1200 rrënjë kanabisi janë sekuestruar ditën e sotme në Malësinë e Krujës, në kuadër të një operacioni antidrogë.
Blutë bëjnë me dije se si rezultat ka rënë në pranga autori që merrej me kultivimin e këtyre bimëve, nërsa këto të fundit janë asgjësuar përmes djegies.
Ndërkohë gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.