• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas dhunës së Rrajave/ Banorët e Borizanës: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon

13:41 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhuna që pjesëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy banorëve të Borizanës, pasi këta të fundit ishin ankuar se nga shpërthimet në gurore po u shkatërroheshin banesat, duket se ka nxjerrë zbuluar të gjithë kupolën drejtuese të Policisë në Fushë-Krujë.

Banorë të Borizanës duket se kanë thyer frikën pasi kanë parë skenat se si dy bashkëqytetarë të tyre, pjesëtarë të fisit Maja janë dhunuar barbarisht me shkopinj bejsbolli e qyta armësh nga të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe djali i deputetit Rraman Rraja dhe dy vëllezërit e ligjvënësit socialist.

Gjate intervistes per mediat nje prej banorëve të Borizanës shprehet se fisi Rraja i kërcënon se do i vrasin e do i dhunojnë në rast se ankohen për guroret. Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe se po dëmtohen banesat që i kanë ndërtuar me djersë.

“Problemi është të marrë masa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20-30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori.

Ai thotë se nëse shteti nuk do marrë masa, dy anëtarët e fiseve Rraja e Maja do të vriten me njëri tjetrin.

Lexo edhe:

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

“S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë”, vijoi ai.

Banori thotë se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret, por nuk është marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

“Sipas rregullave të shtetit shqiptar kemi bërë 40 denoncime. Shteti fle gjumë. Ne nuk kemi asnjë problem me asnjë fis, as me Rrajtë. Por unë si banor, kam kërkuar të merren masa të paktën ti bllokojnë për monentin. Këtë apel e kam bërë në Report TV edhe para një muaji. Na me zor mbajmë fëmijët me bukë jo më të na prishin shtëpitë”, thotë ai.

Banorët shpesh kanë bërë protesta për punën në gurore dhe dëmet që u shkakton, por një prej banorëve tha se janë shuar pasi kanë marrë ryshfet që mos të protestojnë.

  • Ngjarja e rëndë, policia “mbron” fisin Rraja

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Asnjë fjalë për dhunën në Krujë, Rama “hesht” për Rrajën, kryeministri mendjen e ka te Ricky Martin

Etiketa: borizanfamiljagurorerrajashtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025
AKTUALITET

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

21:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT)

19:36 : 05/10/2025
Para

Plagoset me thikë një 29-vjeçar në Vlorë (Emri)

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com