• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ndalet ulja/ Tronditet sërish tregu valutor, Euro drejt “humnerës”. Ç’po ndodh sot…

14:45 : 18/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Marshimi i lekut në kursin e këmbimit valutor vijoi me hapa të mëdhenj edhe ditën e martë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro humbi për të dytën ditë radhazi pothuajse një pikë në kursin e këmbimit dhe u këmbye me 101.4 lekë, duke zbritur në një minimum të ri historik. Zhvlerësimi i Euros me bazë vjetore ka arritur tashmë në 13.3%, ndërsa që nga fillimi i këtij viti kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 11.2%.

Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore.

Paundi Britanik u këmbye të martën me 118.05 lekë, duke prekur gjithashtu një minimum historik, për të dytën ditë radhazi. Paundi ka rënë me 14.3% me bazë vjetore dhe me 8.4% që nga fillimi i vitit.

Dollari Amerikan tashmë duket drejt rënies poshtë kuotës së 90 lekëve, në nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 90.2 lekë, në rënie me 21.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 15.7% që nga fillimi i vitit.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 16 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Franga zvicerane zbriti në vlerën e 105.02 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010. Franga është zhvlerësuar me 11.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.6% që nga fillimi i vitit.

Rënia e paprecedentë e Euros është çelësi që shpjegon në pjesën më të madhe edhe ecurinë e kursit të valutave të tjera. Sektori bankar në Shqipëri i mban pozicionet e veta valutore kryesisht në monedhën europiane, duke qenë se ajo është monedha e huaj më e përdorur në ekonominë shqiptare dhe njëkohësisht më e lehta për t’u siguruar. Fakti që Euro vlen sot vlen shumë më pak krahasuar me një vit më parë bën që edhe vlera e valutave të tjera ndaj Lekut të bjerë, kjo edhe në varësi të ecurisë së kursit mes secilës valutë dhe Euros, në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, kursi i këmbimit Euro-Lek përcaktohet kryesisht nga raportet e brendshme të kërkesës dhe ofertës, ku ndikimin kryesor e kanë flukset hyrëse neto të valutës. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të fortë në tremujorin e parë të vitit, ndërsa vlera e tij u tejkalua ndjeshëm nga prurjet e investimeve të huaja direkte, që shënuan përsëri një rekord historik në tremujorin e parë të vitit. Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i Bilancit të Pagesave duhet të ketë vijuar edhe në tremujorin e dytë, i nxitur sidomos nga flukset rekord të turizmit hyrës në vend, nga një cikël i ri rritës i remitancave dhe nga investimet e huaja, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Periudha korrik-gusht shënonte dhe pikun e sezonit turistik dhe rrjedhimisht edhe të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, në vetvete rënia e mëtejshme e Euros në periudhën e verës ishte e pritshme, por përmasat e kësaj rënieje, që prej fillimit të tremujorit të dytë, ishin padyshim të papritura.

Një argument tjetër që mund të shpjegojë rënien kaq të fortë të Euros është edhe një ofertë më e shtrënguar e Lekut, për shkak të tipareve të politikës monetare dhe asaj fiskale. Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë e ka ngadalësuar ritmin e kreditimit të ekonomisë, megjithëse këtë vit normalizimi monetar është frenuar ndjeshëm, në mënyrë deri diku të papritur. Ndërkohë, qeveria shqiptare po vazhdon të ndjekë një politikë fiskale me tipare shtrënguese, e ilustruar nga vlerat e larta të suficitit buxhetor. Në mesin e këtij viti, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 36 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 88% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë mënyrë, oferta e lekut në treg duket të jetë ndjeshëm më e shtrënguar, siç dëshmohet nga ritmet shumë të ulëta të rritjes së agregatit monetar M2; nga tjetër, oferta e Euros duket në ekspansion, siç tregon tërthorazi përmirësimi i Bilancit të Pagesave dhe rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në monedhën europiane.

Forcimi i monedhës vendase i bën më të lira importet e mallrave dhe shërbimeve dhe në teori duhet të ndikojë në një ulje të mëtejshme të inflacionit, në përputhje me kohëvonesat e transmetimit, që sipas llogaritjeve të bankës qendrore, janë nga tre deri në pesë muaj.

Por, nga ana tjetër, mbiçmimi i madh i Lekut po jep pasoja negative për eksportet shqiptare. Për muajin qershor, eksportet pësuan rënie me 17.3%, ndërsa për të gjithë 6-mujorin e parë rënia arriti në 7.4%. Leku i fortë po i bën eksportet shqiptare më pak konkurruese dhe rrezikon të sjellë pasoja negative në prodhimin dhe punësimin e sektorëve që i kanë të ardhurat në valutë të huaj.

Efektet direkte negative të lekut të fortë po ndihen edhe nga familjet që kanë të ardhura kryesisht në valutë, ku kategoria më e madhe është ajo e përfituesve të remitancave. Për të mbuluar rënien e vlerës së valutave, emigrantët mund të detyrohen të dërgojnë më shumë para për familjet në Shqipëri, faktor që mund të shtojë më tej ofertën valutore dhe nënçmimin e valutave të huaja, kryesisht Euros.

Rënia e fortë e Euros pritet të japë një ndikim negativ në bilancin e sektorit financiar, që në pjesën më të madhe mbahet në valutë të huaj. Është e pritshme që rritja e sektorit bankar këtë vit të ngadalësohet ndjeshëm, për shkak të efektit të kursit të këmbimit.

Leku i fortë po sjell ndërkohë përfitime të konsiderueshme për huamarrësit në Euro, përfshirë qeverinë shqiptare dhe huamarrësit privatë. Vlera e huave në Euro ka rënë me më shumë 13% në një vit për shkak të efektit të kursit. Kjo ka ulur barrën e borxhit dhe e ka bërë më të përballueshme shlyerjen e tij. Rënia e Euros mund të nxisë më shumë kreditimin në monedhën europiane, siç edhe në fakt ka ndodhur, sidomos pas tremujorit të fundit të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, vlera e depozitave në valutë të huaj po bie gjithmonë e më shumë si rezultat i kursit të këmbimit, po, deri tani, kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt të dukshëm në reduktimin e euroizimit të depozitave. Pavarësisht zhvlerësimit, shqiptarët vazhdojnë ta perceptojnë Euron si një monedhë më të besueshme për të mbajtur kursimet e tyre./monitor

Etiketa: dollarieurokembimivalutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:43 : 16/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
Para

Berisha: Pronarët e inceneratorit të Tiranës janë Veliaj-Rama-Agaçi që mbrohen nga SKAP-i i partisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com