• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci

08:45 : 13/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ish-kryebashkiaku socialist i Fushë-Arrëzit Fran Tuci është arrestuar nga policia, në zbatim të një urdhri të Gjykatës së Posaçme, të kërkuar nga SPAK.

Bashkë me Tucin, në pranga është vënë edhe ish-Administratori i Njësisë Administrative Iballë Ndoc Marku, ndërsa në kërkim është shpallur administrator i një firme private.

Ndaj Fran Tucit, GJKKO ka caktuar në mungesë masën e sigurisë së arrestit me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. E njëjta akuzë rëndon ndaj ish-administratorit të Iballës, ndaj të cilit është dhënë nga gjykata masa e “arrestit në shtëpi”.

Masat janë ekzekutuar më 12 dhe 13 korrik nga policia.

Një tjetër person, administrator i një firme private është shpallur në kërkim policor. Ndaj tij, GJKKO ka dhënë “detyrim paraqitje” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Lexo edhe:

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Hetimet

Hetimet nga SPAK kanë nisur në fillim të vitit pas tranferimit të dosjes nga prokuroria e Pukës, lidhur me hapjen e një segmenti rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz.

SPAK thotë se rreth 1.8 km rrugë me gjerësi rreth 5 m është hapur duke dëmtuar pyjet përmes një nisme “të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”. Punimet janë realizuar nga firma me administrator personin e shpallur në kërkim. Punime të kryera me mjete të rënda, që sipas akuzës, kanë shkaktuar dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin në zonë, të përllogaritur nga IKMT Shkodër në një dëm prej rreth 2.34 miliardë lekë.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz”, njofton SPAK.

Të njëjtat burime bënë me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci, në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë Ndoc Marku, “me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”.

“Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi D.M., administrator i një subjekti tregtar privat. Ky shtetas, duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz”, mbyllet njoftimi i SPAK.

Emri i ish-kryebashkiakut socialist u përfol në media në Qershor të vitit 2020, kjo pasi vëllai i tij Albert Tuci u vu në pranga gjatë një operacioni anti-drogë. Asokohe Tuci ishte në detyrën e kreut të bashkisë Fushë-Arrëz dhe PD kërkoi që ai të jepte dorëheqjen. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha e ka theksuar shpesh se ish-kryebashkiaku ka disa dosje për korrupsion në prokurori. Fran Tuci ka qenë kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit nga viti 2015 deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi në garën për mandatin e tretë përballë kandidatit të opozitës Hilë Curri.

Etiketa: Fran Tucishperdorim detyrespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
Para

Aspak ashtu siç e prisnim, ja si ia ka vënë Luizi emrin Kiarës në telefon

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com