• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Austrisë: Pas luftës në Ukrainë, Euro mposhti valutat në rajon, përveçse në Shqipëri

12:59 : 13/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Në të gjithë rajonin e Europës Lindore dhe në vendet e Ballkanit, monedhat vendase patën luhatje në kursin e këmbimit, duke u nënçmuar në këmbim me Euron gjatë vitit të fundit, përveç Shqipërisë ku monedha vendase është mbiçmuar dukshëm ndaj valutës së përbashkët, vë në dukje një raport periodik i Bankës Qendrore të Austrisë për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Analiza e tregon se, Kuruna çeke humbi 2.5% dhe forinta hungareze 6%. Gjithashtu Dinari maqedonas dhe Dinari serb patën një nënçmim të lehtë pas luftës në Ukrainë, përgjithësisht tregu i këmbimit pati stabilitet. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, monedha vendase pësoi mbiçmim të shpejtë kundrejt Euros.

Një sondazh i Bankës Qendrore të Austrisë tregoi se besimi ndaj monedhave vendase në rajon ka rënë përveçse në Shqipëri, ku monedha kombëtare Leku është vlerësuar me 7% në këmbim me euros nga marsi 2022 në janar 2023.

Banka Qendrore e Austrisë vëren se zhvillimet ekonomike ishin të ngjashme me ato të vendeve të tjera të rajonit, përveçse në rastin e kursit të këmbimit, ku monedha shqiptare shfaq një prirje ndryshe.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Zhvillimet e brendshme në tregun shqiptar të këmbimit tregojnë se Euro është nënçmuar më tej pas janarit 2023.

Më 12 korrik, Euro u këmbye me 104.05 lekë, duke shënuar një nivel të ri minimal historik. Kursi Euro-Lek paraqitet në rënie me 11.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8.9% që nga fillimi i këtij viti.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, pak ditë më parë në një konferencë për mediat tha se forcimi i Lekut është si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në ekonomi. Guvernatori tha se, leku po forcohet prej rritjes së prurjeve në valutë nga flukset e turizmit, remitancave, investimeve të huaja dhe eksporteve.

Por hyrjet e valutës nga përmirësimi i faktorëve ekonomik nuk e ndikuan pozitivisht ekonominë së paku në tremujorin e vitit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se PBB-ja u zgjerua vetëm 2.7 %, ritmi më i ulët që nga pandemia.

Nënçmimi i Euros ndaj Lekut kanë vënë në vështirësi eksportuesit të cilët po përballen me humbje të mëdha gjatë kësaj periudhë.

Të dhënat më të fundit në lidhje me industrinë tregojnë për rritje të papunësisë në sektor, rënie të eksporteve dhe rënie të pagave reale.

Prodhimet dhe eksportet, të cilat konsiderohen si zemra ekonomisë së një vendi, po dëmtohen seriozisht nga forcimi i monedhës vendase dhe pasojat e krijuara nuk do të rikuperohen lehtë.

Industria shqiptare po kalonte në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës, por Euro po e pengon seriozisht këtë proces, referuan shoqatat e eksportuesve./Monitor

Etiketa: Banka e Austriseeurokembimi valutorlekulufta ne ukraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:15 : 16/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025
Para

Opozita e kërkon në parlament për aferën e inceneratorëve, Rama jep mend për Kosovën nga Twitteri

TË GJITHA

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025

Vijon të digjet ‘Liqeni i Luleve’ në Lurë! Tek Qafa e Shëngjergjit flakët përpijnë kurorën e pishave

20:08 : 19/07/2025

DETAJE nga sherri në Ksamil: Dy biznesmenët u qëlluan me grushta edhe një muaj më parë

20:01 : 19/07/2025

Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

19:54 : 19/07/2025

Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona

19:42 : 19/07/2025

Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

19:25 : 19/07/2025

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com