Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja konfirmonin lidhjen e re me futbollistin 6 vite më të vogël.
Prej kohësh, në rrjet qarkulluan lajme se reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka nisur një lidhje me futbollistin e njohur gjerman, Karim Adeyemi.
Mirëpo ka qenë vetë Loredana e cila përmes disa postimeve në rrjetet sociale e ka konfirmuar romancën me 21- vjeçarin.
Ajo është shumë aktive me rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj private dhe profesionale.
Mirëpo edhe së fundmi ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj më “Instagram” disa nga momentet më të lumtura që ajo po përjeton me futbollistin gjerman. Në foto e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.
Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri, ndërsa ajo u përkrah edhe nga ish-partneri i saj, gjë e cila shtoi dyshimet e fansave se dyshja janë drejt rrugës së ribashkimit.
Teksa reperi e ka ripostuar në “InstaStory” këngën e Lorit, ai i ka vendosur gjithashtu dhe një mbishkrim të veçantë.
“Nëna e Hanës”, ka shkruar ajo krahas videos. Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën. Por, teksa Mozzik nisi të shkruante në rrjetet sociale se shumë shpejt do të martohej, Loredana prezantoi zyrtarisht partnerin e ri. Reperja e njohur Loredana Zefi ka qenë së fundmi në “LiveStream” me një artist gjerman.
Teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, ai e ka ngacmuar këngëtaren në lidhje me ish-partnerin e saj Mozzik, me të cilin ndan edhe një vajzë Hanën. Teksa intervistuesi e pyeti nëse mund t’i drejtonte pyetje rreth Mozzik, reperja dukej se nuk e kishte problem. Ai i tha Loredanës se shpreson që ajo dhe reperi të kthehen sërish bashkë: “Shpresoj të kthehesh prapë me Mozzik”, por reperja ia ktheu: “Kjo nuk ishte pyetje, por urdhër”.
Ndërkohë, ai shtoi: “Mozzik është djalë i mirë!”. “Meqë po e thua ti”, ia ktheu ajo.
Më pas artisti e pyeti: “A po thua që nuk është njeri i mirë?”, ndërsa repreja u përgjigj: “Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”.
Kujtojmë se historia dy repërëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimeve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik. Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre.
Pasi Mozzik rrëfeu në këngën e dedikuar vajzës së tij se arsyet e ndarjes nga Loredana ishin tepër të “rënda” sa nuk mund të tregoheshin, duket se tani është rradha e reperes për t’i thënë dy fjalë. Disa ditë më parë, Loredana ka publikuar dhe këngën e saj më të re “Oft Vertraut”, ku flet për një histori dashurie e cila ka përfunduar për shkak të tradhtisë së partnerit dhe fansat mendojnë se ky është një dedikim për Mozzik.
Nëpërmjet disa postimeve në “InstaStory” (të cilat më pas reperi i fshiu), shprehej se “do të martohej këtë verë” dhe se me shumë mundësi “mund të bëhet edhe baba për herë të dytë”.
Mirëpo pas këtyre deklaratave, ai ka publikuar unazën e martesës me një gurë diamanti për partneren e tij dhe një video të një djali të cilit i shpërthen shampanja, ku mbi të shkruan: ‘Unë në ditën e dasmës’. Tashmë që lidhja është bërë publike, gjithçka ka përfunduar rreth Mozzik dhe Loredanës dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim se kush është vajza me të cilën Mozzik ka nisur një raport.