• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Cerberus po “djeg” Europën dhe kur do të ndalet vala e të nxehtit ekstrem?

23:27 : 15/07/2023
në AKTUALITET, BOTA

Evropa po piqet nën diellin përvëlues të valës më të fundit të të nxehtit ekstrem, me potencial që temperaturat t’i kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës.

Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Por, çfarë po ndodh më konkretisht në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë gjatë kësja jave?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që shënon 5, e në disa vende deri në 10 gradë Celsius mbi mesataren.

Ka disa arsye përse e gjithë kjo po ndodh. Një zonë me presion të lartë atmosferik është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut. Dhe shkencëtarët thonë se gjurmët e ndryshimeve klimatike mund të gjenden në ngjarje si kjo.

Pse vala e të nxehtit quhet Cerberus?

Shoqëria Meteorologjike Italiane e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit. Në Ferrin e Dante Alighierit, veprën e famshme të poetit italian për një udhëtim në të, Cerberus është një qen me tre koka që mundon mëkatarët në rrethin e tretë.

Ku është pjesa më e nxehtë e Evropës?

Duket se Spanja do të zërë vendin e parë këtë javë, me paralajmërimin e shërbimit meteorologjik të vendit, se termometrat mund të kalojnë 45 gradë Celcius në zonat juglindore të Gadishullit Iberik. E njëjta temperaturë u arrit të hënën në një fshat afër Granadës në fillim të valës së të nxehtit.

Ndërkohë, 10 qytete në Itali janë vënë në alarm të lartë për të moshuarit, nga Bolzano në veri, duke u shtrirë në jug deri në Bolonja, Firence dhe Romë. Temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celcius në brendësi të Sardenjës të mërkurën. I nxehti po godet frikshëm dhe në Greqi, ku në ditët në vijim parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Autoritetet ndaluan aksesin në rezervatet natyrore dhe pyjet për të reduktuar rrezikun e zjarreve, ndërsa bashkitë po krijojnë zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike që njerëzit të strehohen nga nxehtësia.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit?

Ka potencialisht disa lajme të mira për Spanjën me mot më të freskët në rrugë. Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta“.

Ndërsa pritet një lehtësim në ditët në vijim për Gadishullin Iberik, vendet e tjera evropiane do të djersiten gjatë fundjavës. Sipas shërbimit meteorologjik në Britani , vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe një javë dhe ndoshta më gjatë në disa zona.

“Nuk ka shenja të ndonjë ndryshimi të madh në llojin e motit për dy javët e ardhshme për momentin,” tha një zëdhënës i kësaj zyre.

A shkaktohet i nxehti ekstrem nga ndryshimet klimatike?

Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut – pas qershorit më të nxehtë ndonjëherë – sipas Organizatës Botërore Meteorologjike. Studimet e mëparshme kanë lidhur nxehtësinë në Evropë me ndryshimet klimatike. Në fillim të kësaj jave, një studim i ri zbuloi se më shumë se 61,000 njerëz vdiqën në Evropë verën e kaluar si rezultat i nxehtësisë ekstreme.

Etiketa: Cerberusdjege të nxehtitekstremEuropënkur do të ndaletvala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së

17:50 : 25/04/2025
SPORT

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

16:43 : 03/04/2025
BOTA

Takimi i liderëve europian, Von der Leyen: Duhet të riarmatosim urgjentisht Europën

18:43 : 02/03/2025
BOTA

Mot i acartë në SHBA, sot priten temperatura ekstreme -51 °C në disa shtete

09:13 : 18/02/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I dogji makinën kushëririt në Fier, dëshmia e 20-vjeçarit: Më bullizonte!

15:47 : 02/02/2025
AKTUALITET

Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës, mjekja: Ka refuzuar ekzaminimet për problemet mendore

18:58 : 31/01/2025
Para

Horoskopi, e dielë, 16 korrik 2023/ Ja se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

TË GJITHA

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com