuar dokumentit të marrë nga BE. Më tej, ajo u rrek ta paraqiste procedurën si rutinë, që sipas saj, ka ndodhur edhe në vende të tjera europiane.

Opozita ndërkohë, është e bindur se fondet e programit IPARD kanë shkuar për qëllime klienteliste.

Disa raportime mediatike, kanë treguar më herët se përfitues të fondeve kanë qenë persona me lidhje të forta politike.

Etiketa: Frida Krifcainceenratori i tiranesintegrated energyIPARD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

"Mirëseerdhe!"/ Klubi italian e zyrtarizon në shqip, Erdis Kraja ndryshon ambient

TË GJITHA

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com