• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Luiz Ejlli humb fronin në Instagram, fansat e braktisin pas sherrit me Dean

13:40 : 15/07/2023
në SHOW BIZ

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

E duket se dinamikat e ndodhura jashtë shtëpisë, kanë pasqyruar në rrjetet sociale pëlqimet apo mos pëlqimet e ndjekësve. Nga ajo çfarë vihet re, është fakti se Luizi, me gjithë mbështetjen e madhe që ka, ka nisur të humb ndjekës, shkak për këtë janë bërë pikërisht sherret e shpeshta që ai bën kryesisht me ish-banorët. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës. Prej javësh, Luizi vetëm ka humbur ndjekës në “Instagram”-in e tij. Madje, ka edhe nga ata që shprehen se në fakt Luizi ka blerë ndjekës, ndaj edhe po i largohen kaq shpejt nga faqja e tij.

Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar, duke shkuar kështu në 583 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës. E duke qenë se edhe vetë Efi e ka kuptuar këtë fakt, ka nisur të jetë edhe më aktive në rrjetet sociale. Ishfinalistja e “Big Brother”, gjatë një “Ask” me ndjekësit e saj, ka premtuar se do të rikthehet në ekran. Por më shumë sesa një projekt i ri, duket një hap për të mbajtur disi të angazhuar ndjekësit e saj dhe lajmet që menjëherë qarkulluan në media të ndryshme. Krist Dragoti rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve. Ndonëse këtë javë ai është munduar të ishte më aktiv në rrjetet sociale, duket se nuk ka funksionuar. Ndjekësit nuk janë edhe shumë entuziast te profili i tij, ndaj edhe humbjet në llogarinë e Kristit, sa vijnë e shtohen.

Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë kalon në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Për javë me radhë, aktori i humorit, ishte shumë aktiv në “Instagram”, ku edhe shkaktoi shumë bujë me historitë gazmore që rrëfente. Por tashmë që është koha për pak pushim, edhe ndjekësit e kanë ‘braktisur’. Pas shumë javësh rritje, më në fund edhe Elvisi ka nisur të humb ndjekës, madje me ritme të shpejta.

Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës. Të shumtë janë ata që e ndjekin Jorin për sensualitetin e saj. E ndonëse modelja herë pas here ka publikuar edhe foto sensuale, prapë për ndjekësit, llogaria e saj nuk është edhe shumë interesante, ndaj edhe kanë nisur largimet nga kjo faqe. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve”, Kiara Tito, ka pasur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj. Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë ndër dyshet më të ndjekura e të pëlqyera në vendin tonë. Por duket se shifrat nuk flasin gjithmonë në avantazh të tyre. Pas shumë javës luhatje në “Instagram”-in e saj, edhe Kiara ka nisur të ketë një rritje, duhet thënë të lehtë.

Lexo edhe:

Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek. Herë pas here, kanë qarkulluar foto paparacë të kësaj dysheje, duke na bërë të besojmë se marrëdhënia mes tyre vetëm po rritet. Me gjasa ndjekësit janë të gjithë kurioz për të parë se çfarë dy protagonistët e kësaj historie publikojnë në rrjetet e tyre sociale, ndaj edhe vëmendja ndaj Keisit është rritur në “Instagram”.

Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 423 K ndjekës.

Nga vendi i parë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka kaluar vendin e dytë, duke shtuar 3 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”. Pas sherrit me Luizin, ndjekësit e kanë mbështetur Dean, duke u rikthyer kështu te faqja e saj, si për t’i dhënë edhe një mbështetje virtuale.

Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 5 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 148 K. Për shumë javë me radhë, Ronaldo vetëm humbiste ndjekës, por sherri me Luizin dhe Kiarën, e riktheu edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Ndjekësit edhe në këtë rast e kanë mbështetur Ronaldon, ku më shumë kanë dënuar sulmin e Luizit ndaj tij. Megjithatë, shifrat flasin për një rritje të befasishme të tij, duke mbajtur kështu edhe vendin e parë në këtë klasifikim./TopAlbaniaRadio

Etiketa: bbv2dea micheleluiz ejlli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

13:08 : 08/05/2025
AKTUALITET

I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

11:14 : 30/03/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari

22:23 : 11/01/2025
SHOW BIZ

“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit, është budalla

18:04 : 22/11/2024
SHOW BIZ

Luiz Ejlli i revoltuar: S’dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë! Më keni keqpërdorur e përfituar

08:35 : 16/10/2024
Lajmet e Dites

Plas keq mes Luizit dhe Deas: Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona

08:44 : 15/10/2024
Para

Majlinda Bufi drejt arrestimit? SPAK kërkon videot e skandaleve të kryebashkiakes

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

20:39 : 17/05/2025

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025

Granit Xhaka e mbyll me Leverkusen, gjen akordin me ekipin e ri

20:26 : 17/05/2025

Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë

20:20 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com