• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Provat e Prokurorisë ndaj ish zv.kryeministrit – Çfarë thuhet në dosjen hetimore

08:00 : 11/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, apo dhe një mori aktesh të ndërmarra në funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, janë provat që Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur në kërkesën për autorizim për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Kërkesa, të cilën Zëri i Amerikës e ka lexuar, rendit në mënyrë të detajuar fakte të cilat sipas prokurorëve, mbështesin “dyshimin e arsyeshëm” se ish zyrtari i lartë socialist, ka kryer së paku tre vepra penale, nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave.

Në dokumentin paraqitur parlamentit, renditen 6 raste, nga viti 2016 deri në vitin 2020, në të cilat rezulton se zoti Ahmetaj “ka marrë drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë”. Janë 270 mijë euro që ish zëvendëskryeministri dhe ish bashkëshortja e tij Albina Mançka, kanë përfituar nga shitja e 4 apartamenteve dhe dy garazheve në një pallat në periferi të Tiranës në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Shitja u është bërë personave të ndryshëm, të cilët kanë shërbyer, sipas prokurorisë, si mbulesë për burimin e vërtetë të pagesave, të cilat “janë kryer në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri, apo përmes kompanive të tyre”.

Po Zoto dhe Mërtiri rezultojnë sipas hetimeve, të jenë dhe pas një vile në Hamallaj, “nēpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim në emër të shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt”., për një vlerë të deklaruar prej më shumë se 200 mijë euro. Vetë ish zëvendëskryeministri ka mohuar publikisht lidhjen me Zoton në rastin e blerjes së vilës “në mënyrë të rregullt e përmes transkasioneve bankare” nga bashkëjetuesja e tij. Kjo vilë është vënë nën sekuestro që prej muajit mars të vitit të kaluar, së bashku me një tjetër vilë në kompleksin turistik “Green Coast” në zonën e Palasës në bregdetin jugor të vendit. Prokuroria shpjegon se “nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, tē një vile, e porositur me kontrate sipërmarrje nga shoqëria “Inerte Express sh.p.k.”,me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e Albina Mançkës. Kjo vilë nuk është deklaruar ndoniëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit tê Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, zoti Ahmetaj ka bërë “deklarim të rremë të shumës së investuar dhe burimit të saj për ndërtimin e një pallati” në Tiranë në ortakëri me një shoqëri private. Një kredi prej pak më shumë se 100 mijë euro “e referuar si burim, ka pasur si qëllim blerjen e një apartamenti dhe për më tepër, kjo kredi është disbursuar në gushte të vitit 2016, ndërkohë që pjesa më e madhe e investimit të mësipërm, është kryer në periudhën janar 2004 – korrik 2006”, vënë në dukje prokurorët.

Një kallëzim i bërë në prokurori nga gazetari Adriatik Doçi, bazuar në komunikimet përmes postës elektronike të gjetura në kompjuterin dhe telefonin e Zotos, të sekuestruara, nxorri në pah pagesa të kryera nga sipërmarrësi për udhëtime dhe qëndrime në hotele në vende të ndryshme të Europës, të zotit Ahmetaj. Ky i fundit ka mohuar kategorikisht faktet e bëra publike. Por sipas prokurorisë janë “34.422 euro, të përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhētimesh, përgjatë periudhës 2013- 2017, pagesa këto, të kryera drejtëpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërmve të tij”.

Lexo edhe:

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Po ashtu, nga hetimet rezulton se Zoto dhe Mërtiri, nëpërmjet shoqërisē “Integrated Technology Services”, e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit, kanë paguar pak më shumë se 2 milion lekë, disa subjekte tregtare, për punimet e kryera e kryera në vitet 2019-2020 në një tjetër apartament në pronësi të zotit Ahmetaj.

Ish zëvendëskryeministri ka mohuar të ketë patur lidhje me dy sipërmarrësit, duke deklaruar se Zoton mund ta ketë njohur në distancë, por duke pranuar njohjen me Mërtirin, me të cilin, vite më parë, ndodhej në të njejtin automjet, i cili u përfshi në një aksident të rëndë në Maqedoni, ku dhe Ahmetaj mbeti i lënduar. Hetimet e Prokurorisë, në të kundërt, nxjerrin në pah një lidhje të fortë mes tyre. Sipas Prokurorisë, transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët “janë përfitime të parregullta, të dhēna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të terthorte, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmëve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit”.

Në dokumentin dorëzuar në parlament, renditen një numër i konsiderueshëm aktesh ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Sipas hetimeve ai ka forcuar kontrollin dhe pushtetin e institucioneve në varësi të tij, për rastet e koncensioneve, ose ka dhënë vendime që nuk reflektonin problematikat e ngritura dhe nga vartësit e tij. “Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kane sjellë dëm në buxhetin e shtetit… konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në perfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit te Financave, tregone më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.

Faktet e paraqitura në dokumentin drejtuar parlamentin, ngrejnë dyshime për implikimin e një rrethi të gjerë personash, privatë dhe funksionarë të shtetit, jo vetëm për rastin e Elbasanit dhe Fierit, por dhe për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet janë në vijim, e për të cilat nuk ka ende asnjë të pandehur.

Kërkesa e Prokurorisë së posaçme për zotin Ahmetaj pritet të shqyrtohet sot nga Këshilli i Mandateve i cili duhet t’i paraqesë një raport parlamentit, mbi bazën e të cilit të votohet kërkesa për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit. Ky i fundit, ka të drejtën të paraqitet personalisht për të dhënë variantin e tij të fakteve, por ende nuk ka patur prej tij asnjë reagim. Zëri i Amerikës u përpoq të kontaktonte me avokatët e tij, por pa mundur të marrë përgjigje.

/VOA/

Etiketa: arben ahmetajklodian zotomirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

11:03 : 02/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrot për tre pasuri të Arben Ahmetajt

14:10 : 14/06/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

19:57 : 11/04/2025
Para

Këmbimi valutor 11 korrik 2023/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com