• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I paprekshmi

17:15 : 08/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Anila Hoxha

Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe për të cilën paguan një serial taksash për jetesë në komunitet. E pamundur. Dikush ka vendosur shirit në vendin e përbashkët të të gjithëve. Sepse duhet mbajtur i zënë vendi për betonieret. Ato erdhën mbasi u shkulën pemët, dhe ne as që na u bë vonë. E ç’na duhej neve. Po sikur të kenë armë. Ose me siguri kanë lidhje atje lart. Patjetër që po , se për ne të tjerët ja behin e na kërkojnë llogari dhe për teshtimën me zë të lartë! Kështu pra mjedisi i përbashkët që nuk doli se ishte shumë, u zaptua. Respekt i dashur zaptues!! Se ti je i paprekshëm nga të paprekshmit.

Të përshëndes duke ulur kokën e duke parë hallet e mia .. Se ç’më duhet mua, apo jo ; ai është më i fortë dhe unë jam një. Mbasi sorollatem e katandisem duke i bërtitur makinës , e lë kuturu. Fap sikur dalin nga dheu ata rregulluesit e parkimit, policia bashkiake. Respekt dhe për ta dhe blloqet e tyre. Ata nuk e shikojnë shiritin e zaptuesit , që ndonjë ditë do ja behin në kuzhinë. Por shikojnë makinën me bllokazh dhe citojnë ligjin. Turp për mua. Respekt për zaptuesit ! Respekt për Rrajet ç’do zonë. Se s’ka ç’më duhet mua se ATA ma zunë ambientin e përbashkët, siç nuk kishte pse të flisja edhe për çështje të tjera që gërryejnë direkt jetën time.

Respekt për policin e parkimit që kap banorë si ne, se edhe ai është i vetëm ne mes të vapës. Po sikur AI i madhi ta heqë nga puna se ky I MADHI këtu e ka mik atë atje. Respekt për të mëdhenjtë. Kështu që e lëmë që as polici të mos e shikojë betonieren që ka bllokuar trafikun dhe asnjëri nga ne mos ta ngrejë zërin. Ne vetëm 300 metra shikoj se u bëmë shumë ç’na duhet neve! Respekt zaptuesve. Shkoj në shtëpi duke përgëzuar veten për heshtjen dhe shmangien e sherrit me ATA, por betonieret që kanë punuar gjithë natën e do vazhdojnë edhe gjatë fundjavës ndjej se ma marrin frymën me një zhurmë të padurueshme. Ndjej sikur s’kam të drejtë të rri në shtëpi. Por nuk dal në ballkon.

Nuk kërkoj ndihmë. Kështu kanë vepruar edhe fqinjët e mi. Të gjithë njësoj. As ata që punojnë natën nuk ankohen. Respekt dhe Inspektorit të Punës që monitoron Kodin e Punës. Për zhurmat? E kujt i bëhet vonë

Lexo edhe:

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

Ç’na duhet neve.!! Pse u çmendëm ne të na ndodhë si ai komshiu që parkoi aty ku kishin zaptuar ATA dhe ata ja ngritën zgupthi mjetin. Mirë ja bënë, ç’ju desh atij! Kështu që bëj si fqinjët, dal prapë.

I them me shenja atij të betonieres “ mos u mërzit, hape rrugën kur të mundesh. “ . As atij s’ka çi duhet të merret me zaptuesin e madh , se AI i sistemon gjërat me një telefon. Po pse t’ja prishim qetësinë atij, që tu prishë qetësinë ATYRE? Vazhdoj e lumtur përpara, se shpëtova pa bërë sherr, pa ngritur zërin. Nuk ishte radha ime për tu rrahur sot ! Me një fjalë model i shkëlqyer, se kushedi ku e kanë armën, shkopin e bejsbollit, kushedi kë telefonojnë. Hedh sytë dhe krahasoj përditshmërinë e të PANDËSHKUESHMËVE ndaj të cilëve nuk protestojmë më dhe të cilët vazhdojnë përpara të zaptojnë çdo gjë tonën !! Tmerr apo jo??? ! Nuk e di , nëse jemi pak ne, apo më shumë ATA, që kanë tipare të njëjta.

Ata rrëmbejnë toka të trashëguara, ata rrahin herë në Krujë dhe herë në bllok, e herë në bregdet. Kërcënojnë duke nisur me formën më të kulturuar duke të këshilluar, pastaj vijnë vërdallë të afërmëve të tu dhe vijnë tek ti. Në jetën tënde ATA janë patjetër në një formë apo në një tjetër. Kuptoje këtë Ata janë bij deputetësh, janë të fortë që kanë hyrë në politikë dhe të fortë që pas rrëmbimit të votave, duhet të marrin mbrapsht diçka. Ata nuk hetohen. Ata nuk shpallen fajtorë, Ata nuk arrestohen. Për ta ekziston procedura. Për ne mbijetesa.

Ndaj kur ai të vjedh tokën më falsifikim dhe ti denoncon se kadastra është krim i organizuar”, askujt si bëhet vonë. Mbasi mbarojnë punë me pronën tënde, ATA vijnë tek familja jote. Prona, jeta familja jote s’janë më të garantuara, në rast se i paprekshmi i do, do t’i marrë. E vetmja e drejtë për ty, është sa do zgjasë përpëlitja.

Herë pas here do bëhet pak zhurmë, por prapë do vazhdojë ky rregull i pashkruar. Kur ti ngre zërin për spitalet, punën, sigurinë, garancinë, ngre zërin për policin që flaket në rrugë, atë që hetohet për një pako cigare kontrabandë, për të drejtat që janë të tuat, shikon që shteti, policia, prokuroria, inspektoriati, shëndetësia, e kështu me radhë, s’janë të tuat mik. Janë të atij. Zaptuesit! E jona është heshtja dhe dhimbja që ndjemë nga ai shkopi i bejsbollit që masakroi qytetarin e gurores.

Etiketa: Anila HoxhaBetoniereti fortii paprekshmipoliciqytetarirrajazyrtari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Deputetja e PD në Theth: Si zonë lufte! Këta njerëz duan zgjidhje urgjente

14:03 : 13/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:34 : 11/07/2025
AKTUALITET

Ishte shpallur i humbur, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore i moshuari në Gramsh

15:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Tensione në Theth! Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

12:02 : 10/07/2025
Para

Ironia e gazetarit: Njoftojeni Rrahjen se ka dhënë dorëheqje

TË GJITHA

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025

Aksident në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

11:58 : 18/07/2025

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com