• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Kujdes nga vapa dhe dielli, mund të shkaktojnë një infeksion në tru

22:11 : 09/07/2023
në SHENDETI

Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis.

Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe mund të shkaktojnë të ashtuquajturin meningjit aseptik, një infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë bakterie. Kjo goditje nga dielli është goditje e izoluar në kokë nga i nxehti.

Shenjat dhe simptomat: dhimbjet e kokës janë shenjat e para të insolacionit. Personit që goditet nga dielli i djeg koka, skuqet në fytyrë, ka dhimbje qafe, që mund të shoqërohen me lodhje, trazira dhe të vjella. Shpesh ka marrje mendsh.

Ajo që bie në sy është se temperatura e trupit të një pacienti që ka insolacion nga dielli nuk është e lartë, por e ulët.

Çfarë duhet të bëjmë në rastet e insolacionit?

Lexo edhe:

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

“Kupola e nxehtësisë” sjell temperatura ekstreme, termometri drejt 40 gradëve

Fillimisht personat që janë goditur nga insolacioni duhet të futen në një ambient të freskët dhe të vendosen shtrirë në kurriz, në mënyrë që ta marrin veten sa më shpejt. Kur vendosen shtrirë, koka dhe pjesa e sipërme e trupit duhet të ndodhen më lartë se pjesa poshtme e trupit. Peshqirë të lagur me ujë të ftohtë mund të ndihmojnë për të freskuar pjesë të trupit, për shembull qafën.

Përveç kësaj pacientët duhet të pinë shumë lëngje nëse janë me vetëdije të plotë, në mënyrë që të sjellin në nivel normal furnizimin e trupit me ujë. Sipas ekspertëve nga djersitja e madhe mund të shkaktohen humbje të mëdha të lëngjeve të trupit, humbje që gjatë ditëve të nxehta mund të arrijnë në deri në dy litra në ditë.

Edhe nëse simptomat fillojnë të largohen, personi duhet të qëndrojë në shtrat që të qetësohet.

E rëndësishme: Në raste të rënda personi mund të ketë të vjella, mungesë qartësie në kokë e madje humbje të vetëdijes. Në këto raste duhet thirrur mjeku për të parë nëse ka ndodhur një goditje nga i nxehti në gjithë trupin apo hipertermi.

Çfarë është hipertermia?

Shpesh konceptet e insolacionit dhe hipertermisë shkaktuar nga i nxehti ngatërrohen me njëra-tjetrën. Por hipertermia është më e rrezikshme se insolacioni. Hipertermia shkaktohet për shembull nga stërlodhja fizike në një ambient të nxehtë.

Për shkak të temperaturave të larta të motit trupi merr më shumë nxehtësi se sa është në gjendje që të nxjerrë. Temperatura e trupit mund të ngrihet brenda 10-15 minutave dhe të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Kjo nxehje akute shkakton reaksione infektimi në gjithë trupin.

Sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit del jashtë loje, kështu që për shembull dështon prodhimi i djersës. Dhe shkaktohet bllokim i të nxehtit.

Goditja në trup nga i nxehti është e rrezikshme për jetën. Tek simptomat bëjnë pjesë çrregullimet e ndërgjegjes, dhimbjet e kokës, marrjet e mendve dhe përgjumja, dhe mund të shfaqen edhe paraliza të pjesshme, të vjella, diare, dhe ulje e tensionit të gjakut. Goditja në trup nga i nxehti zhvillohet brenda një deri gjashtë orëve dhe nëse nuk merren masa për ta neutralizuar, mund të çojë në vdekje pa mbushur 24 orë.

Tek të moshuarit dhe të sëmurët kronikë si dhe fëmijët goditja në trup nga i nxehti shkaktohet shpesh për shkak të kombinimit të temperaturave të larta dhe mungesës së madhe të lëngjeve dhe elektroliteve. Tek njerëzit e shëndetshëm ajo shkaktohet shpesh nga mundimi i madh fizik, për shembull nga sporti ose puna jashtë në natyrë.

Çfarë duhet bërë në raste hipertermie?

Kur shfaqen shenjat e para të hipertermisë duhet njoftuar menjëherë shërbimi i urgjencës ose zjarrfikset. Trupi duhet freskuar sa më shumë të jetë e mundur. Të prekurit duhen dërguar menjëherë në një vend të freskët dhe duhet të furnizohen me lëngje. Po ashtu duhet ta zhvishni personin nga veshjet jo të domosdoshme.

Kur dikush humb vetëdijejen por e ka frymëmarrjen normale personi duhet vendosur në një vend stabil ku mund të hyjnë forcat e shpëtimit. Frymëmarrja dhe vetëdija duhen kontrolluar rregullisht. Nëse personi nuk merr frymë normalisht, atëherë duhet filluar me masat e reanimacionit.

Më e mira është që insolacioni dhe hipertermia të shmangen

Në temperatura shumë të larta sistemi i rregullimit të nxehtësisë në trupin tonë arrin limitet e tij. Tek të moshuarit ndodh shpesh që ata pinë pak lëngje. Si pasojë trupi nuk është në gjendje të prodhojë djersë sa duhet, gjë që bën që trupi ta ketë të vështirë që të vetë-freskohet.

Në shumë raste këshillohet që të thirret mjeku, për të qenë të sigurt.

Rruga më e mirë për të penguar goditjen në tru ose në trup nga i nxehti është e thjeshtë: mos rrini gjatë në diell, mbroni kokën me kapele me ngjyrë të hapët, mos rrini në mjedise me nxehtësi të madhe dhe pini shumë lëngje.

Shoqata gjermane e ushqimit (DGE) këshillon që kur temperaturat e motit janë të larta dhe gjatë aktiviteteve sportive të pini gjysmë litri deri një litër ujë në orë, pra më shumë se 1,5 litrat që nevojiten në ditë. /DW

Etiketa: diellinxehtesitru

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

11:41 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Kupola e nxehtësisë” sjell temperatura ekstreme, termometri drejt 40 gradëve

22:55 : 24/05/2026
NDRYSHE

Cili grup i gjakut ka më shumë rrezik për sulme në tru

18:17 : 22/05/2026
AKTUALITET

OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

08:30 : 26/03/2026
BOTA

VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë

16:33 : 05/08/2025
RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
Para

Ekspertët: Tendenca e gjuhëve të huaja po zbeh shqipen

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom