• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Stoltenberg: Do takohem me Vuçiç, na shqetësojnë tensionet

15:33 : 11/07/2023
në BOTA, RAJONI

Në Vilnius të Lituanisë mbahet një ndër samitet më të rëndësishëm të historisë së NATO-s. Liderët e vendeve anëtare zhvillojnë bisedime, të cilat mund t’i japin një formë të re luftës në Ukrainë dhe të ardhmes së aleancës ushtarake perëndimore.

“Për çështjen e anëtarësimit, pres gjithashtu që aleatët të dërgojnë një mesazh të qartë dhe pozitiv në rrugën përpara drejt anëtarësimit për Ukrainën. Unë kam propozuar një paketë prej tri elementesh me mbështetjen më praktike me një program shumëvjeçar për të siguruar ndërveprim të plotë mes forcave ukrainase dhe forcave të NATO-s. Kjo do ta afrojë Ukrainën më pranë NATO-s”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

31 vendet anëtare, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe disa shtete aleate që po marrin pjesë në samit, kërkojnë që t’i tregojnë armikut të përbashkët, Rusisë, të gjithë forcën e NATO-s, për të mos shkelur vijën e kuqe, atë të një lufte bërthamore.

“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e pamatur. Rusia duhet të dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Aleatët e NATO-s sigurisht që po monitorojnë nga afër atë që po bën Rusia. Ne dënojmë njoftimin se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi”.

Pavarësisht se nuk është pjesë e agjendës zyrtare, tensionet në veri të Kosovës dhe përplasjet me Serbinë nuk mbetën jashtë këtij samiti. Stoltenberg pranoi se do të zhvillojë një takim me Vuçiç.

Lexo edhe:

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

“Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon. NATO është aty për të garantuar siguri dhe stabilitet për popullin e Kosovës. Ne e zbatojmë mandatin tonë në mënyrë të paanshme. E shtuam praninë tonë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që kemi parë për disa javë”.

Një temë e rëndësishme që pritet të diskutohet është ajo e forcimit të mbrojtjes së NATO-s, veçanërisht kahut lindor që në pjesën më të madhe ndan një kufi me Rusinë. Samiti duket premtues, marrë shkas nga fakti që rezultatet janë arritur, me Turqinë që pranoi të heqë veton e saj për pranimin e Suedisë në aleancë, në këmbim të mbështetjes për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave. Edhe Hungaria, që se ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO, konfirmoi se do ta votojë në parlamentin e saj.

Eventi që bën bashkë njerëzit më të fuqishëm të planetit, po mbahet në Lituani, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Bjellorusisë dhe enklavës ruse, Kaliningrad. Për shkak të rrezikut të lartë, niveli i sigurisë është tepër i lartë me mbi 12 mijë policë, ushtarë dhe agjentë të fshehtë të angazhuar, bashkë me sistemet e fuqishme të mbrojtjes ajrore, patriot.

Etiketa: kosovenatostolenbergtensionet ne KosoveVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

“Mungon mishi”/ Eurostat: 67.9% e familjeve shqiptare s’mund të hanë 1 vakt të plotë

TË GJITHA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com